Tenderi i Ministrisë së Transporteve për koncesionin e mirëmbajtjes së Rrugës së Kombit ka dështuar sërish.
Në garën e fundit morën pjesë vetëm dy kompani, një turke dhe një kineze.
“Në përfundim komisioni konkludoi që ofertat e paraqitura në garë janë dy herë më të larta se pritshmëria jonë. Ne këto kushte mbi sugjerimin e IFC, komisioni vendosi ti shpallë të pavlefshme këto oferta dhe ti refuzojë ato”, – tha sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë, Eduard Seitaj.
Ministria nuk ka vendosur ende përfundimisht nëse do të rishpallet projekti apo do të gjenden modalitete të reja.
“Aktualisht jemi duke vlerësuar nëse do të rishpallim të njëjtin projekt apo do të gjejmë modele të tjera, për të tërhequr investime private në këtë vepër shumë të rëndësishme të infrastrukturës rajonale. Ndërkohë ARRSH, është autorizuar të marrë të gjitha masat e nevojshme për të garantuar mirëmbajtjen e veprës”, sqaroi zyrtari.
Në gusht 2015 katër kompani dorëzuan ofertat pranë Ministrisë së Transportit për t’u bërë pjesë e garës së dhënies me koncesion të autostratës Milot-Morinë, me qëllim ndërtimin, operimin, mirëmbajtjen dhe rehabilitimin e saj.
Hapja e ofertave dhe vlerësimi i tyre u tha fillimisht se do të behej më datën 15 Shtator, por u shty.
Më herët nga drejtuesit e këtij institucioni u tha që taksa për kalimin në këtë rrugë do të ishte rreth 5 euro dhe kompania e përzgjedhur do të ishte ajo që do të kishte një ofertë rreth kësaj vlere.
Duke lidhur Milotin, rreth 60 km në veri lindje të Portit të Durrësit në detin Adriatik, me Morinën në kufirin e Kosovës, rruga formon seksionin qendror të autostradës Kosovë Shqipëri, që lidh Durrësin me Prishtinën.
Dhënia me koncension e Rrugës së Kombit është lajmëruar dy vjet më parë.
Koncensioni është menduar të zgjasë për një periudhë 30 vjeçare.
Qeveria thotë se objektivi i këtij koncesioni është përmirësimi i autostradës, funksionimi dhe mirëmbajtja e saj. / Dita /
Jo një por me dhjetra bishta prapa kanë “dardhat” e punëve tona; ose më saktë, punët e pushtetarëve tanë në vite, që dhe kur është menduar se çoç po e bëjnë një punë të mirë, thjesht e kanë bërë keq. Rruga e Kombit, i vetmi nishan krenarie e qeverisjes së PD-së, përjetuar me një idilizëm patriotik të pashoq, është ndër ato vepra, që parë në gjendje të esëllt, është përplot gropa e probleme që i nxjerr koha, që vetëm në vende si i yni, me një papërgjegjshmëri të frikshme të atyre që qeverisin, mund të ndodhin.
Dhe nuk është thjesht fjala se nuk është përfunduar e se është lënë e cungët në disa segmente, porse do vijojë të na marrë sërish para, – pasi na i ka marrë njëherë nëpërmjet taksave dhe jo pak – siç është thënë për mirëmbajtjen. Parimisht, Rruga e Kombit nuk është vepër konçensionare që të funksionojë me pagesë, – ku sigurisht përfshihet investimi për ndërtim dhe mirëmbajtja, – por është investimi i buxhetit të shtetit, ku nuk ka pse për mirëmbajtjen të ketë një pagesë të qytetarëve plus asaj që e kanë dhënë me taksat e tyre.
Kur ka nisur ndërtimi i rrugës, kjo pagesë nuk u është bërë e ditur qytetarëve, nuk u është thënë. Meseleja e pamundësisë për ta mirëmbajtjur lindi kur vepra u maturua në terren. Ndryshe është në pjesën kosovare, ku sheh rregullisht punëtorë që meremetojnë dhe mirëmbajnë rrugën. Më parë se të vendos për një pagesë të detyrueshme kalimi në këtë rrugë, qeveria më s`pakku duhet të sqarojë se çfarë nuk ka shkuar në kontratë? Si e kishin menduar mirëmbajtjen, si e kishin parashikuar në kontratë e si u doli më vonë? A e ekzistojnë shkelje dhe në këtë pikë?
Njerëzit, – atyre që u janë shkundur xhepat nga kjo rrugë, për të cilën PD u investua me një propagandë të shfrenuar për t`ua hipur dhe katër vjet të tjera mbi shpinë, – e kanë të nevojshme të dijnë, nëse ua ka futur dhe në këtë pikë qeveria e shkuar?!
Une para dy javesh kame udhtuar nga Finlanda neper shtete Baltike Estoni,Lituani,Letoni,Ceki ,Austri,Slloveni,Kroaci,Mali i zi ,Shqiperi dhe ne Kosove kerkun rrug ma te kqia se ne Shqipri nuk ka.
E dua shqiperin por sinqerisht nuk sinjalistika nuk ka respektim te rregullave kaos eshte.
Shteti duhet qe te gjithe vozitsit ti detyroi qe te hyjn ne provim per autoshkoll sepse nuk din as me vozit as me i respektu edhe ato pak sinjalistika.
Takse per mirembajtje rruge? Pse jo , madje e vonuar. Kudo ne bote ka te tilla , por thjesht ne nuk jemi mesuar Ndertimi i rruges dhe cdo gje qe lidhet me te , me taksen jane dy probleme te ndryshme.
Ku paguhen autostradat nuk paguhet taksa vjetore,p.sh ne France per te qarkulluar me makine paguan sigurimin dhe kaq.
Ne paguajme per mirmbajtjen e rrugeve ,p.sh taksa vjetore per cfare sherben,taksa per ambientin per cfare sherben.Keto taksa si ne shqiperi Jane ne belgjike por autostradat nuk paguhen,pastaj shteti eshte i detyruar te mirmbaje rruget dytesore qe njerezit te kene alternativa per Mos paguar.Shkurt shtet hajdut.
NUK ESHTE E VERTETE QE AUTOSTRADAT NE BOTE JANE ME PAGESE.
Idea e pageses per rrugen e rezilit Durres-Kukes si simbol i kuserise se pushtetit lakmitar pa piken e llogjikes minimale ekonomike, Durres-Kukes ka lindur nga qeveria socialiste sepse buxheti i shtetit ka mbetur troke pa LEKA dhe historia e kesaj rruge rezili te kuserise se Saliut po vazhdon me kuserine e LSI-se me ndihmen e Edvin Piktorit.
Po te udhetosh ne SHBA do te kuptosh se ne autostradat e ketij vendi nuk paguhet kurfare takse apo pagese sic ndodh ne Maqedoni pershembell ne dallim nga vendet fqinje si Greqia, Serbia apo pak me larg Bullgaria, Hungaria etj te ish kampit komunist ne te cilat mund te bredhesh me makine autostradat 10 here me te mira se rruga e ANTIKOMBIT Durres-Kukes pa paguar asnje LEKA.
Por po te udhetosh edhe ne Gjermani apo France, Holande, Belgjike gjithashtu nuk do te merrni vesh kur kaloni nga nje autostrade ne tjetren apo nga nje shtet ne tjetrin, sepse askush nuk ju kerkon taksa apo pagesa. Kjo vlen edhe per shume shtete te Evropes Perendimore sidomos per vendet skandinave.
Lind pyetja si keshtu keto vende qe jane nikoqire nuk mbledhin taksa per cdo 10 km per autostradat e tyre sic bejne maqedonasit dru me pre ne autostradat e tyre te Kohes se Qepes te komunistit te moderuar Josip Tito. Qysh keshtu? Pergjigja eshte fare e lehte dhe kete jua a jep nastradini o milet i paditur qe jeni bere gadi te hapni portofolet tuaj dhe t’i paguani Ilir mete Ryshfetit taksen apo GJOBEN per rrugen e mafies se Saliut qe e quajne pa piken e turpit si Rruga e Kombit:
Ne vendet e civilizuara dhe te zhvilluara ekonomistet kane menduar se ndalimi i trafikut te automjeteve ne pikat e autostrades ka kosto per biznesin dhe vonon qarkullimin e mallrave dhe per kete arsye ka vendosur taksat vjetore, mujrore apo javore qe paguhen ne shtet nga cdo drejtues mjeti sipas nevojes dhe vleresimit te pronarit te automjetit. Kjo takse qe shitet ne cdo karburant apo kankileri quhet “Vignette (road tax)” dhe shteti me ane te tyre mbledh te ardhura ne buxhet, te cilat shkojne me destinacion te pandryshuar nga qeveria per mirembajtjen e rrugeve dhe autostradave. Por qe te mblidhen shume taksa duhet te kete shume trafik automjetesh dhe qe te kete shume trafik automjetesh kryesisht maune me mallra ne te dy drejtimet duhet qe rruga te jete projetuar mbi bazen e llogjikes ekonomike duke kryer me pare studim per fisibilitetin apo leverdine ekonomike. A ka ndodhur kjo gje ne rrugen e Kombit dhe Rezilit. Kursesi JO! kategorike sepse kjo rruge e kuserise se mafies me pushtet nuk kishte as projekt dhe as preventiv dhe ishte menduar nga familja Berisha vetem per te vjedhur fondet publike duke i kamufluar me parrulla patriotike dhe kush i dilte kunder marrise se Saliut shpallej menjehere ARMIK si ne Kohen e Qepes te Enver Hoxhes per bunkeret qesharake komuniste kur ASKUSH nuk guxoi t’i thote Mehmetit apo Enverit se cfare marrezie ekonomike po luanin ne syte e popullit shqyptar dru me pre.
ti thjesht genjen, ose mua kudo qe kam qene me kane vjedhur, ne amerike, greqi, bullgari apo ke e di une se cfare permende tjeter…bullgaria e ka me emer taksen si te gjitha vendet ish sllave Vinjeta e famshme. amerika cdo ure cdo mbi kalim cdo veper arti, EZpass ne mos gabofsha…..me siguri do me kene vjedhur mua, se ti thua te verteten nuk genjen
Nje argument ma shume per mosdhenjen me koncesion eshte kosto i ketyre koncesioni sot per ne!
Rrugen tjeter e keni shkateruar ,pra qytetari nuk ka me zgedhje tjeter edhe sot eshte peng qe duhet me doemos me paguar nje rruge per te cilen ka paguar nje here.
Jo rruges me pagese kur nuk ka alternative tjeter!
Tete vjet ulerinit per koncesjonet.po na habit rilindja
Me se fundi po behemi njeres. Te gjitha rruget qe kane mundesi te vetfinancohen dhe te gjitha koridoret ballkanike qe kalojne ne vendin tone duhet te ishin lene me kohe ne dore te kompanive private, si ajo qe ka marre ne dore aeroportin e Rinasit. Se pari ne nuk kemi mundesi ekonomike ti ndertojme se njerezit rrojne me 100 euro ne muaj, se dyti nuk ka pse te paguaj taksa arsimtari ne Shkoder per koridorin Tirane-Kakavi, se treti po te kishte vepruar keshtu dr. Largeqofti per koridorin e Kosoves, nuk do te ishin vjedhur ato qindra milione euro dhe rruga te mbetej e pa perfunduar. Ka shume rendesi zgjedhja e Koncensionarit.
Vladimir:Per sqarim autostraden nga Morina ne Prishtine e ndertoi e njejta firme qr ndertoje Durres Morine ,Ndersa ne te paren me kosto me te ulet punimet jane bere brenda te gjitha standarteve,ndersa rruga e “Kombit”kushtoj me shume Pa standarte dhe pa perfunduar.Ku shkuan parate e kupton vete.
Tani Shqiptaret nuk do dalin me pershetitje neper shqiperi por neper qytete sepse dhe qef kane te hecin me makina ashtu kot pa arsye dhe nuk duan te paguajne per gjasme mirembajtjen e atyre gjasme te ndertuara rruge rrugve. Me nje fjale Tirana do te behet lemsh fare !
Nga ana tjeter dhe kosovaret te paguan pak sepse ajo rruge per ata u be dhe ata u kenaqen duke ardhur gratis me qindra autobuze ne plazhet e Shqiperise!
I nderuar z.Thano
Ligjet që funksionojnë më së miri në Shqipëri, janë ato të pasqyrimit. Çdo gjë ndodh dhe zhvillohet në truallin e shqipove, pasqyron kthjelltësisht problemet tona. Vepra me e bujshme infrastrukturore e jona, me një emër që ngërthen në vetëvete një kredo të fuqishme përbashkuese nacionale, Rruga e Kombit, shërben njëherësh dhe si përçues i fortë simbolik i ceneve të rënda si komb, si ndërgjegje kombëtare.
Të mësuar me anomalitë, me absurditetet, e kemi tashmë të vështirë që të reagojmë ndaj tyre. tek Rruga e Kombit, nuk na ka bërë e nuk na bën përshtypje ajo ç`ka është anormale, pra pjesa e lënë përgjysëm e saj, e braktisur, mbi të gjitha me plot rreziqe për jetën, por mjaftohemi të kënaqemi me atë që është mëse normale, me atë segment brenda parametrave. Pakkujt i shkon ndërmend një fakt, që Rruga e Kombit, nuk është e përfunduar; që çfarë u janë marrë shqiptarëve nga taksat e tyre kanë shkuar, e prapë ajo nuk është mbyllur.
Dhe nuk është fjala vetëm për segmentin Kukës – Morinë, një lojë e imponuar mes jetës dhe vdekjes, por për qindra kilometra të tjerë nga Rrësheni e deri në Durrës. Por ç`ndodh me një pjesë shqiptarësh, sidomos jo të Shqipërisë ?! Ja kanë rrasur dhe me fort në kokë qeleshen e mirënjohjes Salisë, si baca e rrugs, pa e kuptuar se tek ai, rruga e tij dhe përlavdërimet e tyre folklorike për të, pasqyrohen frakturat e rënda karakteriale të atij dhe tonat si popull.
Shqipëri vend i bekuar, me politikanë hajdutë e të mallkuar, t’i lanë rruget pa mbaruar,në xhep paratë i kanë çuar!??
Me koncesion bota ka realizuar mrekullira….por cmimi mendoj se nuk duhet te kaloje 2 euro per autoveturat e jo me shume se 5 euro per kamione e autobuza, per aresyen e thjeshte se rruga eshte ndertuar jo nga koncisionari, por eshte ndertuar me parate e buxhetit ,pra me parate e popullit.Koncesionari duhet te perfundoje tere rrugen ta plotesoje me sinjalistiken perkatese, te rrise sigurine rrugore dhe ta mirembaje ne gjendje optimale ate . Shteti nuk duhet te planifikoje ASNJE QINDARKE per gjithcka i perket kesaj autostrade , PERVECSE KONTROLLIN E RREPTE mbi kompanine koncisionare e cila eshte e detyruar te siguroje qarkullimin e garantuar te automjeteve……………UDHETIM TE MBARE…………
ka te drejt JUL CEZARI per mua duhet te jete simbolike 1 euro
Shko ne Europe dhe gjej rruge me 1 Euro. 1 Mld Euro ka bere ajo rruge pse duhet ta paguaj une qe e bej njehere ne 5 vjet. Ta paguaje ai qe e perdor, 5 euro pak me duket, me shume duhet te behet
TRENDI po njeri nga KUKESI qe punon me nje furgon duhet te paguaj 10 euro vajtje ardhje = me 14000 leke per 30 dit =420000 ne muaj e pa perballushme
Te nderuar bashke-komentues……1. nqs nuk do shkosh ne Kukes ,nuk ka aresye te paguash asnje qindarke……….2. furgoni nuk konsiderohet kamion, pra nuk do te paguaje 10euro,por dote klasifikohet autoveture..me pagese 2 euro……
‘Cesari’ ka te drejte ne arsyetimin e tij! Mbetet vetem te zbatohet me korrektese nga qeveria.
O hale,para se ta beni me koncesion i ktheni shqipetareve ato pare qe i paguan atij qelbesires.Shqipetaret kane paguar per ate autostrade 1miliard e 200milion euro,ku mbushi xhepat ai ndyraqi Berisha dhe kelyshi i tij Basha,i ktheni keto pare nje per nje dhe pastaj jepeni me koncesion,se keshtu i bie popullit te paguaj dy here.
Vendimi per t’i dhene me koncension “Rrugen e Kombit” nje firme private te kontrolluar nga shteti per zbatimin e te gjitha pikave qe jane vendosur per mirembajtjen e saj,per mendimin tim eshte nje mase teper e rendesishme qe ve ne rruge te mbare edhe mbajtjen ne gatishmeri cdo dite per 24 ore te kesaj rruge qe eshte bere gangrene dhe burim aksidentesh.Ne vendosjen e takses se kalimit duhet treguar kujdes,sepse ne vend qe te rritet volumi i transportit dhe kalimeve ne kete rruge,do te detyrohen qytetaret qe te gjejne rruge te terthorta per t’iu shmangur takses,gje qe do te bente te uleshin artificialisht te ardhurat nga vjelja e kesaj takse
Mos ki merak edhe per kete o “bajram” , se ka menduar shteti , duke planifikuar te kompensoje humbjet e kompanise , nga paksimi i transportit ! Ai, qe do te humbe
me shume , do te jene shqiptaret , brenda e jashte kufijve.
Duhet nje taux per vendoret edhe nje taux per nderkombtaret se 2 euro Jane pa per te huajt,po shume per kuksianet!
jam dakort per dhenien me koncesion per rrugen e kombit?! Por kncesionari qe do te mari rrugen do vieli parta, do ta mirmbaje, do ta perfundoje rugen qe nga fushe milot deri ne lumin fan eshte rruge nje kalimsh, nga kuksi ne morin nje kalimsh qe eshte rruge nacionale dytesore koncesionari me kete koste 5 euro vetura 10 euro tonazhet e renda eshte taks qarkullim privat per rruge shtetere qe shteti ne kete rast nxier nje koncesionar per te rrjepur popullin se nuk eshte i zoti te mirmbaje nje rruge e jo me nje autostrade ne i theshin autostrad copa copa te perfunduar. Per mua ne shqiperi te gjitha rruget nacionale te jepen me koncesion por koncesionre ti perfundoj dhe ti bej autostrada me pages sic e ka kroacia A1 fillon ne ploce dhe perfundon ne rupa te kroacis me koncesion eshte vertet pagun 70 euro por i ben 600km po te kenaqet shpirti, une e dua shqiperi me autostrada sic ika e gjithe europa.
Saliu me sekserin e tij Lulu Bashen e ndertoi kete rruge te Antikombit:
PA FISIBILITET
PA PROJEKT
PA PREVENTIV
PA KONKURS
PA SITUACIONE
dhe me kryesorja:
ME KOSTO 7 HERE ME TE LARTE SE RRUGE TE NGJASHME NE RAJON.
Pse keshtu? Mund te hidhesh perpjete ti me te drejte. Ta thote nastradini: Sepse Saliu morri vendim ne gjumin e nates per kete rruge njesoj sic i merrte vendimet e tij Enver Hoxha per puset e naftes te Lipe Nacit kur kujtonte se Shqypni kishte poshte tokes se vet nje Det me Nafte dhe kur realiteti ishte tjeter kerkonte te gjente ARMIKUN e Kllases brenda Partise se vet. Mire me tha nje inxhinier i huaj: “Ju ka pare Zoti qe Saliu nuk ka vendosur ta kaloje rrugen nga Vermoshi per ne Mal te Zi”.
Perse u moren Dollare borxh per RRugen e kombit ?
RRuga mund te Behesh edhe me Leke shqiptare .
ç’fare materiali duhet per te Ndertuar NJE rruge ?
Gure . Dhe guri gjendet me shumice ne Malet tona .
Valle duhet Dollare per ta Blere gurin e maleve Tona ?
Asfalt dhe Zift . Ka Selenica e Vlores .
A i pranon miniera Lekun shqiptare te shese Asfaltin ?
Nafte .
Edhe nafta eshte ne Ballsh , dhe blihet edhe kjo me Leke .
Makinerite .
Po , Vetem keto munde te Blihen me Dollare .
RRogat .
Puntoret shqiptare paguen me Lekun ,
Perse u morr ky Borxh , me Dollar ?
Kjo eshte pyetja 1 miliard Dollarshe….”Perse u morr ky borxh ne $$$ me interes komercial?”
njehere duhet perfunduar ajo rruge sepse eshte gjysmake pastaj te behet me pagese
tja japin top channel ta beje..
duhet te kete mbetur atje ndonje specialist pa u bere ende drejtor ..
Per mua jepjani ndonje kompanie te ndonje vendi “mik” qe na ka edhe koloni!Ata kane marr njeriun e jo me rrugen e Kombit!Ndaj mos hezitoni z.Rama mundesisht kompania te quhet “LULU”.(pra nje lu te jete ai qe e vodhi kete rruge).Urime qeverise Ramjane qe po punon me perkushtim drejt nje rivdekje(rilindje) te vertete!
Per 15 dite ne Austri ecen me 8 euro e gjysem ne Slloveni per nje jave me 15 euro ne Gjermani Hollande e Belgjike jane falas;Per cdo kalim ne 60 km te paguash 5 euro eshte problem te pakten per vendasit;Por edhe ne shtetet ku paguhet ne autostrade ka rruge alternative me 70km per ore me standart te plkote te rruges
Ore komentues me shkollë! Ajo rrugë, thoni, është bërë me paratë e shqiptarëve dhe duhet të përdoret falas.Me një fjalë, sipas jush, duhet që shqiptarët fukarenj të vazhdojnë të paguajnë për Rrugën e Kombit vazhdimisht (meremetime, vijëzime, energji elektrike etj.) dhe rruga të vazhdojë të jetë për faqe të zezë? Tani, mjaft më, le të paguajnë ata që e përdorin.Ashtu si veprohet në Itali.Më pasanikë se italianët jemi ne?
Se pari duhet pyetur: A ka mbaruar kjo rruge? Ata qe kane udhetuar, e dine mire se nga Miloti deri ne Rreshen, dhe matane Kukesit, nuk ka parametrat e nje autostrade. C’ben qeveria? Ne se jane vjedhur parate, a ka emer ky kodosh hajduti, dhe pse nuk i vihen byzylyket. Me pas te vendoset ne se duhet dhene apo jo me koncesion mirembajtja me pagese. Kam pershtypjen se jane te mpleksur mjaft njerez ne kete korrupsion te perbindshem! Sidoqofte, vazhdojne te bejne jete pashallaresh! Kur kane gjetur, pse te mos bejne! Na rrofte qeveria, qe po e paguajme si frengu pulen!
I respektuar qendrimi i Juaj z.Perkthyesi!Jam plotesisht dakodt me ç’ka nenvizn me siper dhe do te nenvizoja se rruga se pari nuk eshte bere per Shqiptaret,por te shqiptareve jane vetem miliona Eurot;se dyti dhe ç’ka me kryesorja ,ne te gjithe vendet e zhvilluar jane bere investime tek njeriu e pasketaj tek zhvillimet e vendit,ketu tek ne ndodh e kunderta investohet per zhvillimin e vendit sepse eshte i vetmi burim fitimi kolosal ber blloqet e Likeve qe beje rotacionet e pushteteve.Mjer ky popull e lum kjo lukuni uqerisht qe kane zbritur ne qytet e hane kermat e radhes!
Jo vetem nga Miloti ne Rreshen dhe matane Kukesit, por edhe pjesa e ‘florinjte’ ne mes (60 km) nuk ka standart autostrade. Pervec kesaj, kjo bicim ‘autostrade’ nuk ka rruge alternative (me dy kalime), si kusht i panegocjueshem per dhenie me koncesion!
Konkluzion: Dhenia me koncesion e kesaj ‘autostrade’ (anti)kombetare eshte vjedhja e 2te (ose 3te) qe i behet nga qeveria banoreve me te varfer te kontinentit.
Kuksianet dhe perdoruesit e tjere direkte aty rrotull do t’ja hedhin edhe kesaj rradhe pa paguar SE PARI ne kurriz te qytetareve te tjere shqiptare, PASTAJ atyre nga Kosova, Maqedonia e Mali i Zi dhe natyrisht gjithe emigranteve shqipfoles nga Evropa qe vijne per pushime. Tek-tuk ndonje i huaj
KONKLUZION: Qeveria ja fut keqazi shqiptareve (por jo te gjitheve)!
MORALI: Shteti vihet ne menyre kriminale ne sherbim te dy familjeve miliardere, ndersa perdoruesit e drejtperdrejte te rruges do ja hedhin perseri ‘pa lagur’ (pa paguar)!
Or debil, qe kjo rruge do behej me pagese e ka parashikuar Geri Kokalari direkt pasi u pre shiriti, me aresyetimin se shteti, cilado qofte qeveria, nuk mund te perballoje kostot e mirembajtjes se saj. Por fillimi i aplikimit te pageses mund te shtyhej ca vite sikur ne buxhet te kishte lene ca kacidhe banda e shpellareve maloke!
ne itali autostada esht me pagese por kete autostrad e ka ngrit vete privati dhe i paguan taksa shtetit kurse tek ne autostrada e ngritur nga shteti me leket qe do paguaj populli do ja japi privatit me koncesion gjoja per mirmbajtje dmth privati te veri ca lek menjan dhe pastaj te filloi ta mir mbaj kete rruge . shteti shume mire mund te ngrej nje ndermarje mirmbajtje rrugesh dhe eleminon koncesionin . por problemi nuk qendron ketu po keta qeveritaret mendojn ku te nxjerrin rushfet sa me shum po qe shteterore nuk u del gje po e dhan me koncesion e kafitimin ne xhep . prandaj hane kokat me njeri tjetrin politkanet kush te vjedhe sa me shume
oooo maks po cfare ke shkruar o derezi!!! Ja lexo ketu dhe informohu se si qendrojne realisht gjerat ne Itali:
http://paginerosse.altervista.org/privatizzazioni.htm