Rritja e rasteve me COVID-19, nis përgatitja për mbylljen e bareve në Francë

time

Shumë shtete janë detyruar të rikthejnë kufizimet për shkak të shtimit të rasteve me COVID-19.

Qeveria franceze, pritet të njoftojë për mbylljen e bareve këtë të diel, duke nisur nga java e  ardhshme. Deri tani është vendosur që si fillim mbyllja do të nisë në Paris dhe më pas në qytete të tjera.

Rreth 17 000 raste pozitive të zbuluara në 24 orë, një rekord e shifër kjo që tregon se epidemia nuk po ndalet por po përhapet më tepër.

Baret tashmë janë detyruar që prej një jave të mbyllen në orën 22:00 ndërsa restorantet kanë propozuar një kontroll të përforcuar shëndetësor, duke u matur temperaturën klientëve në hyrje, duke mbledhur detajet e tyre të kontaktit dhe duke kufizuar grupet në tetë persona por që të mos mbyllen.

h.b/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *