Kreu i Financave Arben Ahmetaj paralajmëroi rritjen e pensioneve gjatë muajit korrik. Edhe pse nuk dha shumë detaje, minsitri Ahmetaj tha se lajmi i mirë do të bëhet publik shumë shpejt.
Ahmetaj: Ne traditën do ta vazhdojmë ku duhet dhe kur duhet, por tradita e më parshme është traditë jo reale, virtuale. Ne do të ndërtojmë një traditë të re reale, ku rritja të jetë reale dhe jo virtuale, Besoj do durosh që ti shohësh lajmet.
Duke folur pas mbledhejs së Komisionit të Ekonomisë, Ahmetaj foli edhe për uljen e rentës për sektorin minerar që do të hyjë në fuqi me ndryshimet e paketës fiskale. Ministri i Financave Arben Ahmetaj deklaroi se tashmë po përmbyllen diskutimet e detajeve të fundit në lidhje me këtë çështje.
Ahmetaj: Është në process me bitumen, kemi të paktën një muaj që diskutojmë me ministrinë e Enetrgjisë, jemi në konsulta me Braçen për shkak të eksperiencës së tij. Besoj se në korrik do të jetë një paketë e tërë.
Ministri Arben Ahmetaj ishte i pranishëm në Komisionin e Ekonomisë ku pa praninë e opozitës u miratua nen për nen ligji për menaxhimin e buxhetit. Në bazë të ligjit Ministria e Financave do të përgatisë më herët projektbuxhetin për vitin e ardhshëm në mënyrë që të mos ketë vonesa për hyrjen e tij në fuqi.
Z. Arben Ahmetaj, pensionet ne Shqiperi jane nen nivelin e jeteses ne Europe, ku dehsironi te futeni. Keni 400.- 500.000 votues pensionista qe shpresonin se Rilindja do t’i nxirrte nga fukaralleku i tmerrshem ku i futi hajdutoi, krimineli dhe tradhtari i Atdheut, Sali Berisha. Asnje reforme tjeter nuk eshte me urgjente se rritja e Pensioneve.