Një 28 vjeçar, është arrestuar nga policia e Rrogozhinës pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj djalit të xhaxhait të tij.
Burime zyrtare nga policia, bëjnë me dije se është arrestuar shtetasi Xhevahir Hasa, 28- vjeç, banues në fshatin Stërberg- Rrogozhinë, pasi gjatë një konflikti me kushëririn e tij, 21- vjeçarin R.H e ka plagosur këtë të fundit me thikë në kokë.
Fatmirësisht 21 vjeçari është jashtë rrezikut për jetën.
Mësohet se shkak i ngjarjes është një konflikt pronësie mes dy kushërinjve.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Kavajë, në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, parashikuar nga nenet 130/a/2 dhe 279/1 të Kodit Penal.
