Rruga e Kombit mbulohet nga mjegulla, Policia Rrugore: Bëni kujdes

Ornela

Mëngjeset në Kukës po shoqërohen prej ditësh me mjegull të dendur, fenomen ky i zakonshëm në periudha të tilla.

Prania e mjegullës shihet edhe nëpër akse rrugore, si në Rrugën e Kombit.

Autoritetet i bëjnë thirrje të gjithë drejtuesve të automjeteve që të kenë kujdes në rast se do të qarkullojnë në aksin rrugor Kalimash-Kukës, pasi prania e mjegullës së dendur mund të krijojë vështirësi në qarkullim për shkak të kufizimit të pamjes dhe krijimit të lagështisë.

o.j/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *