Dërguar me email
në adresën e redaksisë
Në politikën shqiptare, në Kuvendin e Shqipërisë, për fat të keq nuk ka opozitë. Nuk ka opozitë në asnjë vend demokratik që fatkeqësinë natyrore, që është njëkohësisht dhe fatkeqësi njerëzore, ta përdorë si instrument politik për të fituar pozitat e humbura të një pushteti të korruptuar. Opozita shqiptare, për fat të keq të këtij vendi sot, përfaqësohet nga një parti që vetëquhet “demokratike”, por që është lumpeni i një shoqërie njerëzore. PD-ja është një grumbullim bashibuzukësh gjysmë komunistë dhe gjysmë fashistë që e ka mendje vetëm tek destabilizimi politik për të krijuar kushtet e nevojshme për fitoren apo vjedhjen e pushtetit. Pa u zhdukur nga skena politike kjo forcë destruktive, që i ka nxirë jetën këtij populli në këto 25 vjet, qoftë kur ka qenë në pushtet dhe qoftë kur ka qenë në opozitë, as që mund të pritet ndonjë gjë e hajrit në politikën shqiptare për interesat e popullit. Rrufjanët megalomanë të PD-së kujtojnë se u harruan tragjeditë që ata kanë krijuar me dhe pa fatkeqësi natyrore.
