Rruga e Kombit/ Gjithçka gati për të nisur taksimin të hënën

Leda Hysa

Dita e hënë (17 shtator) do të shënojë hyrjen në fuqi të tarifës për qarkullimin në Rrugën e kombit.

Kompania që ka marrë me koncension shërbimin, ka zgjeruar në 10 sportele pikën e pagesës dhe tashmë është në fazën e testimit të sistemeve dhe kolaudimit  të pistave.

“Çdo gjë ka përfunduar, çdo gjë është gati. Thjesht tani po bëhen kolaudimet e pistave”, është shprehur inxhinieri Klajdi Gorea.

Siç është bërë e ditur, banorët e qarkut Kukës do të përfitojnë nga një skemë lehtësuese.

Dy pista janë dedikuar për mjetet  e këtij qarku. Pista e parë në sensin Kukës-Tiranë dhe  tjetra në kthim.

Drejtuesit e mjeteve nga ky qark duhet të kujdesen më parë për të zgjedhur pistën e dedikuar për ta.

Në sportel do të behet verifikimi i targës dhe ata do të përfitojnë tarifën e reduktuar prej 100 lekësh me TVSH, si në këtë shembull.

Çdo mjet që i korrespondon qarkut Kukës, çdo targë e secilit mjet është futur në sistem dhe çdo banor do të verifikohet dhe normalisht që do të paguajë tarifën e reduktuar”, tha Goga.

Për të eliminuar kostot për banorët, pjesë e skemës janë edhe 11 linja të transportit interurban që janë lincesuar në qark.

Inxhinier pranë firmës koncensionare, thotë se veç përgatitjeve teknike, rëndësi e veçantë i është kushtuar trajnimit të operatorëve dhe punonjësve të mirëmbajtjes të cilët janë të gjithë nga qarku Kukës.

“Bëhet trajnimi si i operatorëve por dhe stafit të mirëmbajtjes që do të mirëmbajnë komplet pistat. “

Tarifat bazë janë për motorin 2.5 euro, veturë 5 euro, autobusë dhe kamionçina 11.2 euro, kamionët e mesëm 16.2 euro dhe kamionët e rëndë 22.5 euro.

Përdoruesit e shpeshtë të kësaj rruge do të përfitojnë reduktime të ndjeshme të tarifës.

Sipas përllogaritjeve, gjatë një dite në “Rrugën e Kombit” lëvizin rreth 5.000 automjete.

Kompania ka vënë në dispozicion të qytetarëve numrin e telefonit 0800 0400 ku mund të telefonojnë falas për çdo pyetje e paqartësi./ oranews

l.h/ dita

Share This Article
9 Comments
  • Tarifat e taksimit jane teper te larta per shqiptaret. Mendoj qe taksim per Rrugen e Kombit duhet te kete, por ajo duhet te jete me e ulet. Prandaj do perkrahi cdo kundershtim nga ana e qytetareve, me kusht qe ajo te jete paqesore.

  • Taksimi i rruges se kombit eshte i drejte dhe i domosdoshe.Kushe te doje ta pranoi,kushe nuk do ne te semes shkoft.Po shkojme drejte europes dhe do pranojme si eshte europa.Nuk ka rruge ne bote pa u taksuar.

  • Kjo eshte qesharake.Psh ne itali Milano duhet te paguaje me pak se Bologna.Hajde shtet funksjonal albanez hajde!disa te nenes disa te njerkes.Kuksjanet paguajne me pak se mirditoret.Pse?jane mirditoret me te keqinj?cili eshte ai idjot qe mund ta argumentoje kete lloj pagese pa folur ketu qe per kete rruge po paguhet per hajdutet politikane te kombit qe e vodhen nje here.Sigurisht qe paguhet ne bote kudo por atje ka shtet ne krahasim me shqiperine qe nuk ekziston fare.

  • Komentuesi @……
    E paske pare europen ,apo te paska pare ajo ty . Gjermania ne te gjitha autostradat eshte pa lek . Por edhe shtetet e tjera ne europe ,jane shume me lire .Pataj edhe nje gje ta mesosh , me qe permend europen . Me kete cmim ,ke te drejte per te udhetuar me qindra km dhe per kohen nje jave . Kurse keta bandillet e tu ,e kane bere vetem per nje kalim ??. Por mos arroh ,vetem autostrade nuk eshte kjo .Autostrade quhet kur gjate gjithe kohes (eshte e llogaritur te ecesh me 130 km ne ore ,kurse ketu thyen turinjte edhe me 40 km ne ore, ne shume vende . Dhe mos u justifiko me relievin ,se ka bota dhe europa plot male ,por ecet pa merak . Bile nuk duhet te quhet autostrade ,dhe per nje te huaj , qe se ka haberin fare , shikon shenjen autostrade dhe mund ti mari edhe jeten .,pa te permendur ,dhe rrugen e emergjences qe nuk egziston fare . Lere partine e PPSH .Shqiptaret jane te varfer ,per kete cmim .Pa te permendur dhe cilesine e karburantit qe eshte e pa pranueshme ,kurse per cmimin eshte nga me te shtrenjtet ne europe e ne bote. . Dhe fitimi eshte dy fish,vidhet dyhere .Te zgjuarit e tu qe po i mbron , si gjithmone zgjedhin abuzimin , vjedhjen e popullit ,ku ne kete rast ne fjale mungon abonimi ,qe do te thote 1 Javore , mujore ,tre mujore ,gjasht mujore nent mujore dhe nje vjecare ,po te bezdis o komentuesi partise ,dhe mesoje keshtu e ka Europa. ,Europa o komentues ka rruge dytesore ,mos e harro ,me qe e ke pare Europen ..Prandaj o komentues i partise PPSH..?????Duhet prape populli i neperkembur ,duhet tja thyejn barakat e hajdurerise prap ,ketyre hajduteve te pa shpirt ,qe rreckosin kete popull te varfer.

  • Po perse vetem Rruga e Kombit.
    Edhe ne kemi votuar per kete qeveri.
    Duam edhe ne t’i kemi rruget me pagese.
    Ose beni gjithe rruget e Shqiperise me tarife kalimi ose do te bashkohemi te gjithe me PD dhe pastaj te shohim se si del llogaria.
    Nuk ka pse t’i trajtoni ca te nenes dhe ca te njerkes.

  • Po he qe thoni juve Edi Trapi vazhdon Politiken e Erdoganit edhe te Xha Sales. Se me thene te drejten edhe Edi Trapi e pine ndonje here poshte krevatit me Xha Salen. Kurse disa Komunista tek Dita Brohorasin “Ole Sa Mire Vuri Edi Taxa” Po mire mor Der Prej Deresh a dini ju kujta ja vuri? Po vetes juve mo gomera. Ore eke inat thuaj hakun jo o te bekuar donit “Pederas Tarasin” tju jepte Sallamin 1 here be muaj me Tollona, edhe u more gomera bertisni “Parti Enver, me nder Tajaren Ma Lero Njehere” Ahhhhh e Mjera Shqiperi per keta dera qe ke lindur:(

  • Po he qe thoni juve Edi Trapi vazhdon Politiken e Erdoganit edhe te Xha Sales. Se me thene te drejten edhe Edi Trapi e pine ndonje here poshte krevatit me Xha Salen. Kurse disa Komunista tek Dita Brohorasin “Ole Sa Mire Vuri Edi Taxa” Po mire mor Der Prej Deresh a dini ju kujta ja vuri? Po vetes juve mo gomera. Ore eke inat thuaj hakun jo o te bekuar donit “Pederas Tarasin” tju jepte Sallamin 1 here be muaj me Tollona, edhe u more gomera bertisni “Parti Enver, me nder Tajaren Ma Lero Njehere” Ahhhhh e Mjera Shqiperi per keta dera qe ke lindur:(

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *