Rrjetet e Kinemave Millennium dhe Cineplexx iu bashkuan fushates se OKB-së për rritur ndërgjegjësimin dhe për të promovuar Objektivat të Zhvillimit të Qëndrueshëm në Shqipëri.
Rrjetet e Kinemave Millennium dhe Kinema Cineplexx do të transmetojne një spot ku shfaqen aktorë të njohur, këngëtarë, sportistë, personalitete botërore nga shkenca, teknologjia, filantropia, që flasin per Objektivat e Zhvillimit te Qendrueshem dhe i bejne thirrje publikut që të luaje rolin e tij dhe të jenë gjenerata e parë për t’i dhënë fund varfëria ekstreme, per te zbutur efektet e ndryshimeve klimatike dhe për të zvogëluar pabarazitë. Spoti do të shfaqet para secilit film qe do te shfaqet ne keto kinema nga datat 23-Shtator- 2 Tetor 2016.
Më 25 shtator në OKB, 193 liderë botërorë miratuan Objektivat Globale, ose Objektivave për Zhvillim të Qëndrueshëm (SDGs), një seri prej 17 synimesh ambicioze për t’i dhënë fund varfërisë, për të luftuar pabarazinë & padrejtësinë dhe per të trajtuar ndryshimin e klimës për të gjithë deri në vitin 2030.
Agjencitë e Kombeve te Bashkuara në Shqipëri po festojnë përvjetorin e parë të miratimit të 17 Objektivat globale me nje jave me aktivitete ne te gjithe vendin.
Partneriteti me rrjetet e Kinemave Millennium dhe Kinema Cineplexx është pjesë e kësaj fushate dhe ka për qëllim për të informuar njerëzit nga të gjitha sferat e jetës në lidhje me Objektivat globale dhe ti beje thirrje secilit për të luajtur një rol aktiv për t’i bërë ato realitet.
