Numri i fëmijëve të prekur nga virozat dhe infeksionet respiratore është rritur si pasojë e temperaturave të larta.
Drejtorja e Qendrës Shëndetësore, Nr.3 në Tiranë, Bruna Shiroka, thotë se ditët e fundit është vënë re një shtim i vizitave por nuk janë shënuar raste të rënda.
Kryesisht kohëzgjatja e simptomave është 4-5 ditë.
“Stina e verës për shkak edhe të temperaturave të larta shënon një rritje të numrit të rasteve të viroza të tipit enteroviroza më të shprehura te fëmijët e vegjël. Të shoqëruara me diare, të vjella por edhe temperaturë të lartë”, thotë Shiroka.
Një problem që ajo ngre, është mënjanimi që prindërit i bëjnë mjekut të familjes dhe i drejtohen menjëherë urgjencës së pediatrisë.
Madje kërkojnë me ngulm që fëmijëve tu injektojnë serume. Sipas Shirokës kjo është e gabuar për një virozë të thjeshtë.
“Për fat të keq prindërit i drejtohen spitalit. Por në një kohë të shkurtër ata nuk kanë çfarë ti bëjnë fëmijës, ndaj e vetmja gjë që do bëjnë është perfurzion, serum me uji fiziologjik. Serumi nuk është i domosdoshëm madje është tarumatik për fëmijën”.
Një tjetër shqetësim që shfaqet është edhe viroza e udhëtarit dhe kjo prek kryesisht fëmijët e emigrantëve të huaj apo turistëve.
“Viroza e udhëtarit shoqërohet kryesisht me diarre dhe të vjella me problem gastrointestinal, kjo gjë vjen më shumë për personat që vinë nga jashttë për shkak të ndryshimit të klimës të vendit dhe të temperaturave. Nga ka komplikacione të rënda por duhet pasur kujdes nga dehidrimi”.
Mjekja shprehet se kujdesi më i madh duhet për fëmijët në vitin e parë të jetës, ndaj për çdo problem prindërit duhet ti drejtohen mjekur pediatër.
l.h/ dita
