Që prej shpërthimit të pandemisë e deri në këto momente (8 gusht 2021), numri i të infektuarve me Covid-19 ka kaluar 203 milionë të infektuar në gjithë botën, duke shënuar një rritje të ndjeshme krahasuar me një javë më parë me mbi 3 milionë raste më shumë.
Në të dhënat reale të “Worldmeter”- të cilat përditësohen nga momenti në moment sipas raportimeve të shteteve gjatë gjithë ditës, shohim se deri tani janë infektuar 203,317,424persona me Covid-19, teksa numri i rasteve aktive është 16,368,963.
Ndërkohë mbi 4.3 milionë persona kanë humbur jetën në betejën me Covid-19. Deri sot, kjo shifër ka shkuar në 4,305,590 të jetëve të humbura nga virusi Covid-19 që prej fillimit të pandemisë. Vetëm sot, janë shënuar 383,578 raste të reja me koronavirus në të gjithë botën.

Ndërsa në vendin tonë, gjatë 24 orëve të fundit 182 persona kanë rezultuar pozitivë dhe asnjë jetë e humbur.

e.r/dita

Genjeshtra! Propagande! Virusi nuk eshte izoluar.
Testet te pasakte. Si u dalluan kaq te prekur?
Si e dalluan?? Thjesht kane nje axhende qe po e ndjekin dhe e dine se ku dun te shkoine. Ne jemi bere si te hutuare po dime c po bejm.
Si e dalluan?? Thjesht kane nje axhende qe po e ndjekin dhe e dine se ku dun te shkoine. Ne jemi bere si te hutuare po dime c po bejm.