Rritja e korrupsionit në Shqipëri, OSBE: Raporti i fundit i TI, shqetësues

DITA Online

Transparency International publikoi rezultatet e Indeksit për Perceptimin e Korrupsionit për vitin 2018, duke e renditur Shqipërinë në vend të 99-të mes 180 vendeve dhe territoreve të përfshira në këtë indeks.

Shqipëria shënoi 36 nga 100 pikë gjithsej, duke humbur dy pikë në krahasim me vlerësimin e vitit 2017 dhe tri pikë në krahasim me atë të vitit 2016.

Mungesa e progresit në luftë kundër korrupsionit mbetet një nga problemet më serioze që ndeshet në shumë vende të botës, duke dobësuar sistemet demokratike dhe duke dobësuar kështu besimin e qytetarëve në proceset demokratike. Korrupsioni e gërryen besimin publik dhe e shtrembëron rritjen ekonomike në demokracitë e reja. Fatkeqësisht, shumica e vendeve të Evropës Juglindore kanë pësuar regres në krahasim me një vit më parë. Prirja negative në rastin e Shqipërisë është edhe më shqetësuese, pasi përmbys përmirësimin e dukshëm në perceptimin e korrupsionit mes viteve 2013 dhe 2016”, tha Kryetari i Prezencës së OSBE-së Ambasadori Bernd Borchardt.

Transparency International vëren se një shkak i mundshëm i kësaj prirjeje të kundërt është ngërçi politik në vend gjatë vitit 2018, ngërç i cili solli për pasojë bllokimin e reformave të rëndësishme kundër korrupsionit, ndërkohë që vazhdimi i vetingut në sistemin e drejtësisë dhe themelimi i institucioneve të reja kundër korrupsionit janë zhvillime inkurajuese, që ende nuk kanë dhënë fryt.

E shohim me shqetësim perceptimin e përmbysur për korrupsionin në Shqipëri”, tha Borchardt. “Rezultatet e indeksit tregojnë se Shqipëria duhet të vijojë së reformuari sistemin e institucioneve të saj publike, i cili perceptohet si më i korruptuar sesa dy vjet më parë”.

Ambasadori Borchardt tha se reformat e ndërmarra, përfshirë këtu vetingun në sistemin e drejtësisë, duhen realizuar, si dhe të ngrihen institucionet e reja kundër korrupsionit: “Presim me padurim themelimin e institucioneve të reja kundër korrupsionit dhe vazhdojmë t’i bëjmë thirrje institucioneve publike dhe organeve ligjzbatuese në Shqipëri të vazhdojnë me zbatimin e reformave në drejtësi dhe reformave kundër korrupsionit në përputhje me rekomandimet dhe detyrimet ndërkombëtare të Konventës së Kombeve të Bashkuara kundër Korrupsionit”.

Ai theksoi po ashtu rolin që mund të luajnë qytetarët edhe shoqëria civile në këtë drejtim: “Qytetarët shqiptarë duhet ta refuzojnë dhe denoncojnë korrupsionin pranë organeve qeveritare. Po ashtu, shoqëria civile duhet ta monitorojë vazhdimisht jetën publike në vend dhe të raportojë rregullisht sa i përket çdo çështjeje lidhur me korrupsionin, duke e mbajtur këtë temë në qendër të vëmendjes së publikut, si dhe duke mbështetur zhvillimin e legjislacionit, institucioneve dhe ekspertizës së fushës”.

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri shpreh keqardhjen që prirja pozitive që ekzistonte prej vitit 2013 e më tej u përmbys në 2017-ën dhe u përkeqësua më tej në vitin 2018. Ne mbetemi të përkushtuar që ta mbështesim Shqipërinë në luftën e saj kundër korrupsionit”, tha në fund Borchardt

v.l/ Dita

Share This Article
17 Comments
    • mirel, sot s’u tallke dot,
      ra marshalli donkishot.
      Ra marshalli, ra marshalli,
      o moj ti PD e mjere
      Ra marshalli po kush mbeti
      si marshalli s’ka te tjere…
      mirelin e ka permjere…

      • Gjë a gjëzë

        Bardh’ si bora me kapak,
        Porcelanin rrumbullak,
        E shkarkon me një buton,
        Urjahip emrin ja thon.

        • O Vullnet na rrofsh Trapin
          Se te shkurter e ke hapin
          Nje strof se zhgrap or gagarel
          Urjahip me gjithe mirel…
          +++
          Urjahip me gjithe mirela
          U be si do Perendia
          Mbytet Varka me gjithe vela
          Fale me shendet u tha Salia…
          +++
          Fal me shndet u tha Salia
          Duket u ka hipur zia
          Sot u eshte mbytur Gjemia
          Mostra me horrat e tija…
          +++
          Mostra me horrat e tija
          U la shendene or marqythë
          Amerika ja ka futur
          Ju futi Gishtin në Bythë…
          +++
          Ju futi Gishtin në bythë
          Edhe më se nxjerr dot
          Se do paguaj ne ket’ botë
          Marshalli juaj Donkishot…

          • O mirel
            Edhe pse
            je burrë i lik
            S’ta heq dot
            atë gisht
            or “mik”,
            Është i gjatë
            gjer n’Amerike!…
            Është thellë
            në Atllantik!…
            Po ta heq
            ka rrezik,
            Të plas gjak,
            ore Zhapik…!
            —————————-
            Ndjesë Lexuesit, per ashpersin,
            por do ta degjeneroj fare kete Zhapik, teper i ngjashëm me ate , thuthuqin,
            Atë zotnin që flet me “th”….
            Th…th …th …th…th…!
            I ka mbet m..në gojë
            E perseri
            Se ka për gjë….

  • ….qytetaret te denoncojne korrupsionin prane organeve qeveritare. Me ter mend ?! Mire gomari qe na ngordhi, por nuk na lene rehat as mizat. Lereni ore kete popull rehat. Te pakten mos e tallni. Lereni ne mizerjen qe kane zgjedhur vete te jetojne. Dy jane mundesite per shpetim. Ose ngjallet Enver Hoxha, ose i zgjidhim te gjitha me Kanun.

  • Zoti Amb ,Korrupsioni ne rritje cdo dite , simbas statistikave te sakta ,tregon se keta politikanet tane te ketij tranzicioi post komunist ,nuke duan integrimin ne BE .I tremben ,diktatit te ligjit dhe transparences se BE .Mos u lodhni te beni statistika ,por shikoni qe ne shqiperi diten per diell , shkelet me te dy kembet brutalisht kushtetuta ,posacerisht per pronat ,ku ustallaret politikane ,e perdorin per te perfituar troje per veheten e tyre ,si ne mall te babes ,(e perdorim kete fjale ne shqiptaret ) .Dhe ju mereni me statistikat ??? . Ujkun e keni
    para syve ,dhe ju mereni me gjurmet e statistikave ..Dhe ne qofte se nuk vendos SPAK drejtesi ,per konventat e te drejtat e njeriut ,ska per te ngelur kembe shqiptari ne shqiperi ,dhe ndoshta mbushet ,zevendesohet teritori plot me turq e me Ruse . Dhe keta politikanet tane ate deshirojne ..Mos u lodhni me intjervjura z AMB ,ketyre i ka plasur cipa e surratit ,qe kur veshen ne 91 pardesyte e bardha te Ramiz Alise .

  • MJERISHTE jANE THJESHTE iNTEPRETIME

    QE KERKOJN RENDIMIN E SITUATES NE SHQIPERI

    DHE PENGIMIN E SHQIPERISE DREJT ZHVILLIMIT E

    NORMALITETIT

    ESHTE PER TE ARDHUR KEQ QE EUROPA

    KA NGELUR NE THELB AJO E BABALLARVE TE SAJ

    DHE POLITIKAT E SAJA NDAJ SHQIPERISE

    KAN NDRYSHUAR VETEM NE DUKJE

    PRA NE SIPERFAQE E ASPAK NE CFAR

    PREDIKOHET NGA BRUXELI !!!!!!!!

    DALJE TE TILLA – NE SITUATA TE TILLA

    COJN UJE NE LUMIN E DESTABILIZIMIT

    KU EUROPIANEVE I PELQEN TA SHIKOJNE

    GJITHMON SHQIPERINE !

    SA TE PAFYTYRE E HIPOKRITE QE JANE MBESHTETESIT E KRIMINELEIT BERISHA & BASHA & MUTA NE PUSHTET

    SI MER NUK THANE KTA NJI FJALI TE VETME PER

    VRASESIT POLTIKANE TE 21- JANARIT ETJ ?????????????????!!!!!!!!!!!!!!

    KU JENI O GAZETARE TE KAZANIT

    MERRNI FYRM AKOMA O KUFOMA

    QE S’JU KA INTERESUAR KURR ATDHEU

    E TE MBRONI INETERSAT E TIJ PARA KUJTEDO

  • SA MIRE!

    OSBE-ja u zgjua nga gjumi i ariut polar dhe zbuloi se korrupsioni ne Shqypni eshte shqetesues, po Rilindja ka vjedhur votar ashiqare o Ambasadori Famoz dhe ti i certifikove me symbyllur qe do te thote se OSBE-ja ka certifikuar vjedhjen e votes qe eshte korrupsioni me llahtar qe njeh Bota se sjell ne pushtet hajdutin dhe mashtruesin e padenje

    QYSH KESHTU?

  • VDEKJE e HAJDUTÈVE dhe PROSTITUTAVE Politikanë tè këtyre 29 Viteve Shkèrllatllik dhe Mjerim ! POLITIKANÈ Fundèrrina qè po e rrjepin SHQIPÈRNÈ !!!!!

  • O mirel
    Edhe pse
    je burrë i lik
    S’ta heq dot
    atë gisht
    or “mik”,
    Është i gjatë
    gjer n’Amerike!…
    Është thellë
    në Atllantik!…
    Po ta heq
    ka rrezik,
    Të plas gjak,
    ore Zhapik…!
    —————————-
    Ndjesë Lexuesit, per ashpersin,
    por do ta degjeneroj fare kete Zhapik, teper i ngjashëm me ate , thuthuqin,
    Atë zotnin që flet me “th”….
    Th…th …th …th…th…!
    I ka mbet m..në gojë
    E perseri
    Se ka për gjë….

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *