Rruga Curraj-Epër, ëndërr brezash

Ornela

Zylyftar Hoxha

 Zef Vatnikajn e kam mik prej vitesh. Kam udhëtuar me të disa herë nga Tirana në Shkodër dhe anasjelltas, ndaj them se e njoh mirë. Zefi banon në Tiranë, punon në Shkodër, por mendjen e ka në Curraj-Epër, ku ka lënë shtëpinë ku ka lindur gjysmë të braktisur dhe vete e sheh sa herë.

Në takimin e fundit për një kafe me të, ishte edhe ime shoqe, Lavdija. Natyrisht, si gjithnjë, biseda u orientua drejt fshatit, Curraj-Epër, për të cilin Zefi të ngrys e të gdhin. “Kafen e kam unë, tha Zefi, kam sebep të madh”!  “Çfarë sebepi”? – i thamë. “Filloi ndërtimi i rrugës së Currajt të Epër, ju nuk e dini ç’do të thotë kjo për mua dhe për gjithë bashkëfshatarët e mi”!

Dhe Zefi filloi të tregojë se si, megjithëse të larguar, nëpërmjet takimeve, rrjeteve sociale, banorët e Curraj- Epër kishin rënë në një mendje: Të formojnë shoqatën, të cilën e emërtuan “Unionipërvendlindjen Curraj Epër” me gjithë aksesorët e saj propagandistikë, faqen zyrtare elektronike dhe faqen e Facebook-ut dhe detyra e dytë, të fillonte aksioni vullnetar i mbledhjes së fondeve për fillimin e ndërtimit të rrugës prej 10 km nga Vrana në Curraj-Epër.

Krahas kontributit financiar të bashkëfshatarëve kudo që ndodhen, në Angli, Amerikë, Tiranë, Durrës, Shkodër apo Tropojë, u kërkua edhe ndihma e bashkisë Tropojë, e cila do të hyjë me një fond modest, sipas mundësisë së saj. Për këtë me kryetarin e Bashkisë Tropojë, zotin Besnik Dushaj (të cilin me këtë rast e falënderojmë), më 16 korrik 2018 u lidh edhe Akt-Marrëveshja, që rikonfirmon seriozitetin e nismës për ndërtimin e rrugës.

Puna vazhdon, transheja e rrugës po zgajtet nga dita në ditë dhe deri tani është bërë 60 për qind e rrugës nga Vrana në Qaf’ Mrreth.

Më tej Zefi më tregon për punën dhe përkushtimin në këtë aksion të administratorit të komunës Gjovalin Gjeloshit, të kryesisë së Unionit, me kryetar Gjergj Prabibajn anëtarëve të tjerë, Lekë Vatnikaj, Agron Çokaj, Nue Perpepaj etj., të cilët krahas organizimit dhe ndjekjes së punimeve në terren, merren edhe me grumbullimin, menaxhimin dhe transparencën e fondeve.

Zefi na flet më tej për ndjeshmërinë e banorëve të larguar të Curraj-Epër, e cila është konkretizuar me kontributet vullnetare financiare të këtyre ditëve. Ndër kontribuuesit më të mëdhenj kanë qenë: Skënder Përpepaj, Angli; Gaspër Mitri, Itali , Nikolin Vatnikaj, Angli; Familja e Sejdi Balës, Itali dhe Londër; Familja Prel dhe Mark Ademit, Amerikë etj.

Mendohet që përurimi i rrugës të bëhet në javën e parë të tetorit, me një festë të madhe, të organizuar mirë, një festë që nuk është bërë ndonjëherë tjetër në këto anë. Kjo festë do të kthehet në traditë të përvitshme dhe, nëse këtë vit bëhet për rrugën, vitin tjetër do të bëhet për të tjera gjëra që do të vinë pas rrugës.

E ndërsa bisedojmë për punën që bëhet këto ditë në Curraj-Epër, për të ardhmen jo të largët turistike të tij, ndërhyn ime shoqe, Lavdija, që deri tani na kishte dëgjuar e heshtur:

“Zef, kemi zënë radhën, do të jemi klientët e parë të bujtinës “Vatnikaj”!

Natyrisht kjo ishte një shaka apo një gjysmëshaka që Zefit ia lbyri sytë. Si duket ajo kishte qëlluar në shenjë, për atë që Zefit nuk i fle mendja as ditë as natë, rindërtimin e shtëpisë në Curraj-Epër, pasi gjithë gëzim e emocion nxitoi të na ftojë: “Patjetër, është nderi im të vini”!…

Kështu me shaka apo me të vërtetë, pavarësisht se bujtina është ende në ëndërr, ne e “siguruam” që do të jemi klientët historikë në numrin 1 dhe 2 të regjistrit të bujtinës “Vatnikaj”!…Pastaj le të vinë të tjerë sa të duan!

Siç tregojnë bathët, nuk janë larg Pashkët. Shpresojmë dhe besojmë se dita kur do të jemi në Curraj-Epër do të jetë shumë e afërt!

 

Lista e Kontributorëve për Rrugën Curraj-Epër 

  1. Skender Perpepaj 1 000 000 Leke (te reja)
    2. Gjergj Prebibaj 100 000 Leke (te reja)
    3. Mhill Gecaj 100 000 Leke (te reja)
    4. Leke Vatnikaj 100 000 Leke (te reja)
    5. Vuksan Vat Vatnikaj 100 000 Leke (te reja)
    6. Lazer Pal Ukshini 1 000 Euro
    7. Anton Shan Prebibaj 100 000 Leke (te reja)
    8. Gjin Niklekaj 100 000 Leke (te reja)
    9. Lush Osmani 100 000 Leke (te reja)
    10. Kol Gjok Mrishaj 1 000 Dollar
    11. Fran Perbibaj 100 000 Leke (te reja)
    12.Gjin Pjeter Vatnikaj 100 000 Leke (te reja)
    13. Rakip Ahmetaj, atdhetar nga Prizreni i Kosoves

200 Euro
14. Djemt e Vat Mirashit e Prel Sejdis 4000 EURO
15. Klodjan, Edmond dhe Riketo Sokoli,

Nipat Vat Mirashit, 1000 Dollare.
16. Lazer Pjeter Vatnikaj150 000 Leke (te reja)
17. Nikolin Mark Vatnikaj 300 000 Leke (te reja)
18. Djemt e Mark Grimc Prebibaj 100 000 Leke (te reja)
19. Martin Lulash Gecaj 100 000 Leke (te reja)
20. Agron Lush Qokaj 100 000 Leke (te reja)
21. Petrit Qun Qokaj 100 000 Leke (te reja)
22. Nikoll Zef Qokaj me djem 100 000 Leke (te reja)
23. Lulzim Vuksan Ndrevataj 100 000 Leke (te reja)
24. Gasper Miter Prebibaj 5 000 Euro
25. Ndue Pjeter Gecaj 1 000 Euro

Informacion mbi llogaritë bankare për donacione:
Banka Kombëtare Tregtare BKT.
Emërtimi i llogarisë: Pashko Zhuje Gecaj
Pershkrimi i Veprimit: Kontribut për rrugën Curraj Epër.

Numri i llogarisë për monedhën

LEK: 411000568SAVAIDALLRX CIF: 411000568
IBAN: AL7920511313000568SAVAIDALLR

Numri i llogarisë për monedhën

EURO: 411000568SAVAIDEURRE
CIF:411000568
IBAN: AL1920511313000568SAVAIDEURR
SWIFT: NCBAALTX

Numri i llogarise për monedhën Dollar:

411000568SAVAIDUSDEV
CIF: 411000568
IBAN: AL2620511313000568SAVAIDUSDE
SWIFT: NCBAALTX

Falenderojmë të gjithë personat që kanë

kontribuar për realizimin e andrrës shekullore:

rrugë automobilistike Curraj Epër.

 

Share This Article
1 Comment
  • Sa mire qe e keni bere!Keni ndihmuar edhe te shkretin kryeminister,Edi Ramen,qe na paska ngel pa para,mbasi i ka shpenzuar te gjitha (edhe ato qe jane fituar nga kanabisi e tje.) duke paguar PPP,per te cilat i fle shpirti ,rehat.Hajde Shqiperi,hajde,kerkoni te shkoni edhe ne Europe.Po te ishte e vertete,se ekziston ai qe populli e quan “namuz”,te pakten ministri i “rrugeve”,(Gjiknuri),duhej te jepte doreheqjen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *