Rrjetet sociale kanë filluar të kenë një ndikim të madh në mënyrën e të ushqyerit tek njerëzit.
Platformat e mëdha si Instagram dhe Facebook janë të tejmbushura me pjata të shëndetshme e që duken bukur, gjë që ka nxitur njerëzit të provojnë të njëjtat pjata edhe nëpër restorante ose në shtëpitë e tyre.
Të paktën këtë e beson kuzhinieri vegan, Gaz Oakley.
Sipas tij, njerëzit kur shkojnë në restorante porosisin ushqime të shijshme, por edhe që njëkohësisht duken të bukura. Kjo pasi që duan ta fotografojnë pjatën e tyre dhe ta postojnë në rrjete sociale.
Rrjedhimisht, pa e ditur ndoshta ata fare, kanë filluar të ushqehen shëndetshëm.
Tjetra është se rrjetet sociale gjithashtu janë të mbushura me receta të ushqimeve të shëndetshme, ku secili njeri ka qasje në to dhe janë të lehta për t’i përgatitur secili në shtëpinë e vet.
l.h/ dita
