SMS në DITA
Në 0689073730
E dashur Dita. Po thuhet se burrat do të dalin në pension 67 vjeç, gratë 65 vjeç, kurse deputeti 55 vjeç. Prandaj dua t’i drejtohem këtij shteti: përse nuk pyet për fshatarin dhe bujkun në fushë, që po heqin zorrët zvarrë për të mbijetuar? Po ashtu edhe disa shtresa të tjera të popullit tonë. Kurse deputeti po e merr atë rroge krejt qyl, pa ju parë puna dhe premtimi që ka dhënë para votuesit dhe këtij populli. Apo fshatari të vdesë pa iu gëzuar as pensionit? Ky shejtan deputeti, përse nuk mblidhet atje në Parlament të mirbëjë ligje për këtë shtet, që çfarëdo lloj qeverie që të vijë, të mos i ndryshojë ato, por t’i zbatojë ato? P.sh., përse të prishen gjëra vend e pa vend dhe populli të bëhet me shumë strese? Unë mendoj që qeveritë të shkojnë e të vijnë, por ligji të jetë vetëm një e për të gjithë njësoj dhe mos të shkojnë kaq gjëra dëm. Kështu mendoj unë. R.F., Krujë.
