Rrjeti super i shpejtë “5G”, katastrofë globale dhe burim sëmundjesh

Ornela

Industria e telekomunikacionit, prej disa kohësh tashmë, ka nxjerrë njoftime rreth një gjeneratë të re të shërbimit me shpejtësi të lartë. Kompanitë nëpër botë kanë nisur testimet dhe kanë filluar të dalin pajisjet e para wireless që e suportojnë 5G-në.

Interneti 5G mund të nisë vitin e ardhshëm në disa vende të Europës, duke premtuar shpejtësi shkarkimi deri në 20 herë më të madhe. Megjithatë në Shqipëri dhe vendet e tjera të Ballkanit, kjo teknologji e fjalës së fundit do të arrijë pas vitit 2020.

Ky rrjet do të zëvendësojë rrjetet Wi-Fi nëpër shtëpi dhe zyra, duke ofruar një mbulim më të mirë. Një film do të mund të shkarkohet në pak sekonda ose të shihet përmes internetit në 4K pa asnjë ngecje. Nëse 4G konsiderohet e shpejtë, 5G do të jetë tmerrësisht e shpejtë.

Rrjetet 5G operojnë në frekuencat e larta të bandës së valëve ëireless, midis 30GHz dhe 300GHz, në atë çka quhet spektri milimetrik i valëve. Këto valë mund të transferojnë të dhëna shumë shpejt, por nuk udhëtojnë aq larg sa valët 4G. Ato gjithashtu kanë vështirësi të kapërcejnë muret, ndërtesat apo pengesat e tjera.

Sipas Arthur Robert Firstenberg, autor amerikan dhe aktivist në rrezatim dhe shëndetin elektromagnetik, rrjeti super i shpejtë ”5G” mund të jetë një katastrofë globale. Ai mund të vrasë kafshë të egra, t’u japë njerëzve sëmundje terminale dhe të shkaktojë ndryshimin e fushës magnetike të Tokës.

Në librin e tij “Microwaving Our Planet” ai pretendoi se “Industria e telekomunikacionit ka ofruar dëm me teknologjinë e saj që nga viti 1927.”

Ai kohët e fundit ka filluar një peticion “online” që u bën thirrje organizatave botërore, të tilla si OKB, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) dhe BE për “ndalimin urgjent të zhvillimit të 5G”, e cila do të procedohet këtë vit.

“Po marr raporte nga pjesë të ndryshme të botës që antenat 5G janë duke u ngritur në të gjithë botën dhe njerëzit tashmë janë duke u prekur nga sëmundjet”, deklaroi Firstenberg.

j.l./ dita

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *