Rroj se nuk vdes dot!

redaktor

Sy i pikëlluar,
në mjegull e lotë,
rroj-po përse rroj?
Rroj-se nuk vdes dot!

Botë e ngatërruar,
ku endesh më kot.
Rroj-po përse rroj?
Rroj-se nuk vdes dot!

Deti i trazuar,
s’i dal dot me not.
Rroj-po përse rroj?
Rroj-se nuk vdes dot!

Shiu i valuar,
dielli i ftohtë.
Rroj-po përse rroj?
Rroj-se nuk vdes dot!

Qiell’ i verbuar,
zogjtë s’shkojnë dot.
Rroj-po përse rroj?
Rroj se nuk vdes dot!

Robi shpresëhumbur,
u kthye robot.
Rroj-po përse rroj?
Rroj se nuk vdes dot!

Gjiri ka shteruar,
s’nxjerr qumësht-po lotë.
Rroj-po përse rroj?
Rroj- se nuk vdes dot!

Gjiri ka shteruar,
s’nxjerr qumësht-po lotë.
Rroj-se të pashpresët,
nuk i braktis dot!

Kur Zoti pa në Botë…

Kur Zoti pa në Botë,
për herë të parë,
urreu pakufi,
sytë ziliqarë.

Kur Zoti hodhi sytë,
për nga Dheu,
dhe gjashtë gjëra të tjera,
i urreu…

Duart që derdhin gjak,
e ngrejnë leqe,
dhe këmbët që vrapojnë,
veç për të keqe.

Dhe zemrën që të ndjell,
veç në pusira,
gjuhën e gjatë që pjell,
veç pabesira.

Të rremin dëshmitar,
që helmon njerëz,
atë që sherrin ndez,
nëpër vllezër.

Kur Zoti hodhi sytë,
për nga Dheu,
të shtata këto gjëra,
i urreu…

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *