Një anketim i pushuesve online e ka nxjerrë ndër vendet më të preferuara për fundjavat jashtë Tirane dhe pushimet verore. Ndodhet në zonen me te bukur te Tushemishtit, fshati i famshëm turistik pranë Drilonit në Pogradec.
Bëhet fjalë për Bar Restorant Hotel “Rritja e Koranit”. Dikur sherbente per rritjen e rasatit te koranit (nga ka marre edhe emrin Hoteli) dhe sot eshte shnderruar ne nje oaz çlodhes, për të gjitha moshat, po sidomos për familjarë.
Stafi premton nje ambient komod dhe çlodhes ku do ndiheni të shkeputur nga gjithçka perreth, mes koranëve që notojnë “live” dhe mjelmave elegante.
Dhomat kanë pamje çlodhëse dhe gjithçka ndodhet vetem 50 m nga plazhi me rere dhe liqeni i mrekullueshem i Ohrit. Thuajse ngjitur me kufirin me Maqedoninë, për pak minuta mund të kalosh matanë dhe të shijosh Shan Naumin e famshëm.
Këtë verë gjithçka është më e bukur. Plazhi është pastruar dhe koha është e mirë.
“Rritja e Koranit” është i famshëm si restorant për tavën e Koranit dhe për verën ë e shoqëron atë. Kuzhina e mrekullueshme pogradecare ka aty një nga pikat e veta më atraktive.
Redaksise: si mund te kontaktojme me kete pike turistike. Jetoj ne Gjermani, dhe si rregull, kur jepet nje pershkrim i resorsit, jepet edhe adresa.
+355692062029