Pavarësisht zërave të dalë së fundmi, Instituti i Shëndetit Publik bën me dije se Covid-19 nuk përhapet nga rrjeti 5G i telefonisë. Sipas ekspertëve të këtij institucioni, të dhënat e raportuara nga vende të ndryshme tregojnë se transmetimi i virusit ndodh nëpërmjet kontaktit të afërt me persona të infektuar, dhe jo valëve të radios apo rrjeteve telefonike që aplikojnë 5G. Sipas ISHP-së, janë të shumta vendet që nuk aplikojnë rrjetin 5G të telefonisë, por që janë prekur në masë nga pandemia e Covid-19.
“Viruset nuk udhëtojnë në valët e radiove apo të telefonave. Covid-19 po përhapet më shumë në vendet që nuk kanë rrjet telefonie 5G”, sqaron ISHP në lidhje me faktet që duhet të dimë rreth formave të përhapjes së Covid-19.
Ekspertët e shëndetit publik vijojnë të konfirmojnë se përhapja e virusit ndodh nëpërmjet spërklave, kur një person i infektuar kollitet, tështin, apo flet. Njerëzit, gjithashtu mund të infektohen duke prekur fillimisht sipërfaqe të ndotura, e duke prekur më pas sytë, hundën, apo gojën.
Sipas të dhënave të konfirmuara nga strukturat e shëndetit publik, deri më tani në vendin tonë janë testuar 7279 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me Covid-19 në total 726 raste. Gjatë 24 orëve të fundit, shtatë pacientë të tjerë, të gjithë nga Shkodra, i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar totalin e të shëruarve nga koronavirusi në 410 persona. Aktualisht janë 288 persona aktivë me Covid-19 që po trajtohen në kushtet e shtëpisë dhe shërbimet e dy spitaleve të hapura për Covid-19.
p.k\Dita

From: Alban Dega
Date: April 22, 2020 at 8:59:38 PM EDT
NJE IDIOTIZEM ME BRIRE !
A e dini se cfare jane valet elktromagnetikr!?
A e dini se burimi kryesor i tyre ne Toke eshte edhe burimi dhe faktori kryesor i jetes ne Bote- Dielli pa te cilin cdo qenie e gjalle, gjithcka… perfshire vete Token do te zhdukeshin ne rastin me te mire brenda 7 minutash, ne rastin me te keq ne nje te mijten e sekondes….
E cfare fuqie kane valet e 5G!?
As nje e mijta e atyre te Diellit
Ja cfare thone disa nga shkencetaret me te shquar te mjekesise dhe valeve elektromagnetike ne Bote…
http://www.gazetatema.net/2020/04/10/shkencetaret-zbulojne-nese-teknologjia-5g-ka-ndikuar-ne-perhapjen-e-koronavirusit/
““Viruset nuk udhëtojnë në valët e radiove apo të telefonave. Covid-19 po përhapet më shumë në vendet që nuk kanë rrjet telefonie 5G”,”
më në fund,sipas alfred cakos dhe Genti mund të themi se TELETRASPORTI” qënka në funksion!!
e paskan filluar me viruset!!skanë faj është fillimi!!
për nja gjashtë muaj ka mundësi të na teletrasportojnë dhe neve!!
kjo është fitore!!
ka mundësi të teletrasportohemi me 6G!!
sa bukur nuk do të kemi më nevojë për të thirrur në telefon.një teletrasport dhe bëjmë një dorë muhabet!!
nuk e di si do të bëhet për punë vizash!!a do ketë ndonjë kontroll pasaportsh në teletrasport e sipër apo që në nisje!!
tashti e kuptova përse u bë kjo puna e “pandemisë”!kanë dashur të shkatërrojnë tërë shoqëritë e fluturimeve!!e kujt i duhen kur të kemi teletrasportin??
gento si të duket kjo teori e “mënçur”??
a kam talent me shkrujt gomarllëqe??