Rruga e Kombit me koncesion, në pranverë tenderi për mirëmbajtjen

anazapta

Rruga e Kombit pas disa muajsh do të bëhet me pagesë për kalimtarët me automjete. Qeveria ka vendosur të nisë procesin e tenderimit për dhënien me koncesion të mirëmbajtjes së Durrës-Kukës.  “Jemi në fazën e përgatitjes së modelit se si do të jepet me koncesion kjo rrugë. Një investim i tillë i jashtëzakonshëm që ka bërë shteti shqiptar, qytetarët e këtij vendi, duhet të mirëmbahet si sytë e ballit, në mënyrë që të mos degradojë, por përkundrazi të kthehet investimi. Nga fundi i pranverës, fillimi i verës ne ta tenderojmë këtë si koncesion”, tha ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto. Rruga Durrës-Kukës, ndonëse është një nga investimet më të kushtueshme në vend, përballet me probleme sa i takon cilësisë dhe standardit të infrastrukturës. Në konferencën e përbashkët për shtyp të ministrave të infrastrukturës së Shqipërisë e Kosovës, ministri i Kosovës Fehmi Mujota tha se shkëmbimet Shqipëri-Kosovë, që nga ndërtimi i rrugës janë katërfishuar. Por, volumin më të madh e zënë shkëmbimet e njerëzve dhe jo ato tregtare, çka lind nevojën e përmirësimit të standardeve për të qenë një korridor tregtar edhe rajonal.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *