SMS në DITA
Në 0689073730
Përshëndetje DITA. Po flitet për rritjen e taksës së makinave të përdorura në masën 50%. Jam dakord që shteti mbahet me taksa, por do të ishte mirë që këta specialistë taksash të kishin parasysh disa gjëra.
1. Të heqin koeficientin e vitit të prodhimit të makinës si koeficienti më absurd, që aplikohet vetëm tek ne dhe të bazohen tek fuqia motorike e makinës, si kudo në Europë.
2. Po të vazhdojnë të mbështeten tek koeficienti i vjetërsisë, nuk do të bëjnë gjë tjetër veçse do të vazhdojnë të vjedhin qytetarët e tyre, që i votuan me shpresën për ndryshim, me taksën e shpikur nga specialisti Bode, që ata vetë e kundërshtuan kur e vuri këtë koeficient.
Të shpresojmë që këta specialistët e rinj t’i kenë parasysh këto sugjerime dhe të mos abuzojnë si paraardhësit e tyre, me besimin që u kemi dhënë 1.000.000 votat tona për të udhëhequr me drejtësi vendin.