Rrufeja godet kabullin elektrik, pa energji Lezha dhe rrethinat

anazapta

Pjesa më e madhe e qytetit të Lezhës dhe 20 fshatrat përreth janë pa energji elektrike prej të paktën 12 orësh. Shkak për ndërprerjen e energjisë është bërë rrufeja, e cila ka goditur mbrëmjen e kaluar një kabull elektrik.

Pavarësisht se defekti ka ndodhur mbrëmjen e së hënës, askush nuk ka ndërhyrë ende për riparimin e tij.

70 për qind e qytetit të Lezhës dhe rrethinat vijojnë të jenë pa korrent deri në riparimin e defektit.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *