Arrestimi i 32 personave gjatë operacionit “Rruga e Gabuar” ka bërë që Ambasada e Shteteve të Bashkuara të përgëzojë Policinë e Shtetit dhe zyrën e Prokurorisë së Krimeve të Rënda për suksesin e arritur.
Gjatë operacionit u zbulua se prej të arrestuarve ndihmoheshin edhe persona me precedent penal për të kaluar kufirin drejt shteteve të ndryshme.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ambasada e SHBA-së, ka shprehur qëndrimin e saj ndaj Policisë së Shtetit:
“Ambasada e Shteteve të Bashkuara përgëzon Policinë e Shtetit dhe zyrën e Prokurorisë së Krimeve të Rënda për suksesin e operacionit “Rruga e Gabuar” të shtunën e kaluar, i cili solli arrestimin e 32 qytetarëve shqiptarë të përfshirë në kalimin e paligjshëm të njerëzve përtej kufirit dhe prodhimin e dokumenteve të falsifikuara.
Përfshirja e Shërbimit të Sigurisë Diplomatike (DSS), dega e zbatimit të ligjit e Departamentit të Shtetit, tregoi mbështetjen tonë për luftën ndaj rrjeteve ndërkombëtare të krimit të organizuar.
Shërbimi i Sigurisë Diplomatike është i angazhuar për të bashkëpunuar për hetimet penale me Policinë e Shtetit dhe zyrën e Prokurorisë, me qëllim shkatërrimin dhe çmontimin e këtyre rrjeteve”
f.h/dita

Amerika tu jape pasaporte amerikane gjyqtareve qe te mos guxoje kush nga bota e krimit te intimidoje ata, pastaj le te bejne punen te qete