Rruga drejt “peshqve të mëdhenj”

DITA Online

 

Megjithëse ishte reklamuar janari si muaji i “gjuetisë” së peshqve të mëdhenj që do binin në rrjetën e drejtësisë, duket se shkurti është muaji i cili i ka dhënë startin kësaj nisme të paralajmëruar nga diplomacia ndërkombëtare në Tiranë.

Jemi në dy javët e para të këtij muaji dhe janë kryer në seri të paktën pesë operacione në një javë. Fillimisht duket se kanë qenë porositë e Kryeprokurores Arta Marku për vartësit e saj dhe me lëvizjet e kryera në rrethe, që të rihapnin të gjitha dosjet e mbyllura të ngjarjeve të bujshme dhe të vepronin, që i dhanë udhë operacioneve të forta të ditëve të fundit.

U nis me dosjen e tenderit të rrugës Elbasan-Gjinar e vitit 2009, pjesë e qeverisë “Berisha”, ku u arrestuan 2 ish-drejtorët e Rrugëve, Dashamir Xhika dhe Andi Toma, 2 zyrtarë dhe 3 biznesmenë të tjerë, e vijoi me tenderin Tiranë-Elbasan, me arrestimin për herë të dytë të ish-drejtorit Dashamir Xhika dhe dy vartësve të tij. Hetime po kryhen edhe ndaj ish-ministrit Edmond Haxhinasto. Kjo i hapi rrugë operacionit të abuzimit me tokat në plazhin e Ishmit dhe Gjirot të Lalëzit në Durrës, ku u arrestuan ish-kryekomunari dhe 3 zyrtarë për falsifikim dhe korrupsion.

Këtu përfshihen edhe operacionet e bujshme “Together” në Shkodër që zbuluan një bandë kriminale të atentateve me bomba të telekomanduara, me 3 të arrestuar dhe aksioni “Porosia”, në Elbasan, me 6 të arrestuar. Pa përmendur dosjen e CEZ, ku po hetohet edhe Shkëlzen Berisha, djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, ish-ministri Genc Ruli. Apo edhe rihapja dhe dërgimi në Gjykatë i dosjes së “Kurum”, që mbahej në sirtar dhe madje u bllokua duke iu hequr nga dora prokurores dhe kaluar në sektor tjetër në Prokurorinë e Elbasanit. Megjithatë në asnjë prej këtyre rasteve nuk mund të thuhet se bëhet fjalë për “peshq të mëdhenj”, por rruga e nisur dhe intensiteti i organeve ligjzbatuese duket se do të çojë drejt këtij “gjahu”.

Tenderi i rrugës Tiranë-Elbasan

Tenderi i rrugës Tiranë-Elbasan ka qenë një tjetër dosje e bujshme, për abuzimet e të cilës u arrestuan ish-drejtori i ARRSH-së dhe 2 vartës të tij, që Gjykata e Krimeve të Rënda i ka lënë në “arrest me burg”. Sipas denoncimit nga auditi i ministrisë dhe KLSH, dëmi llogaritet në 54 mln euro. U arrestuan ish-drejtori i LSI-së, Dashamir Xhika dhe përgjegjësit e zyrave, Aksel Qurduka dhe Albens Alite. Ata akuzohen për “shpërdorim të detyrës”, ndërsa kanë mohuar këtë vepër penale. Sipas prokurorisë, të dyshuarit kanë hedhur para nga buxheti i shtetit në këtë segment për punime ende të papërfunduara. Për këtë tender, Krimet e Rënda kanë njoftuar edhe hetimin e ish-ministrit të LSI, Edmond Haxhinasto, teksa ky i fundit e konsideroi një sulm të pastër politik.

Tenderi i rrugës Elbasan-Gjinar

E nisur pas tenderit të vitit 2008 dhe punimeve që startuan një vit më pas, kjo rrugë ende nuk ka përfunduar, edhe pse janë hedhur miliona. Dëmi llogaritet të paktën 5 miliardë lekë të vjetra. Për këtë rrugë u arrestuan ish-drejtori i Rrugëve në qeverinë “berisha”, Andi Toma, ish-drejtori deri pak muaj më parë i LSI, Dashamir Xhika, (dosja e dytë e tij), 2 zyrtarë të kolaudimit dhe 3 biznesmenë të firmave “Arifaj” dhe “Hysa”, që nuk kryen punimet dhe morën paratë. Gjykata e Elbasanit i la në burg të dyshuarit, duke mos liruar asnjë prej tyre. Në hetim të lirë janë edhe 6 kolaudues të ARRSH-së, që akuzohen po për shpërdorim detyre dhe një tjetër biznesmen.

Dosja e CEZ, hetimi i Berishës dhe Rulit

Rihapja e dosjes së skandalit të privatizimit të CEZ tek kompania çeke, ka kthyer në skenën e hetimit edhe emra publikë të njohur që mund të rrezikojnë çështje penale. I pari është Shkëlzen Berisha, djali i ish-kryeministrit Sali Berisha. Prokuroria e Tiranës e thiri dhe mori në pyetjejavën e kaluar për një orë në lidhje me dijeninë që Berisha kishte për çështjen dhe personin e dyshuar si të përfshirë në aferë, biznesmenin Nue Kalaj. Berisha mohoi përfshirjen e tij në këtë aferë, teksa e cilësoi një sulm politik. Pak ditë më parë, prokuroria ka thirrur për dëshmi edhe ish-ministrin e Ekonomisë, Genc Ruli, pasi në kohën e privatizimit të CEZ mbante këtë post.

Operacioni i tokave në plazhet e Durrësit

Abuzimet me tokat në bregdetin e lakmuar dhe zonën turistike të Gjirit të Lalëzit i kushton prangat ish-kryekomunarit të Ishmit dhe 3 zyrtarëve të tjerë. Prokuroria dhe Policia e Durrësit nisën aksionin për arrestimin e personave të përfshirë në korrupsion dhe falsifikime me pronat në zonat e Ishmit dhe Gjirin e Lalzit. U arrestua ish-kryetari i komunës Sulejman Ibrahimi, 50 vjeç, si dhe ish-zyrtarët Ornela Shëmlikaj, 24 vjeçe, sekretare arshivë-protokoll, Enver Shima, 68 vjeç, ish-përgjegjës i Zyrës së Bujqësisë dhe Shpresa Merdita, 48 vjeçe, ish-punonjëse e Zyrës së Urbanistikës, për akuzën falsifikim të dokumenteve. Kjo e fundit aktualisht ushtronte funksionin e avokates në qytetin bregdetar.  Ndaj katër të arrestuarve është dhënë edhe masa e arrestit me burg nga Gjykata e Durrësit. Burime policore thanë se të dyshuarit kanë falsifikuar titujt e pronësisë, duke përfituar në mënyrë të padrejtë dhjetëra hektarë tokë në bregdet. Skema është e njëjtë me atë të tokave në bregdetin e Spillesë, ku u arrestuan 11 zyrtarë dhe ish-zyrtarë të përfshirë, me abuzim në rreth 36 hektarë.

Tre gjyqtarët e Apelit Durrës

Pas dy mbledhjeve të dështuara, të premten Këshilli i Lartë i Drejtësisë pranoi të votonte për masë ndëshkuese 3 gjyqtarët e Apelit të Durrësit, duke i pezulluar për shkeljen e kryer për të cilën i akuzon Prokuroria e Krimeve të Rënda. Gjyqtarët Petrit Ceno, Kliton Spahiu dhe Petraq Dhimitri ishin shpëtuar nga kolegët e tyre në dy shkallë për t’u shkarkuar, por KLD më në fund pranoi masën. Prokuroria i ka marrë të pandehur dhe thotë se tre gjyqtarët dyshohet të kenë përfituar në mënyrë të paligjshme udhëtime jashtë vendit, madje në një rast edhe bileta, ku kanë ndjekur klasiken e futbollit në Spanjë, Real Madrid-Barcelona. Këtu përfshihen biletat e udhëtimit, akomodimet në hotele dhe shpenzime të tjera ekstra. Për këto përfitime, ata kanë dhënë një vendim civil në favor të biznesmenit Namik Sadiku, edhe ky nën hetim nga Krimet e Rënda.

Operacioni “Together” në Shkodër

Policia dhe Prokuroria zbardhën atentatin e 13 janarit në Shkodër, ku shpërthimi i bombës së telekomanduar në një motor la të plagosur rëndë objektivin e sulmit, biznesmenin Lulzim Kulla dhe 7 qytetarë që po kalonin në rrugë në ato momente. Operacioni u kodua “Together” çoi në pranga 3 persona nga Elbasani, Endri Çopja, 29 vjeç, Argel Lulaj, 31 vjeç dhe Serxho Teta, 24 vjeç, ky për kundërshtim të policisë në aksion. RENEA zbuloi bazën e tyre në afërsi të tregut Agro-Ushqimor në Elbasan, ku bastisi banesën dhe zbuloi prova materiale. Ky grup dyshohet se blinte sasi eksplozivi dhe më pas i montonte nëpër motorë dhe makina, duke i aktivizuar në distancë dhe realizuar atentatet e paguara. Gjithashtu po hetohet edhe për kryerjen e ngjarjeve të tjera kriminale.

Operacioni “Porosia” në Elbasan

Ngjarjet kriminale që kanë tronditur qytetin e Elbasanit vitet e fundit kanë sjellë edhe blindimin e tij me forca të shumta policie. Derisa mbrëmjen e së mërkurës, fill pas analizës vjetore të prokurorisë, ku mori pjesë edhe Arta Marku dhe pak minuta pas atentatit ndaj një pronari servisi që dyshohet se kishte lidhje me fisin Çapja, uniformat blu dhe specialet e RENEA-s dhe FNSH-të bastisën dhjetëra banesa. Operacioni “Porosia” u realizua me ndihmën e një agjenti të infiltruar që porosiste eksploziv dhe drogë. Në pranga ranë Geraldo Yzeirllari, 20 vjeç, Kristi Maxhari, 21 vjeç, Kristian Petani, 22 vjeç, Edmond Abazi, 39 vjeç, Ergest Lipo, 23 vjeç, banues në Pogradec dhe Gazmor Kokla, 39 vjeç, banues në Gramsh. Në banesa iu gjetën 82 kallëpe tritoli, 400 fishekë dhe 1,5 kg hashash, 1 armë zjarri automatike, 1 pushkë, 3 automjete, 15 celularë, si dhe sasi e konsiderueshme lekësh. Në kërkim u shpall E.H., 20 vjeç, banues në Pogradec.

a.s/dita

Share This Article
16 Comments
  • Vetingu perfundoje me sukses .
    Hajdutat e pa pune qe nuk paguan dritat
    tashme jane ne burg .

    Gjuetia per te kapur peshkun e madh ,
    do te perfundoje me sukses
    ne kapjen e hajdutave te PULAVE .

    sI SKANE turp qe vazhdojne me keto
    idiotizma ……………………

    asgje ska per te ndodhur ,
    teater …………………………….. pa Leka

    Thjatro ballistash – Thjatro nastradinesh .

  • ‘Pordhe,pordhe moj Dervishe
    pordhe veshet na gervishte
    ti me mire te kishe dhjere
    Veshet mos na kishe òjerre”

    ‘TRE MOSKETJERET’ BE NA ME-Berisha-Nano-Meta si e kane shendene qe ndiqen nga pas nga 1 milion alabake si dhelpra pas koqeve te dashit?????

  • Mè jini bèrè si teto Ollga, iu paça rixha,

    nè mos njèri, tjetri, Melkèn do ma marrè, kèndonte ajo.
    Nè mos janari, shkurti do ti zèrè, kèndoni ju.
    Shtyp investigues? Shtyp hulumtues? Shtyp profesionist?
    Jo, jo. Janè postierèt e teto Ollgès, janè ata qè ecin sikur kanè gèlltitur okllainè.
    Kursejani vetes kèto artikuj kot. Nèse nuk kini diçka pèr tè thènè, botoni fotografitè e Arminès nè plazhet e Karaibeve.
    Tè tjerat, le tua besojmè Arta Markut. Shpresojmè, qè ajo tè mos deziluzionoje prirshmèrite e shqiptarève dhe tè mos pèrfundojè si dordolec, siç bèri paraardhèsi i saj.

  • Deti i korrupsionit shqiptar eshte i mbushur me peshkaqene, ju merreni me peshqit e medhenj. Po nuk u gjuajt Peshkaqeni i Trustit te Geshtenjave te Tropojes, rezultati do te jete 0000000000000000000000000…

  • Ketu “Peshq te medhenj” qenkan vetem kundershtaret e Edi Rames qe ka 5 vjet ne pushtet. Keto 5 vjet ketu as 5 lek nuk eshte vjedh… Shqiperia eshte shembull korrupsioni prej qeverisjes para 5 vitesh. Shqiperia kampion trafiku droge prej 5 viteve me pare. Shqiperia me varferi te shtuar dhe me rritje te Borxhit publik, vetem nga qeveria e para 5 viteve…
    Ore shkruani vetem per militante ju apo shkruani vetem per vehte. Bla bla bla para pasqyres me vehte. Se keto perralla me “Peshq te medhenj” nuk ka njeri ti haje sa kohe sheh Peshkaqenet e qeverise Rama tuj vjedh prej 5 vjetesh.

  • Mendoj se eshte e pamundur qe keto peshq te vegjel, te kene vepruar pa lejen e me te medhenjve! Detyra juaj eshte te skanoni tere punet e kryer nga keta delenxhinj, qe te dale e verteta, e cila, per hir te se vertetes nuk eshte e veshtire te dale ne drite. Duhet thjeshte kembengulje dhe vizion per ta zgjidhur!

  • Urime ne radhe te pare zotit LU ambasadorit te U.S.A.dhe zonjes Vllahutin dhe prokurores te popullit SHqiptar zonjes Arta Marku e cila ne nji moment teper te veshtire, mori persiper nji detyre shume te veshtire ,ku me mbeshtetjen e “Amerikes dhe te Europes ,te kryeje nje operacin ne drejtesi ,fillimi I mbare gjysma e punes,ati qe I preket interesi ,ti vihen hekurat dhe te shkoje ne burgun e “RECIT”te SHkodres -Loce boll me telenovelat e Sali -Berishes,se popullit I ka hyre “thika”ne palce prej kesaj mostre dhe po e vuan gjithe jeten.

  • Perkthyesi @…………..Jam dakort me komentin tuaj , Respekte .Pamvaresisht qe popullit i ka ardhe ne maje te hundes ,nga vjedhjet ,korrupsionet e keti tranzicioni post komunist ,meteda e Zonjes Kryepr Marku eshte brilante ,keta drejtore rrugesh , hajdute qe kane perlare miliona ne Euro ,mos kujtoni se i kane perlare vetem per vehten e tyre ,por jane dhene ministrave e natyrisht ,ka shkuar edhe gjoba tek kryeministri . Nuk ka diskutim Pamvaresisht jane te LSI ,ne kohe te ndryshme ,por ne tave pervec qe jane Saliu kur ka qene kryeminister dhe keto 5 vitet e fundit ka qene Rama kryeminister . Jane kapur gafil , kujtuan se keshtu do vazhdonte korrupsioni dhe vjedhjet ,por tani eshte teper vone ,dhe keta drejtoret ,do i nxjerin xhevairet ,ku do dali ministri e me pas kryeministrat . Pse harroni aq shpejt o popull ,akoma nuk e njoftet mafjen si ka vepruar keto 26 vite . Prandaj Perkthyesi ka te drejte .Mos harroni dhe leket qe FBI ,ja ka nxjerre ne te gjitha bankat e botes ,pa haruar edhe te kapurit e droges nga perendimoret dhe jane te protokolluara dhe jane treguar peshqit e medhenj nga te kapurit transportues se drogave ,qe kane qene me rroge . Balenat , peshkaqenet e peshqit e medhenj ,skane nga tja mbajne ,u treguan fshatare budallenj nga babezia ,e mjafton te besh nje shetitje fare pa investime ne bregdetin tone te bukur , dhurate e Zotit ,ku mafja e ka shkateruar pa kriter ,duke hedhur beton e tj .Do dalin xhevaire .ku eshte vjedhur toka e pronareve private edhe po aq me keq edhe trojet shteterore ,ku nuk i takon vetem mafjes ,por gjithe popullit ane e mbane shqiperise . Tani eshte teper vone te pagohet qofte dhe me cmim qesharak toka ,,nuk ka kohe per te pasur nje fature qofte me cmim qesharak ,teknikisht nuk behet ,dhe fshataret e mafjes jane kapur gafil ??? , .
    Vettingun mos e harroni ,po e ben me kembengullje Amerika dhe BE ,per kete te jeni te qete dhe optimiste ,se te ishte per ne kokpalaret dele qorre keta pashallaret me mentalitet fshataresh , do ishin sheiket ne shekuj kurse ne populli dhe pronaret reale , skllever te mafjes shteterore . . Prandaj ti themi Amerikes dhe Be faleminderit ,dhe zoti i bekofte per jete te jeteve ,per ndihmen qe po na japin dhe per te vene ne shina te drejta ,shtetin ligjor ,ku eshte shume i domosdoshem per popullin ne ekstrem te vuajtur .Nderime ,e faleminderit gazetes Dita per dhenien e komenteve tona , Respekt .

  • T’iu tham te drejten kam zan peshkaqen po cfare,ai ishte as sa nji meter.E holla ne dete.Perserita ne raste te tjera gjuetie.Perseri zura peshkaqen po keto ishin si cironka.
    Lereni peshkun ne qetesin e vet dhe kapni “dinosaur” e “cantaure” me trup,kembe e ftyre njeriut.Duke filluar me rruspull nga famija Albania Piteku te tipit Vicidolius.
    Vetem me kete kapje do i besojme qe rreforma asht futur ne hullin e vet.

  • perkthyesi
    Mos u deliziono!
    Sa per kujtes!!!
    Une nuk e pranova simbizen me bisnesmenin qe me afroi ortakellin.
    D.V. Sali Rame Berisha
    Kryetar qeverise ne lufte korrupsionit tue tund numrin e telefonit gjithe popullit.

  • Z. Troplini! Respekte per mendimet dhe arsyetimet e tua te sakta dhe qytetare, ne vijimesi, ne portal. Fatkeqesisht edhe pse pak opinione objektive dhe te sakta nga komentuesit per ceshtje qe shqetesojne shoqerine tone( nje pjese e mire mbrojne te keqen, si te blere ose militante te verber qe jane) vlera e tyre eshte shume e madhe pasi ben nul mjegullen dhe pseudoargumentat e opinioneve te kompromentuara apo te paguara.

  • Mendime me fakte

    PESHQ TE MEDHENJ APO KUCEDRA TE KRIMIT !?

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Dosje e dosje …. e dosje permbi dosje

    Saimir Tahiri dhe dosja e tij qe po krijohet, zgjerohet jane bere kryefjala e politikes dhe medias shqiptare.
    Jane me qindra e qindra dosje te tjera shume me te renda qe shkojne deri ne kufijte e Hages.
    Jane dosje te renda qe shkojne deri ne shkelje ligjesh e konventash nderkombetare perfshi edhe ate te Gjeneves, deri ne kontrabande armesh e nafte per regjime terrori shteteror e genocidi si ai i Milloshevicit dhe i Ruandes me mbi nje milione viktima te viteve 1994- 1996!
    Dosje urdherash per perdorim Lendesh Helmuese Luftarake, LHL, e zhdukjeje ne mase si Napalmi kunder popullisese civile ne 97 me mbi 10 mije viktima te pafajshme , dosje si ajo e Gerdecit me mbi 26 te vrare e qindra te plagosur !
    Dosje si e Otrantos me mbi 60 viktima perfshi edhe femije e gra shtatezena qe perfunduan ne fundin e detit te human trafikut po aq ne mos edhe me i rrezikshem se narkotrafiku!
    Dosje narkotrafiku qeveritar te vertetetuara nga Republika e Lazaratit!
    Dosja e tokave te helmatisura te Porto Palermos te Argita, Shkelzen e Sali Fazlicit me vlere prej mbi 100 milione dollaresh investim i munguar
    Dosje kusarie me vlere gjysem miliarde dollaresh te Autostrades se Kusariese se Kombit nga Sali Berisha, Lulezim Basha e banda e tyre e kusareve,
    Dosja e plackitjes se arit dhe thesarit te Shtetit Shqiptar dhe 700 mije euro vetem nje faqe blloku me ze e me figure qe e ka pare gjithe Bota te Like Floririt
    Dosja e tradhetise kombetare dhe Atdheshitjes se Sali Berishes, Lulezim Bashes, Arben Imamit… me vlere multimilardeshe gazi e nafte me vendim te pakonstestueshem e perfundimtar, me vendim unanim te Gjykates Kushtetuese te Republikes se Shqiperise qe nuk u hap kurre dhe nuk u hetua kurre nga drejetsia e kapur nga Slai Berisha.
    Te gjithe shqiptaret e nderkombetaret flasin per “peshq te medhenj” te krimit kur para syve tane si ne Shqiperi edhe ne Kosove, si ne Maqedoni edhe ne Mal i Zi, e deri edhe ne Luginen e Presheves shohim e degjojme per korrupsion e vjedhje masive te djerses e mundit te shqiptareve nga politikanet shqiptare.

    Vidh miliona behesh milioner !

    Behet fjale per balena , per kucedra e dinosaure kusarie me ze e me figure, me dugaja e me saraje , me kala e vila multimilioneshe ne Gjirin e Lalezit e ne Farke, ne Shengjin e ne Vlore, ne Sarande e ne Velipoje, ne Ulqin e ne Kodren e Trimave , ne Oher e deri ne Dubai….
    Cfare peshqish te medhenj!?
    Behet fjale per kucedra te pangime me gjak e djerse shqiptaresh, me plackitje e padrejtesi pa fund qe kane krijuar nje hendek sa kanionet e Drinit midis nje populli te tere dhe nje grushti kriminelash me kollare e kemisha blu por pa asnje skrupull e frike nga ligji, te cilit ia kane mbyllur syte para ,krimeve te tyre dhe vendosur lupen per nje rrenje kanabis apo qindarka te vjedhur.
    Kesaj i thone vjedh qindarka e perfundon ne burg.
    Vjedh nje shtet e popull te tere e behesh multimilioner, kuceder qe sa me shume djerse e gjak shqiptari thith aq me shume i shtohet oreksi.
    Eshte nje gare midis ketyre kucedrave se kush grabit e vjedh, kush vret e pret e me shume , duke vrare se pari atdheun e kombin e vet .
    Cfare jane Shullazet e Prengat, Roshet e Berishat, Ismailet e Altin Dardhat para Sali Berishes e Lulezim Bashes, Fatmir Mediut e Ilir Metes, para Genc Pollos e Genc Rulit, para Monikes dhe Argites, para Shkelzenit e Fullanit !?
    Cironka!? Sherbetore me ose pa pagese per qerim hesapesh midis kucedrave te krimit politik e juridik, mediatik e jetik.
    Pikerisht keto kucedra kryekusare e kryekriminele pikerisht keta kryehajdute me ne krye Il Capo dei Capi Sali Baben e Lulezim Bashen, Fatmir Mediun e Ridvan Boden, Aleksander Frangajn qe nga nje karrocier perfundoi ne Cifligarin e latifondistin me te madh te Golemit ne saje te sherbimeve dhe reklamave te Klanit te tij per politiken e korruptuar.
    Jane pikerisht keto kucedra qe tundin nate e dite e japin leksione per dekriminalizimin deri edhe ne Washington e Bruksel.

    Kur kryehajdutet cirren kapeni hajdutin!

    Kryekriminelet me ze e me figure faqe shqiptareve e mbare Botes na bejne predikuesin dhe mesuesin, lektorin e profesorin e dekriminalizimit.
    Nuk behet fjale as per kriminele e as per kryekriminele ordinere,
    Behet fjale per kryekriminele ne krye te politikes shqiptare tash e 27 vjet .
    Behet fjale per kryekriminele ala Luigj i 14-te “Ligji jam une”
    Te gjtihe flasin per gjyqtare e kryegjyqtare, prokurore e kryeprokurore, per police e kryepolice te korruptuar e sherbetore krimi.
    Po nga na erdhen e si erdhen ata ne ato pozita!?
    Kush i emeroi e si i emeroi ata ne kycet e drejtesise dhe ligjzbatimit te tij.
    Kush konkuroi dhe kush fitoi.
    Konkuruan shume, shume.
    Fituan ata qe paguan me shume.
    Ka fakte pa fund se shume prokurore e gjyqtare kane fituar vendet qe kane ne baze te parimit ” kush paguan me shume” Keshillit te Larte te Drejtesise” qe kryesohet nga Presidenti i Republikes.
    Po Presidentet si u zgjodhen !?
    Te pakten dy presidentet e parafundit jane zgjedhur me vota deputetesh te blera deri ne 250 000 euro secili, me vota te trafikuara !
    Te pakten 300 gjyqtare e prokurore jane emeruar e graduar kundrejt pagesave prej 50 000 deri ne 500 000 euro sipas peshes se karrikes.

    Kush paguan me shume !

    Kur shitet e blihet posti i Presidenti te Republikes, kur shitet e blihet, vidhet vota e deputetit e per pasoje edhe deri tek kryeministri qe u be mode sidomos pas 26 majit 1996 merreni me mend se cka ndodhe me cdo karrike te atij shteti qe nga pastruesi e deri tek ministri !
    Politika eshte bere rruga dhe mjeti kryesor i pasurimit te shpejte edhe me shpejt se me narkotrafik, se me human trafik se me asnje lloj krimi tjeter.
    E keshtu krimi pjell krimin
    Pse !?
    Ku i ka marre parat prokurori ose gjykatesi, ose mesuesi, ose infermieri, ose mjeku ose…. kushdo per paguar ato shuma!?
    Si do ti rifitoje ato harxhime marramendese !
    Sigurisht duke shitur ligjin, drejtesine, mesuesine, shendetesine… jeten e popullit.
    Keshtu eshte krijuar xhironi i kusarise dhe krimit !
    Ndaj cdo reforme ne cfareolloj fushe te jetes ne Shqiperi nuk do te jete as e plote, as efektive, as a sukseshme po nuk e keput ky xhiron kryekrimi e korrupsioni, duke filluar nga politika fillimisht.
    Asnje Veting, asnje reforme nuk do te jete as e zbatueshme e aq me pak e sukseseshme pa jetesuar se pari Vetingun ne politiken shqiptare.
    Aty jane kucedrat e krimit dhe korrupsionit!
    Te tjerat shkojne deri tek peshkaqeni ose tuna jo me tej !
    Populli sheh e ndjen ne kurrizin e shpirtin e vet pasojat e krimeve te tyre pa fund kur i vjen thika te palca.
    Por kriminelet nuk kane skrupuj, nuk kane moral, nuk kane shpirt.

    Ne emer te popullit…!?

    Gjithe diten e naten flasin ne emrin e popullit .
    Gjithe gjykatesit e japin vendimet ne emer te popullit !
    Te gjitha poshtersite kunder popullit behen ne emer te popullit perderisa ky apo cilido popull do te votoje e mbeshtese politikane te tille kriminele!
    Ne mbare boten demokratike vendimet merren e jepen ne emer te popullit e per popullin.
    Por edhe kryekriminelet vrasin e presin, drogojne e tregtojne, shperdorojne e gjakosin popullin ne emer te popullit
    A ka ku te shkoje me tej cinizmi dhe krimi. Krim ndaj popullit ne emer te popullit!
    Krimi ndaj Atdheut te vet duke rrenuar, shitur Atdheun e vet haptazi.
    Institucionii me i larte i Drejtesise ne Shqiperi eshte Gjykata Kushtetuese!
    Gjykata Kushtetuese jep vendim anonim kunder atdheshitjes nga kryeatdheshitesi Sali Berisha per ceshtjen e Otrantos.
    Cfare ndodhe !?
    Pas 8 vjetesh ish- kryeministri Sali Berisha merr guximin te akuzoje e shpife kunder Gjykates Kushtetuese te emeruar nga maxhoranca e vet ai per shitblerje te saj !?
    Kryeprokurori Adriatik Palla qe ka detyre paresore mbrojtjen e zbatimin e kushtetutes se Shqiperise jo vetem hesht , por ben telallin e tij e te Lulezim Bashes.

    Bashkejetesa perfekte politike- krim !

    Bashke me kamikazet e Berishes ala Besim Hajdarmataj dhe prokruroren e Matit qe mbyll dosjen e CEZ-it kunder emeruesve te tij me kontrate.
    Ne vend te beje kryeavokatin e Shtetit Shqiptar ben kryeavokatin e krimit dhe Garden Pretoriane te politikes kriminale e atdheshitese te Sali Floririt dhe bandes se tyre te gangsteresve.
    Sali Berisha ben publike videot e prokurorit dhe kryeprokurorit te Lalles, Hajdarmataj per nje operacion kunder narkotrafikut duke e deshtuar ate.
    Kryeprokuhori Adriatik Lalla eshte i zene me pergatitjen e deklaratave ala PD lidhur me Saimir Tahirin ne vend te urdheronte arrestimin e menjehershem te vartesve te tij dhe Sali Berishes per shperdorim detyre dhe sabotimin e aksionit te policise.
    Shihni simbiozen, bashkejetesn perfekte midis krimit politik dhe juridik deri ku ka arritur !?
    Ne vend te beje kryeprokurorin, kryeavokatin e shtetit qe e paguan dhe ruan ben kryeprokuhorin e krimit dhe Garden Pretoriane te Bandes se Gangstereve dhe “kesaj Mafia qe ka dale krejt jashte kontrollit” te Kucedres se Vicidolit dhe Balenave te megakrimit megakorrupsionit te tyre !

    Veting nje minute e me pare !

    Jo vetem kaq por menjehere mbas mbylljes se Dosjes se CEZ-it gradon dhe transferon me ngritje ne detyre nga Burreli ne Tirane te prokuhores se kesaj Mafia vrastare e kusare.
    A ka ku te shkoje me lidhja, bashkepunimi, bashkejetesa midis politikes, antidrejtesise dhe krimit flagrant me vlera multimlioneshe te Sali Berishes, Ilir Metes dhe bandes se tyre te gangstereve !?
    Gjithe kjo bande gangsteresh politike e juridike, mediatike e familjare, e gjithe kjo Mafia kucedrash krimi jo vetem sjhqiptare eshte kapluar nga tmerri dhe paniku i Vetingut dhe Reformes ne Drejtesi e kan kthyer ceshtjen Tahiri ne flamurin e reckosur , ne fijen e kashtes per te shpetuar cfare mund te shpetojne prej gjemise se tyre te krimit qe po e do te mbytet nga dallget e Uraganit Veting qe me ne fund filloi nga veprimi.
    Nuk dua aspak te bej avokatin e Saimir Tahirit dhe te askujt tjeter. Nuk ve doren ne zjarr per asnje politikan shqiptar… Secili mban pergjegjesi per veprimet apo mosveprimet e tij.
    Por cdo person eshte dhe supozohet te jete i pafajshem derisa fajesia e tij te provohet nga gjykata ligjore. Kjo eshte drejtesia! Askush nuk ka te drejte te beje gjykatesin aq me pak krygjykatesin suprem per cilindo qofte. Aq me pak dikush si Sali Berisha qe permend ore e cast kusherinjte e tij te peste apo te dhjete, kur pjella e tij politike dhe biologjike jane perfolur dhe hetuar deri edhe nga Komisione Ligjore te Kuvendit te Shqiperise per afera korruptive multimiloneshe, aq me pak kryekusari i 250 milione eurove te Autostrades se Kombit Lulezim Basha, qe shpetoi nga burgu i garantuar me procedura e raporte mjekesore fallco …. !!!
    Ndaj vetingu eshte nje urgjence kombetare!
    Pa Vetingun dhe zbatimin e Reformes ne Drejtesi, nje minute e me pare, asnje reforme e veting tjeter nuk do te kete sukses.
    Veting nje minute e me pare!
    Vraponi burra e gra , shqiptare e nderkombetare!
    Nuk ka kohe me prite!
    Sot, neser eshte e mund te jete teper vone !
    Vraponi burra nuk me prit eshte edhe Kushtrimi i Himnit tone Kombetar!
    Eshte thirrja e Shqiperise dhe kombit per ti prere te gjtiha kokat kesaj kucedre qe ka pllakosur Shqiperine e shqiptaret ! Sot!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *