Rrokaj: Ndryshimet e gjuhës, pa cenuar standardin

anazapta

Dekani i Fakultetit Histori-Filologji në Universitetin e Tiranës, Shezai Rrokaj, ka deklaruar sot se gjuhës shqipe duhet t’i bëhen rregullimet e nevojshme, por pa e cenuar standardin e saj. Sipas Rrokaj duhen studime të mirëfillta të brendshme të folklorit, etnologjisë dhe jo t’i kushtojmë rëndësi gjuhësisë historike të jashtme.

Më tej Rrokaj nënvizoi se duhen bërë rregullimet e nevojshme të gjuhës sipas rregullave që janë përcaktuar në Kongresin e Drejtshkrimit. Deklarata e dekanit Rrokaj u dha në aktivitetin ‘Java e Albanologjisë’, që organizohet në kuadër të 100-vjetorit.

“Të bëhen edhe rregullimet e nevojshme, për rregullat që janë përcaktuar në Kongresin e Drejtshkrimit sepse ne tanimë kemi një periudhë gjatë së cilës shqiptarët e kanë përdorur dhe përdorin standartin. Kjo periudhë tashmë në mundëson të bëjmë verifikimet e kësaj natyre dhe të bëjmë ato ndreqje të nevojshme, pa e cënuar standartin dhe jo ti kushtojmë një rëndësi asaj që quhet gjuhësi historike e jashtme sic kemi pasur prirje deri sot”, deklaroi Rrokaj. (Balkanweb)

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *