Taksia përplas motorçikletën, dy të plagosur, njëri në gjendje të rëndë

Rovena Cerka

Dy persona kanë mbetur të palgosur, një prej tyre në gjendje të rëndë, si pasojë e një aksidenti automobilistik. Ngjarja e rëndë mësohet se ketë ndodhur në “Rrugën e Durrësit” në Tiranë, mbrëmjen e së martës.

Mësohet se një automjet që shërben si taksi është përplasur me një motoçikletë dhe për pasojë janë plagosur të dy personat që ndodhshin në këtë të fundit.

Ata janë dërguar në spital ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërkohë që mësohet se një prej tyre ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, por paraprakisht raportohet se shkak për këtë përplasje është bërë shpejtësia e lartë me të cilën udhëtonin mjetet.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *