Italia vijon të njohë përkeqësim të situatës së covid, me një rritje alarmante të rasteve të reja.
Vendi fqinj regjistroi 24 orët e fundit 19886 të reja, ndërkohë që dje ishin 16.424.
Sipas autoriteteve 308 pacientë me covid nuk e kanë fituar dot betejën me virusin.
Niveli i pozitivitetit u rikthye sipër kuotës shqetësuese, dhe është 5.4%, 0,8% më shumë se ditën e djeshme.
Lombardia është rikthyer si rajoni më i goditur, i ndjekur nga Emilja Romanja, Veneto dhe Toskana, rajon ky ku rritja është më e lartë se kudo tjetër.
Nga fillimi i pandemisë, më shumë se 2.5 milionë njerëz në të gjithë botën kanë humbur jetën për shkak të koronavirusit.
SHBA kryeson me më shumë viktima, e ndjekur nga Brazili, Meksika, India dhe Britania e Madhe.
j.l./ dita
