Rritja e temperaturave shton numrin e personave me probleme mendore

Dita

Gjendja e njerëzve që kanë probleme të shëndetit mendor duket se rëndohet me ardhjen e verës.

Doktoresha Valentina ka treguar për Top Channel arsyet që çojnë në keqësimin e gjendjes së pacientëve me rritjen që pësojnë temperaturat.

“Për shkak të djersitjes së madhe, të humbjes së lëngjeve, ka një përqendrim më të madh të medikamenteve në organizëm dhe i krijojnë lodhje e këputje. Tendenca e tyre është që të ndërpresin mjekimin”, shprehet doktoresha.

Ajo vijon të thotë se numri i vizitave në një ditë shkon deri në 30 pacientë.

“Streset në punë, streset në familje, pasiguria për të gjetur. Është shtuar numri i pacientëve adoleshentë për shkak të abuzimit me substancat”, shton ajo.

Valentina evidenton faktin se shqiptarët bëhen doktorë të njëri-tjetrit, duke u shprehur se “ne e kemi më të lehtë të shkojmë te hoxha sesa te psikiatri”.

Një problem tjetër është mjekimi nga farmacisti, pasi këta të fundit, sipas saj, japin medikamente pa kriter.

“Shprehja popullore është që duhet të bëhesh mjek i vetes, por jo deri te përdorimi i medikamenteve”, përfundon së thënuri ajo.

s.a/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *