Rroj me Krishtin…

Ornela

Nuk më përkëdheli fati,
kalova kurthe e prita,
kush s’më do-i’u shtoftë inati,
kush më do-iu shtoftë dita!

Vite shumë në buzë të varrit,
po besimin kurrë s’e humba,
në kudhër të farkëtarit,
gdhenda këngë-s’derdha plumba!

Dhimbjet ferr-po nuk e ktheva,
jetën në një shkretëtirë,
të bën dhimbja që rrëfeva,
më të dashur-më të mirë!

Nuk se mbeti çdo gjë mbrapa,
u sosën dhimbjet e zëmrës,
po pas jetës unë u kapa,
si foshnja në gji të nënës!

Ndonjëherë dhe jam dorëzuar,
se njeri jam natyrisht,
po në çast në këmbë jam çuar,
kur mendoja zotin Krisht!

Krisht e shpirt ti je me mua,
e kam thënë herë pas here,
para dhimbjeve të tua,
tonat janë fllade vere!

Më për dhembjet s’bëj çudi,
që shkenca nuk i mund dot,
që në dhimbje çdo njeri,
të mendojë të shenjtin Zot!

Të kujtojë të madhin Zot,
të paepur në torturë,
të mos përkëdhelet kot,
e të thotë se jam sëmurë!

Bota ime…

E mendojnë dhe e thonë,
dhe e shkruajnë ca idiota,
sikur tani përreth meje,
po vërtitet gjithë Bota!

Bota rreth meje s’vërtitet,
dhe kjo s’ha më diskutime,
po rreth meje-pa dyshim,
që vërtitet bota ime!

Bota ime fantastike,
Botë e madhe e poetit,
që i duket milimetër,
perimetri i Planetit!

Bota jonë është statike,
që prej miliarda vjetëve,
ndaj është shumë më profetike,
botë e madhe e poetëve!.

Bota jonë ka dy pole,
paralele-meridianë,
po parametrat e mi,
gjithë infinite janë!

Ajo Botë që më thoni,
pikëz uji në një det,
timen dot as e mendoni,
se është Universi vetë!

Poetët nuk mund të maten,
me një metër me të tjerët,
Universin kanë me vete,
dhe në shpellën më të errët!

Arben DUKA

Share This Article
6 Comments
  • KRISHTIN E SHPIRTIT E VRAU ENVERI
    KISHAT I RENOI ME KEQ SE LUCIFERRI
    POPULLIN E POETET TE PA FE I BERI
    SERVILE SIGURIMI, SI KELYSHA DERRI
    O POET ENVERISTI PSE QAN E VAJTON
    KUR ENVERIN NATE E DITE KERKON?

  • Ky “intelektuali” ia fut kot me nje bejte koti.
    Poeti e ka mire: Lufta duhet vazhduar per te miren njerezore.

  • Nuk mund te jesh me Krishtin dhe me kumandarin sepse perjashtojne njeri-tjetrin. Ju enveristet jeni mesuar te hani me shume luge. Njerezit qe ishin me Krishtin ai krimineli yt i torturoi ne menyre cnjerezore dhe i vrau mizorisht ndaj mjaft me keto shtirje ku kerkon te jesh hem horr, hem qibar.

      • Jane gjera te nderlikuar per kaplloqen tende keto o vezhgues.Ty partia dhe kumandari ta ka bere koken pesecepeshe e te sheshte nga pas qe te te valeviste sipas nevojave te partise.Por meqe e do me paravoli, Krishti u ngjall kurse endhjeri eshte kalbur e eshte kthyer ne pleh.

  • “Ndonjëherë dhe jam dorëzuar,
    se njeri jam natyrisht,
    po në çast në këmbë jam çuar,
    kur mendoja zotin Krisht!”
    ndryshe nga ti!?
    unë nuk ajm dorëzuar,o ben!!
    ti je kapur pas krishtit
    unë jam kapur pas shqipërisë!!
    ty sta merr kush,të gjithë mund të kapen pas tij
    mua po ma merr gërku,vetëm shqiptarët mund ta shpëtojnë!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *