Dikur për Rroshin,
pata simpati,
kur rrëzoi mitin,
e shokut Sali!
Edhe pse në jetë,
kurrë s’e kam takuar,
në favor të tij,
këtu kam lobuar.
Ta hidhje Saliun,
në erë si gogël,
asnjëherë s’ka qenë,
një ngjarje e vogël.
Meqë herë e parë,
që PS fitoi,
Rama për Elvisin,
kaq shumë investoi!
Koçon-kryemikun,
e sakrifikoi,
po Rroshin e vogël,
kurrë s’e lëshoi!
Kur dorëheqjen vetë,
Rroshi dha në fund,
herë e parë që Rama,
për të u lëkund!
Kur me dhimbje Rroshit,
po i vinte vizë,
Rroshi i vogël bëri,
një tjetër surprizë!
Veten për dy ditë,
pa mund “e pastroi”,
dhe të gjithë dorëheqjen,
krejt e anulloi!
Rroshi në fakt bëri,
lojë të admirueshme,
se s’e kishte dhënë,
të parevokueshme!
Dorëheqjen s’e bëri,
aspak me të shkruar,
ndaj Rama një shkresë,
s’kish për ta shkarkuar!
S’e dimë si e qysh,
Rroshi u pastrua,
po një rrokullisje,
në kohë u ndalua!
Kur SHQUP-i na dilte,
me faqe të bardhë,
PS-të për të ikur,
ishin vënë në radhë!
Ishin vënë në radhë,
iknin një nga një,
edhe nga PS-ja
s’ndihej asnjë zë!
Nuk dorëhiqej Noka,
as Arben Ristani,
nga anë e PS-së,
mbeti gjithë katrani!
Basha dhe të tjerë,
flisnin si bilbil,
ndaj rikthimi i Rroshit,
i zuri gafil!
Mandatit të Rroshit,
ja kuptojmë krisjen,
po për kët’ moment,
ndaloi rrokullisjen!
