Humbja e Anglisë me Islandën ka provokuar me qindra meme plot me humor në rrjetet sociale.
Më së shumti bëhet ironi me faktin se Britania ka votuar për të dalë nga BE.
Në një meme thuhet se anglezët kanë nisur një peticion duke kërkuar ri-ndeshje me Islandën.
“Anglia është i vetmi vend që del nga Evropa dy herë brenda javës,” thuhet në një meme.
“Kur dëgjova se të gjithë në shtëpi kishin votuar që të dalim nga BE, u sigurova që të mos i zhgënjej,” thuhet në një meme të kapitenit Uejn Runi.
“Anglia shpik futbollin, por mundet nga të gjithë ata që e kanë mësuar”.
“Trajneri i Anglisë paguhet 4.6 milionë dollarë në vit. Trajneri i Islandës është dentist part-time”.
Në një meme shihet avioni i kombëtares angleze, teksa thuhet: “Mbajeni motorin ndezur, nuk vonohemi shumë”.



