Rruga e ibretit në Vlorë

redaktor

Dërguar me SMS

Në numrin e redaksisë

E nderuar Dita! Këtu në Vlorë, që mbi 6 muaj, në rrugën “Ali Demi” kanë filluar punimet për përshtatjen e saj me dy korsi. Njëra nga këto do të jetë për urgjencat spitalore (ambulancat). Rruga fillon pranë zyrave të bashkisë dhe mbaron te spitali i qytetit. Është e gjatë pak a shumë 200 m. Punimet kanë filluar që në kohën e merhumit Shpëtim Gjika, që s’e kishte mendjen për të punuar, por për të mbuluar zullumet e tij të pista. Por edhe ekipi i ri me Dritan Lelin në krye, për kiamet se i hapin dritaret dhe të shikojnë punimet për ibret dhe zvarritjet skandaloze që bëhen aty para hundës së tyre 10-15 m larg bashkisë. Për 200 ditë punë i bie që firma zbatuese e punimeve t’i kishte përfunduar qoftë edhe duke punuar 1 m. në ditë [200 ditë (mbi 6 muaj) : 200 m = 1 m/ditë]. Çfarë bëjnë gjithë ditën e ditës qindra zyrtarë burokratë të bashkisë? Si i justifikojnë pagat e majme që marrin nga djersa e popullit, i cili sfilitet dhe rrezikon përditë në atë rrugë të shkatërruar? Kurse populli fakir pyet: kur do përfundojë kjo “autostradë” e shkretë? Përshëndetje nga Vlonjati.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *