Policia ka arrestuar një 50-vjeçar pasi u denoncua nga vajza e tij për dhunë fizike e psikologjike. Hasan Vogli, 50 vjeç, banues në Rrogozhine, u arrestua dy ditë më parë pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj vajzës së tij me iniciale E.V. Kjo e fundit i tha policisë se kishte pasur debate të shpeshta me babain e saj për motive të dobëta. Ndërkohë gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e Voglit u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 38 copë fishek model 56.
