Rrjeti rrugor shqiptar kërkon 1.2 miliardë euro investime

Saimir Lleshi

Infrastruktura rrugore në Shqipëri ka nevojë për 1.2 miliardë euro investime për të arritur standardet e Bashkimit Evropian. Deklarata bëhet nga ministri i Transporteve, Edmond Haxhinasto, gjatë një takimi me ministrat e rajonit.

“Shqipëria gjatë këtyre 20 viteve të fundit ka investuar mbi 3.7 miliardë dollarë në infrastrukturë. Në studimin tonë kemi konkluduar se rrjetit tonë do t’i duhen edhe 1.2 miliardë euro investime të tjera në të ardhmen. Është një sfidë e madhe për angazhimet tona buxhetore dhe pa diskutim është domosdoshmëri që të shikohen edhe mënyra alternative për t’i plotësuar ato”, theksoi ministri.

Ministri i Transporteve deklaroi se është përpiluar një fond i nevojshëm për mirëmbajtjen rutinë të rrugëve. “Kemi llogaritur një diferencë prej 80 mln dollarësh nevojë për ta sjellë rrjetin tonë të transportit në  gjendje të mirëmbajtjes rutinë”, theksoi.

Për sa i përket bashkëpunimit rajonal, ministri veçoi Korridorin 8, ndërsa theksoi se bashkëpunimi duhet të bëhet edhe në fushën e transportit hekurudhor. “Korridori 8 ka një rëndësi strategjike për ne, lidhja me Maqedoninë në mënyrë të veçantë, prandaj do vazhdojmë për planifikojmë dhe alokojmë resurse për realizimin e tij. Në planet tona për hekurudhën është edhe lidhja me Greqinë”, theksoi më tej.

“Kemi planifikuar hartat, kemi planifikuar rrjetin se si duhet të jetë, me qëllim që ta ankorojmë këtë rajon me Bashkimin Evropian, për t’u shkëputur nga ajo situata e dikurshme që ngjante me një enklavë ku gjithsecili ndërtonte rrjet transporti për vete”, deklaroi Oliver Onidi nga Komisioni Evropian.

Observatori i Transportit për Evropën Juglindore (SEETO) është një organizatë rajonale që mbështet transportit rajonal në bashkëpunim me 6 shtete të rajonit, si Shqipëria, Bosnje Hercegovina, Maqedonia, Mali I Zi, Serbia, Kosova dhe Komisioni Europian. Serbia nuk u përqafesha në këtë tryezë në rang ministri por me një asistent.

Share This Article
5 Comments
  • ME PARATE E KUJT??????????!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

    APO DO TE VAZHDOJME TE ZHYTEMI NE BORXH, SE PER TE PRODHUAR GJE NUK JEMI.

    HAHAHAHHAHAHAH

  • I lini rruget se ato nuk te ushqejne .Ish Ministri i financave Malaj ne 2002 ka deklaruar se i duhen bujqesises 1 miljarde euro te ushqeje popullin .Tani nuk po e kuptoje keta politikanet ,me qe jane te ushqyer ,duan rruge te tresin ato qe hane .Na mori lumi me keto mendje aventurieresh .

    • TE GJITHA USHQEJNE, VETEM SE PARATE NE FILLIM DUHET TI KESH, PASTAJ TI SHPENZOSH,

      NDRYSHE PERFUNDON SI PUNA E GREQISE, PA BREK NE BYTHE.

  • ti merren dollaret te korruptuarve ;;si berisha basha rama meta nano gjika mziu se kane miliona ne banka ;;;dhe ja kane vjedhur popullit ;;; se kupton apo i mbylle syte ;; dhe te mirembahen rruget ;;;;DHE mos ja fut kot nuk duhet &1 MILIARDE …APO GHYSMAT I KE PER VETEN DHE RAMEN ..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *