Fjala rrufjan politik i shkon shumë përshtat Sali Berishës, për bëmat nga më të pakrahasueshmet. Çdo shqiptar i di zullumet, bëmat dhe krimet e këtij rrufjani, i cili ka mbi 40 vjet qe merret me politikë. Ai është i pandreqshëm, atij njeriu hiqjani fillin. Së pari, duhet të theksoj se ky rrufjan është agjent me rrogë i shërbimeve të huaja duke filluar nga UDB-ja e deri tek agjentura të tjera. Mendoj se është i mjaftueshëm rasti i pasqyruar në librin “Komplotet e politikave ndërkombëtare” shkruar nga Thanasios Strigas në vitin 1995, i cili edhe si dëshmitar okular gjatë takimeve të Sali Berishës në hotel “Monako” të Mynihut me agjentë të huaj në janar të vitit 1979, vërteton se ky rrufjan është paguar me 150 milion dollarë për të vepruar në dëm të Shqipërisë (Ju lutem, për më tepër lexoni gazetën “Koha Jone” të datës 6, 7, 8 Qershor 1997). Ky rrufjan, për interesa të agjenturave të huaja, që kur uzurpoi pushtetin, nën maskën e luftës kundër komunizmit dhe të teorisë “0”, i vuri kazmën dhe shkatërroi gjithçka që kishte ndërtuar populli shqiptar ndër vite. Për bëmat e këtij njeriu, të cilat arritën kulmin në vitin 1997 me vrasjet, vjedhjet dhe shkatërrimin total që i bëri vendit është shkruar e është folur shumë. Sa shumë vrasje rëndojnë mbi kurrizin e tij. Përse u vranë apo u zhdukën Kleanthi Koçi, Remzi Hoxha, Ismet Kryeziu, Azem Hajdari, Kosta Trebicka, Fatmir Xhindi, Sokol Olldashi ose vrasjet masive të Gërdecit, ato të 21 Janarit, zhdukjen e fisit Haklaj…
Ky bën edhe të diturin, edhe të fortin, edhe rrugaçin. S’ka shumë kohë kur me paturpësinë e tij ngriti Parlamentin shqiptar në këmbë për të mbajtur disa minuta zi për masakrën e Srebenicës. Martirët e Srebenicës e meritojnë nderimin, por jo nga goja e agjentit të UDB-së, nga dhëndri i UDB-së.
Duke patur pushtet despotik e ka përdorur pasurinë e vendit sikur ta kishte çifligun e tij, ashtu sikundër veproi idhulli i tij, Ahmet Zogu. Mundi dhe djersa e popullit, pasuria dhe katandia e tij vajtën për dhjamë të qenit. Po përmend vetëm trafikun e karburanteve dhe atë të armatimeve të ushtrisë. Në këto dy zëra është bërë një korrupsion i llahtarshëm nga ky hajdut së bashku me disa ministra palaço dhe halabakë. Së fundi nuk duhet të lë pa përmendur edhe rastin më unikal, ndoshta në tërë botën; atë që ish-bodigardi i tij e ka akuzuar hapur, ashpër, me fakte, argumente, me data e vende dhe ky, si i menderosur që është ka ulur veshët.
Letër e nënshkruar
Muharrem Muçaj
