Rritja e rasteve me variantin Delta, ekspertët paralajmërojnë “katastrofën” për Teksasin

Ornela

Ndërsa rastet me variantin Delta vijojnë të rriten nëpër SHBA, kapacitetet në njësitë e kujdesit intensiv po ezaurohen në spitalet në Austin. Tashmë zyrtarët paralajmërojnë për “katastrofë” në Teksas.

Duke raportuar nga Austin, Alexandra Villarreal bën të ditur se qeveritë lokale u kanë kërkuar banorëve të qëndrojnë në shtëpi, të mbajnë maska ​​dhe të vaksinohen pasi shteti po kthehet sërish një epiqendër e pandemisë.

“Situata është kritike,” tha Desmar Walkes, autoriteti shëndetësor i qarkut Austin-Travis, në një deklaratë.

“Spitalet tona janë ezauruar rëndë dhe mbetet shumë pak për të bërë për ta lehtësuar barrën e tyre ndërsa rastet rriten.”

Zona e shërbimit të traumave në Teksas që përfshin Austin ka vetëm gjashtë shtretër për terapi intensive në dispozicion, 499 shtretër spitalorë në dispozicion dhe 313 ventilatorë për një popullsi prej gati 2.4 milionë banorësh.

o.j/dita

Share This Article
3 Comments
  • zonë e trampistëve,amerikanë ose cakistëve shqiptarë!!
    zonë që nuk pranojnë vaksinimin!!
    me siguri që ja kanë hedhur me ballona tabake virusin që janë infektuar kaq shumë!

  • Dge ku e gjete ti, ne Teksas, aty ku qe shkaperdhejn me shkelma nese ju heq te drejtat. Ik o artikull shkrues bej noi lajm per mizat e kalit me mire

  • Perralla. Propagande. Frike. Delta me i dobet se te tjeret. Problem vetem te te vaksinuarit.

    Eshte petseritur disa here lajm i ngjashem por nuk la qene i vertete.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *