Përhapja e Covid shton tensionet mes bashkisë e qeverisë në Shkodër

redaktor

Rritja e shpejtë e numrit të të prekurve nga Covid-19 në qytetin e Shkodrës në tre ditët e fundit, ka shtuar tensionet politike në qytetin që është që pas zgjedhjeve të bojkotuara lokale në ngërç. Numrat e të infektuarave në qytet u rritën në mënyrë dramatike në pak ditë nga 12 në 31, kryesisht të lidhura sipas autoriteteve me një varrim dhe me mos respektimin e rregullave të distancimit.

Deklarimi i kryeministrit Edi Rama se Shkodra ishte tashmë një “bombë me sahat” pasi nuk ishin zbatuar me korrektësi masat e karantinës, solli një kundërpërgjigje nga kryetarja në detyrë e bashkisë Voltana Ademi, e cila ka akuzuar qeverinë për trajtimin që po i bëjnë Shkodrës në këtë situatë, ndërsa tha se Rama po përdorte kamzhikun kundër qytetit.

Ademi u ankua për mungesë të ndihmave nga qeveria dhe po ashtu edhe për mungesë të testimeve dhe të hetimeve epidemiologjike që sipas saj kanë sjellë edhe infektimin e qytetarëve. “Kam verifikuar prej dy javësh disa prej të ardhurve, ato për të cilët kam pasë numra kontakti dhe kanë hyrë në Shkodër nga Muriqani, Hani i Hotit, Durrësi dhe Rinasi. Nga 20 persona që kam komunikuar, vetëm 1 ka thënë se është kontaktuar me telefon nga ISHP”, tha Ademi duke vënë në dyshim kryerjen e hetimit epidemiologjik dhe përpjekjet për izolimin e rasteve.

Por drejtoresha e zyrës së ISHP në Shkodër Dhurata Hysa kundërshtoi kryebashkiaken. Ajo tha se nuk ishte e vërtetë që nuk ishin bërë kontaktet, ndërsa këmbënguli se vetëm pak persona nuk ishin kontaktuar për shkak se telefonat rezultonin të fikur. “Është komunikuar me telefon me të gjithë personat e arshur nga jashtë vendit në Shkodër dhe është caktuar një person që merret me këtë punë. Nuk është komunikuar vetëm me pak persona që nuk janë përgjigjur duke i patur telefonat e fikur ose numrat jo të saktë”, tha Hysa.

Ndërsa drejtoresha e Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor (NjVKSh) Lindita Haxhia, tha për BIRN se nga fillimi e deri të dielën në Shkodër ishin bërë 127 teste. Haxhia tha se vijonte puna me marrjen e tamponave. Të dielën NjVKSh në Shkodër njoftoi se kishte marrë edhe 27 tampone të tjera, kryesisht ndër personat e lidhur me familjet ku janë identifikuar rastet pozitive.

Bashkia e Shkodrës është në një ngërç qeverisës pas zgjedhjeve të fundit lokale të bojkotuara nga opozita. Valdin Pjetri, që u zgjodh si vetmi kandidat që ishte në garë u rrëzua menjëherë pas zgjedhjeve për shkak të ligjit të dekriminalizimit. Tani bashkia qeveriset nga një Këshill Bashkiak i majtë për herë të parë që pas rënies së diktaturës, ndërsa drejtimin e bashkisë e bën sërish Voltana Ademi.

Kjo e fundit akuzoi qeverinë se nuk po ndihmonte mjaftueshëm në situatën e krijuar dhe se stafi i spitalit në Shkodër nuk kishte mjete të mbrojtjes. Kryebashkiakja po ashtu i quajti të pamjaftueshme udhëzimet e vetëkarantinimit për personat me shenja të sëmundjes apo kontaktet e tyre. Kryebashkiakja tha se vetëkarantimi në familje nuk funksiononte pasi personat kishin nevojë për ndihmë, ndërsa nuk ishin dhënë udhëzime për analiza apo testime.

Ajo po ashtu u ankua se policia nuk kishte ndërhyrë për të ndaluar cermonitë masive të varrimit. “Është e pafalshme që në rastet e fatkeqësive familjare,organet përgjegjëse të shtetit, përfshi dhe forcat e rendit nuk kanë ndërhyrë për të evituar grumbullimet sipas ligjit”, ka thënë Ademi.

Përplasje mes bashkisë dhe institucioneve në kontroll të qeverisë qendrore janë të dukshme edhe në shpërndarjen e ndihmave. Qeveria raporton shpërndarjen e qindra pakove të ndihmave në ditë, por Ademi këmbënguli se kjo sasi në Shkodër ishte minimale. Ademi po ashtu kundërshtoi pretendimin e qeverisë për dyfshimin e ndihmës sociale.

Në raportet e Komitetit të Mbrojtjes Civile në pesë ditët e fundit thuhet se ishin ndihmuar me pako ushqimore nga bashkia rreth 50 familje apo persona të vetmuar në ditë, një numër që duket i vogël në raport me nevojat në zonë.

 

Anila Dushi – Birn

Share This Article
16 Comments
  • Shkodra ka nevoj te domosdoshme pa as ma te voglin diskutim E.Hoxhen,i nevojshem e plotesisht I domosdoshem se paku per 2 jave.Ky ishte e do te ishte perseri ilaci saj

  • Sa te kete sharebajgen Voltana serbja si pushtuese e bashkise punet ne shkoder do shkojne per lesh dhije

  • Ku je bre Jul Deda, ku je fsheh o kelysh kurve, dili ne krah baxhelles Voltana, moret ne qafe nje qytet.

  • Ne qafe Shkodren po e merrni ju qe ne vend te mbroni popullin mbroni qeverine.Populli duhet te jete gjithmone ne opozite me qeverine sepse qeveria asnjehere nuk i permbush premtimet elektorale pavaresisht ne eshte apo jo me e mire se tjetra.Me sa duket ju komentuesit duhet te keni qene ose drejtues ose bij drejtuesish ne kohen e dulles dhe tani ju qan shpirti per ate kohe kur i shihnit njerezit te varfer ndersa tani ju vjen inat qe shumica e popullit jeton 100 here me mire se ju atehere prandaj dhe sulmoni Shkodren si nje nga qytetet kryesore te rrezimit te sistemit tuaj.

    • Ore kelysh kurve(shkodranet te lavderojn me kete shprehje)Tori,po kush i thuri me shume lavde dhe servilizem enverit…
      Ishit ju shkodranet qe nuk i ndanit kenget me cifteli dhe spiunlliqet…
      Tani pas beteje dolen te forte spiunet dhe komunistet qe shajne enverin dhe lavderojne shpellarin komunist saleh

  • TORI.Pse e politizon situaten .Gjendja eshte e thjeshte.Nuk ka rendesi kush eshte ne qeveri.Zonja nuk doli nje here te vetme ne pedonale te largonte qytetaret.E ke pare ne Itali?Ajo di vetem te beje politike dhe tani ne kohe te virusit Distancimi social eshte e vetmja zgjidhje.Te tjerat jane politike qe nuk i sherbejne askujt

  • Tori
    Shkodra eshte ne Shqiperi.
    Po u infektu nje qytet, erdhi edhe tek ty.
    Rendesi ka mbyllja e distancimi i njerezve.
    Politiken e bejne pas kalimit te kesaj situate.
    E sheh qe ne asnje vend nuk behet politike , ne kete situate ?
    Besoj se do e kalojme me sa me pak dhembje.

  • Me ken shkodran tana i ban….edhe mut me ken po ka me ken mutei im kam qejf me hanger vet…theni Shkodrane….. hani mut tash me Voltan putane me Bardh Spahine te birin e spiunit me loqe Julian Deden qe nuk respektonit udhezimet

  • O SHKODRAN MBLIDHNI MENDJEN E KOKES SE DO VDISNI E DO TU LENE RUGVE ZDO U KAP NJERI ME DOR. MOS IKNI PAS MENDJES SPAHIUT SE AI VETEM NJERI NUK BEHET.

  • Kjo Voltana virusja me e rrezikshme e Shkodres akuzoi policine, aty ku policia po nderhyn per te mbajtur rregullin ne Shkoder, ajo provokon policine duke shtyre disa qytetare te perplasen me te…… perderisa jemi ne lufte, duhet te zbatohen ligjet e luftes…..

  • Ta mbajne me shendet Shkodra baxhellen Voltana, ate vagabondin e vrasesit Ali Spahia, ish deputet dhe ate karavellon e Zef Dedes te cilet i kane ba thirrje mbeshtetesve te PD-se dhe shkodraneve mos te zbatojne masat qe kerkoi Qeveria Rama.
    Sipas ketyre qelbsinave, nuk ka randsi se sa vdesin, randsi ka te refuzohet Rama.
    E pra Rames duhet t ia dijme per nder per masat e rrepta qe ndermori, por keta jane kafshe, por nder me te poshtrit eshte ai Spahija, tamam djali i babes-kriminel.

  • Voltana e beri kete per te vertetuar “tezen”e famshma te saj ;”,,Shkodra duhet te administrohet nga nji komision nderkombetar si ne 1913″!Po ja prishi Ambasadori Austriak qe i tha se nuk jemi ne 1913!Tashti Voltana vazhdon perplaset me qeverine pe tia lene fajin asaj dhe vehtes ,sepse nuk zbatoi masat e “ndalimit”si i tere vendi.Tashti le te marri per keshilltar ate Deden!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *