Pranvera Kola
Pavarësisht gjendjes së krijuar nga pandemia e Covid-19, të gjithë arsimtarët që plotësojnë vjetërsinë e kërkuar të punës në arsim, duhet të nisin me përgatitjet për procedurat e kualifikimit, rezultatet e të cilit janë vendimtare për të siguruar edhe rritjen e pagës sipas grupit ku mësuesi bën pjesë. Tre janë shkallët për të cilat mësuesit do të kualifikohen përgjatë këtij viti.
Referuar këtij kushti, në këtë proces kanë të drejtë që të përfshihen të gjithë mësuesit që deri në mbyllje të dhjetorit të 2020-s, zotërojnë të paktën pesë vite pune në arsim. Ky grupim mësuesish kualifikohet për kategorinë “Mësues i kualifikuar”. Mësuesit me vjetërsi pune 10-vjeçare do të konkurojnë për kategorinë e kualifikimit “Mësues i specialist”, ndërsa arsimtarët me vjetërsi 20 vjeçare do të hyjnë në kualifikim për shkallën më të lartë që është “Mësues mjeshtër”. Kjo ndarje përcakton edhe rritjen e pagës që mësuesi siguron në rastet kur vlerësohet pozitivisht në procesin e kualifikimit, çka do të thotë se rritja e pagës do të variojë nga 5 për qind, deri në 20 për qind për shkallën më të lartë të kualifikimit.
Pak ditë më parë, Ministria e Arsimit Sportit dhe Rinisë ka miratuar edhe udhëzimin me kriteret dhe procedurat që do të ndjekin të gjithë mësuesit që do të garojnë përgjatë këtij viti për kualifikimin. Në ndryshim nga një vit më parë, mësuesit nuk do të penalizohen nëse nuk do të sigurojnë pikët e duhura për kategorinë e kualifikimit edhe pas herës së dytë të përfshirjes në këtë proces. Ndërkohë që pas ankesave të shumta të bëra një vit më parë nga vetë mësuesit në lidhje me vlerësimin e testimit me shkrim, për 2021 është ulur edhe niveli i pikëve të përcaktuara si prag minimal që duhen për të qenë kalues në testin e kualifikimit. Për të qenë kalues mësuesit duhet të sigurojnë 40 për qind të pikëve me të cilat vlerësohet secila pjesë e testit me shkrim. Gjatë ditëve në vijim do të shpallet edhe data në të cilët do të zhvillohet provimi me shkrim. Në vijim të shkrimit gjeni të detajuar edhe skemën e vlerësimit me pikë të portofolit profesional për mësuesit e arsimit parashkollor, atij të detyruar, si dhe gjimnazeve.
Konkurimi për shkallën e kualifikimit
Sikundër ka ndodhur edhe gjatë viteve të shkuara, konkurimi për shkallën e kualifikimit do të zhvillohet në dy faza. Faza e parë që është aplikimi dhe dorëzimi i portofolit profesional, si dhe faza e dytë që është testimi me shkrim, të cilin do të lejohet ta zhvillojnë vetëm mësuesit që kalojnë me sukses fazën e parë.
Mësuesit që përmbushin kushtet për të aplikuar në këtë proces, fillimisht duhet që të plotësojnë kërkesën për të marrë pjesë në procedurat e kualifikimit. Kërkesën duhet ta dorëzojë pranë zyrave vendore të arsimit parauniversitar të vendbanimit të tyre në afatet e përcaktuara, të cilën duhet ta shoqërojnë edhe me dokumentet e duhura për vlerësimin e portofolit profesional. Arsimtarët që nuk arrijnë të aplikojnë brenda afateve, duhet të presin testimin e vitit të ardhshëm për të konkurruar sërish për shkallën e kualifikimit.
Sipas udhëzimeve të dikasterit të Arsimit, mësuesit që nuk arrijnë të sigurojnë pikët kaluese përgjatë këtij viti, kanë të drejtë që të testohen sërish për të fituar shkallën përkatëse të kualifikimit përgjatë vitit 2020. Rezultatet negative nuk penalizojnë mësuesin me humbje të vendit të punës.
Ja si do jetë provimi i kualifikimit
Sikundër ka ndodhur edhe gjatë viteve të shkuara, edhe për 2021-shin, testi i kualifikimit për secilën lëndë do të përbëhet nga dy pjesë. Pjesa e parë që do të ketë në përmbajtje pyetjet rreth njohjes së dokumenteve zyrtare, që kanë të bëjnë me veprimtarinë e mësuesve, programet përkatëse lëndore, metodologjinë e mësimdhënies dhe të nxënies në përgjithësi dhe të lëndës, etikën dhe komunikimin e mësuesit në institucionin arsimor, si dhe aspekte të drejtshkrimit të gjuhës shqipe. Ndërsa pjesa e dytë do të përfshijë pyetjet rreth përmbajtjes shkencore të lëndës që mësuesi zhvillon në shkollë me nxënësit e tij.
Ggjatë paraqitjes në provim, duhet të zbatoni detyrimisht edhe këto rregulla: Të jeni të pajisur me dokument identifikimi, si dhe materialet mbrojtëse antiCovid, të mos mbani me vete celular dhe sende të tjera të panevojshme për zhvillimin e provimit. Gjithahstu duhet të paraqiteni së paku 30 minuta para fillimit të provimit. Për të mos rrezikuar hyrjen në testim, kandidatët e regjistruar, duhet të verifikojnë paraprakisht emrin, mbiemrin, lëndën, si dhe ditën e provimit në faqen zyrtare të QSHA-së.
Çfarë duhet të mësoni për provimin
Për të orientuar mësuesit që do i nënshtrohen këtij testimi, Instituti i Zhvillimit të Arsimit ka zbardhur programet orientuese për secilën lëndë, në të cilat detajohen objektivat dhe tematikat rreth të cilave do të hartohen pyetjet e testit final. Janë 22 programet orientuese me temat që duhet të përvetësojnë për testimin e kualifikimit mësuesit e arsimit parashkollor, fillor, arsimit special, lëndës së artit pamor, biologjisë, edukimit fizik, ekonomisë, filozofisë, arsimit profesional, gjuhëve të huaja, fizikës, gjeografisë, letërsisë dhe gjuhës shqipe, historisë, kimisë, matematikës, muzikës, psikologjisë, qytetarisë, sociologjisë, shkollave artistike, si dhe Informatikës. Krahas përmbajtjes specifike të lëndës që është e detajuar në mënyrë specifike sipas llojit të lëndës që mësuesi jep, njohja e dokumenteve zyrtare është shumë e rëndësishme.
Provimi konsiderohet i kryer me sukses nëse kandidati ka siguruar të paktën 40 për qind të pikëve për çdo pjesë të testit me shkrim.
Vlerësimi i mësuesve
Vlerësimi përfundimtar i çdo kandidatido të bëhet me sistemin e 100 pikëve, të cilat mblidhen nga portofoli i mësuesit (30 pikë), si dhe pikët e testit me shkrim (70 pikë). Kandidati vlerësohet me 5 shkallë që janë A-Shkëlqyeshëm, B-Shumë mirë, C-Mirë, D-Mjaftueshëm, si dhe E-Dobët. Në udhëzimin e MASR përcaktohet se mësuesit që japin këtë provim tetsin e kualifikimit por që janë të pakënaqur me rezultatin mund të garojnë sërish përgjatë viteve në vijim për të përmirësuar rezultatin. Në përfundim të këtioj procesi kandidati merr edhe certifiktanë përkatëse që konfirmon shkallën e kualifikimit të fituar.
Kushtet për tre kategoritë e kualifikimit”
- Për kategorinë “Mësues i kualifikuar” do të aplikojnë kandidatët që kanë të konfirmuara të paktën 5 vjet punë, deri në datën 31 dhjetor të vitit 2020.
- Për të konkuruar në kategorinë “Mësues specialist”, të paktën 10 vjet punë, dhe të paktën 5 vjet punë pas marrjes së kategorisë “Mësues i kualifikuar”.
- Ndërkohë që për të konkuruar në kategorinë “Mësues mjeshtër”, çdo kandidat duhet të ketë të paktën 20 vjet punë dhe të paktën 10 vjet punë pas marrjes së kategorisë “Mësues specialist”.
- Punonjësit që kanë mospërputhje të viteve të vjetërsisë së punës dhe shkallës së kualifikimit, do të kualifikohen për kategorinë më të ulët që nuk e kanë fituar ende.
- Duke filluar nga viti 2014-2015 e në vazhdim, të gjithë mësuesit që plotësojnë vjetërsinë e përcaktuar të punës kanë të drejtë të aplikojnë për kategorinë e kualifikimit nëse kanë kryer të paktën tre ditë trajnimi në një vit kalendarik, të cilat janë të barazvlefshme me 18 orë trajnimi të pasqyruara më një kredit.
Portofoli i mësuesit duhet të përfshijë këto dokumente:
Portofoli personal:
- “Curriculum me fotografi.
- Fotokopje e noterizuar e certifikatave me kreditet perkatëse.
- fotokopje e noterizuar e dëshmive, titujve dhe grdavae shkencore, nëse ka.
- fotokopje e noterizuar e dëshmive të mbrojtjes së gjuhëve të huaja, nëse ka.
Portofoli profesional
- Plani i një akitivitetei të një klase të caktuar, ose grup klasash organizuar nga mësuesi përkatës.
- Një planifikim të një mësimi model ditar duke u bazuar në mësimdhënien me në qendër nxënënsin sipas kurrikulës me kompetenca.
- Një test përmbledhës sipas profilit përkatës, objektivat e arritjeve të nxënësve për një kapitull (në një lëndë dhe klasë të caktuar).
- Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave lëndore për një peiudhë të caktuar në një lëndë dhe klasë të caktuar.
- Një plan të një projekti kurrikular së bashku me përshkrimin e realizimit të tij.
- Diplomë e ciklit të dytë master me 60-120 kredite, diplomat e ciklit të tretë Master Ekzemkutiv, ose të barazvlefshme me to, doktoratë të fituar në fushën e edukimit, drejtimit të arsimit dhe që lidhet me profesionin përkatës.
- Diploma e ciklit të dytë nuk përfiton pikë nëse vlen si kriter arsimimi për profesionin e mësuesit.
- Kandidati që nuk fiton të paktën një pikë nga dosja e dokumenteve personale ose që nuk i dorëzon ato, nuk do të mund të vijojë më tej procedurat e hyrjes në testimin me shkrim.

Nga cili vend te botes e keni kopjuar kete metode per rritje page per mesuesit ne baze vjetersie pune?A perdoret kjo metode per rritje page per te gjithe qyetaret qe marrin rroge shteti?”provim kualifikimi”?Mesuesit jane me diplome,perse duhen provime te tjera?Ky eshte DISKRIMINIM i paster ndaj mesuesve.Nuk ka asgje te keqe te behen trainime per te sjelle gjera te reja.Mjaft i stresuat mesuesit,njelloj si ne diktaturen enveriste.
shtesa e pages behet ne menyre te menjehereshme ne baze te vjetersise,dhe per kete lajmerohet arsimtari qe i eshte bere shtesa.Kaq!STOP DISKRIMINIMIT!
Provim kualifikimi jane vetem per titujt:master,dekan,prof.,doktor etj….si kudo ne bote.