Paundi britanik ka nisur një marshim rritës, kjo edhe si rrjedhojë e një optimizmi në rritje për marrëveshjen për BREXIT.
Por në këtë hov të ri, mund të jetë duke u injoruar një rrezik i madh, shkruan “Bloomberg”; roli i parlamentit.
Ndërsa analistët parashikojnë që monedha të vijojë rritjen dhe më tej nëse ligjvënësit britanikë nënshkruajnë marrëveshjen e divorcit, ata parashikojnë se skenari mund të shkojë keq nëse parlamenti nuk e miraton marrëveshjen, shkruan scan.tv.
Kryeministrja Theresa May mund të dërgohet sërish në tryezën e negociatave me Bashkimin Europian, dhe të detyrohet që të mbajë një referendum të dytë ose edhe të thërrasë zgjedhjet e përgjithshme.
Një shumicë prej 650 deputetësh duhet të votojnë në favor të një marrëveshje për daljen nga Bashkimi Europian në mënyrë që ajo të kalojë në Dhomën e përbashkët.
Kjo konsiderohet si një sfidë sepse kryeministrja May nuk ka shumicën dhe sepse mund të ketë edhe deputetë që mund të rebelohen duke mos votuar në unison.
o.j/dita
