“Rrugës së Kombit” i janë afruar rrëshqitjet e dherave në fshatin Blinisht të Mirditës. Prej dy ditësh po depozitohen sasi të mëdha dherash në njërin krah të rrugës.
Për të shmangur incidentet, lëvizja e automjeteve në njërën nga korsitë është e ndaluar.
Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Afrim Qendro ishte aty për ta parë situatën më nga afër. Ky segment rrugor dhe e gjithë zona nga ku burojnë rrëshqitjet do të jetë në vazhdim nën vëzhgimin e Autoritetit Rrugor Shqiptar.
Ndërkohë, largimi i dherave pranë “Rrugës së Kombit” po bëhet nga bizneset që u prekën nga rrëshqitjet e nisura dy ditë më parë.
s.a/dita

jo rruga e kombit .
kjo eshte rruga e vjedhjes se kombit ,
nga maskarenjt e kombit ,
nga tradhetaret e sero-grekut ,
nga funderinat e shqiperise ,
qe per cudi ,
asnji Pushte sot ne pushtet ,
nuk ngre padi ,per te nxjerr pergjegjesite
e ktij Mashtrimi te ish bandes sali berishes
gje qe ndidh ne cdo vend te Botes !
Para Pergjegjesise banditet qe shkaterruan Shqiperine !