Rroj se nuk vdes dot!

Ornela

Sy i pikëlluar,
në mjegull e lotë,
rroj-po përse rroj?
Rroj-se nuk vdes dot!

Botë e ngatërruar,
ku endesh më kot.
Rroj-po përse rroj?
Rroj-se nuk vdes dot!

Deti i trazuar,
s’i dal dot me not.
Rroj-po përse rroj?
Rroj-se nuk vdes dot!

Shiu i valuar,
dielli i ftohtë.
Rroj-po përse rroj?
Rroj-se nuk vdes dot!

Qiell’ i verbuar,
zogjtë s’shkojnë dot.
Rroj-po përse rroj?
Rroj se nuk vdes dot!

Robi shpresëhumbur,
u kthye robot.
Rroj-po përse rroj?
Rroj se nuk vdes dot!

Gjiri ka shteruar,
s’nxjerr qumësht-po lotë.
Rroj-po përse rroj?
Rroj- se nuk vdes dot!

Gjiri ka shteruar,
s’nxjerr qumësht-po lotë.
Rroj-se të pashpresët,
nuk i braktis dot!

Kur Zoti pa në Botë…

Kur Zoti pa në Botë,
për herë të parë,
urreu pakufi,
sytë ziliqarë.

Kur Zoti hodhi sytë,
për nga Dheu,
dhe gjashtë gjëra të tjera,
i urreu…

Duart që derdhin gjak,
e ngrejnë leqe,
dhe këmbët që vrapojnë,
veç për të keqe.

Dhe zemrën që të ndjell,
veç në pusira,
gjuhën e gjatë që pjell,
veç pabesira.

Të rremin dëshmitar,
që helmon njerëz,
atë që sherrin ndez,
nëpër vllezër.

Kur Zoti hodhi sytë,
për nga Dheu,
të shtata këto gjëra,
i urreu…

Botuar në Dita, 20 Shtator 2016

Share This Article
7 Comments
  • Kjo “Rroj se nuk vdes dot” tingellon pak si ironike sot apo jo? Do te kishit bere mire te mos e kishit botuar. Jo per gje po ky qe nuk vdiste dot, ka vdekur.

      • As qe diskutohet, po e para une nuk po them se po rroj nga e keqja meqe s’po vdes dot, e dyta, ku i dihet dita jote o “drejteisht” mund te jete me e afert se imja.

          • O Vlora, po pse mer ti, kush e ka shpallur tabu Arben Duken qe te mos shkruajme (jo “shkuajme” sic “shkuan” ti)? Vetem thashe qe kjo bejtja “Rroj se nuk vdes dot” tashti pasi vdiq tingellon ironike, apo zotrote do qe vetem ta glorifikojme kete Arben Duken. Secilil ka mendimin e tij dhe per mua ishte nje bejtexhi i rendomte.

  • “LOJA E TË NDRIÇUARVE”

    Ukrahina u sulmua,
    me tanqe dhe avion,
    po rus Putin mavria,
    ç’dreqin po kërkon?

    Të pafajshëm po vriten,
    po kërcënohet bota mbarë,
    ma vaffanculo o Putin,
    o i çmendur diktator gomar!

    Po feja në Rusi,
    pse rri dhe hesht,
    apo Zot kanë Putinin,
    të vogël sa një plesht?!

    Çohuni ukrahinas,
    të gjithë armët rrëmbeni,
    luftoni për lirinë,
    se shpëtimin do gjeni.

    Është një lojë botërore,
    s’ka faj veç Rusia,
    por sulmin e kreu putana,
    ndaj poshtë Putin mavria.

    Asnjë nuk ka guximin,
    të shtypë butonin bërthamor,
    ndaj luftoni pa çarë kokë,
    sa ta largoni atë diktator.

    Luftoni pa pasur frikë,
    për të ardhmen në liri,
    diktatorët mund të rrëzohen,
    ju do ngeleni në histori.

    • “To hold a pen is to be at war.” (Voltaire)

      “Armët janë një faktor i rëndësishëm në luftë, por jo faktor deçiziv; rëndësi ka njeriu dhe jo materialet”. (MAO ZEDONG)

      “A doni të dini shkakun e luftës? Është kapitalizmi, lakmia, uria e pisët për dollarë. Hiq kapitalistin, dhe ju do të fshini luftën nga toka”. (Henry ford)

      “War against a foreign country only happens when the moneyed classes think they are going to profit from it.” (George Orwell)

      “Dy luftëtarët më të fuqishëm janë durimi dhe koha.” (Leo Tolstoy)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *