‘Rruga e Kombit’ së shpejti do kalohet me pagesë

anazapta

Qeveria ka miratuar nisjen e punës për gjetjen e kompanisë që do të marrë me koncesion aksin e rrugës Milot – Morinë. Pas tërheqjes së katër kompanive private në fazën e fundit për dhënien me koncesion të rrugës Milot-Morinë, pritet që të rinisë procedura për përzgjedhjen e firmës, që do të administrojë rrugën, kundrejt një pagese për çdo automjet që kalon.

Vendimi u mor nga Këshilli i Ministrave, dhe konsulente e ministrisë së transporteve, do të jetë korporata financiare ndërkombëtare. Parashikimet flasin për një kosto prej rreth 5 euro, për autoveturat dhe 10 euro për automjetet e tonazhit të rëndë. Sipas burimeve të Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve, do të duhen të paktën gjashtë muaj, që kjo tarifë të vendoset, që nga momenti i shpalljes së kompanisë fituese.

Segmenti Milot-Morinë, ka një gjatësi prej 114 kilometrash dhe llogaritet të ketë pësuar ndërhyrje, me rrugët lokale në pothuajse çdo kilometër të tij.

Share This Article
9 Comments
  • Me koncesion bota ka realizuar mrekullira….por cmimi mendoj se nuk duhet te kaloje 2 euro per autoveturat e jo me shume se 5 euro per kamione e autobuza, per aresyen e thjeshte se rruga eshte ndertuar jo nga koncisionari, por eshte ndertuar me parate e buxhetit ,pra me parate e popullit.Koncesionari duhet te perfundoje tere rrugen ta plotesoje me sinjalistiken perkatese, te rrise sigurine rrugore dhe ta mirembaje ne gjendje optimale ate . Shteti nuk duhet te planifikoje ASNJE QINDARKE per gjithcka i perket kesaj autostrade , PERVECSE KONTROLLIN E RREPTE mbi kompanine koncisionare e cila eshte e detyruar te siguroje qarkullimin e garantuar te automjeteve……………UDHETIM TE MBARE………………………

    • Shko ne Europe dhe gjej rruge me 1 Euro. 1 Mld Euro ka bere ajo rruge pse duhet ta paguaj une qe e bej njehere ne 5 vjet. Ta paguaje ai qe e perdor, 5 euro pak me duket, me shume duhet te behet

  • TRENDI po njeri nga KUKESI qe punon me nje furgon duhet te paguaj 10 euro vajtje ardhje = me 14000 leke per 30 dit =420000 ne muaj e pa perballushme

  • Te nderuar bashke-komentues……1. nqs nuk do shkosh ne Kukes ,nuk ka aresye te paguash asnje qindarke……….2. furgoni nuk konsiderohet kamion, pra nuk do te paguaje 10euro,por dote klasifikohet autoveture..me pagese 2 euro…………

  • O hale,para se ta beni me koncesion i ktheni shqipetareve ato pare qe i paguan atij qelbesires.Shqipetaret kane paguar per ate autostrade 1miliard e 200milion euro,ku mbushi xhepat ai ndyraqi Berisha dhe kelyshi i tij Basha,i ktheni keto pare nje per nje dhe pastaj jepeni me koncesion,se keshtu i bie popullit te paguaj dy here.

  • Vendimi per t’i dhene me koncension “Rrugen e Kombit” nje firme private te kontrolluar nga shteti per zbatimin e te gjitha pikave qe jane vendosur per mirembajtjen e saj,per mendimin tim eshte nje mase teper e rendesishme qe ve ne rruge te mbare edhe mbajtjen ne gatishmeri cdo dite per 24 ore te kesaj rruge qe eshte bere gangrene dhe burim aksidentesh.Ne vendosjen e takses se kalimit duhet treguar kujdes,sepse ne vend qe te rritet volumi i transportit dhe kalimeve ne kete rruge,do te detyrohen qytetaret qe te gjejne rruge te terthorta per t’iu shmangur takses,gje qe do te bente te uleshin artificialisht te ardhurat nga vjelja e kesaj takse.

  • Duhet nje taux per vendoret edhe nje taux per nderkombtaret se 2 euro Jane pa per te huajt,po shume per kuksianet!

  • jam dakort per dhenien me koncesion per rrugen e kombit?! Por kncesionari qe do te mari rrugen do vieli parta, do ta mirmbaje, do ta perfundoje rugen qe nga fushe milot deri ne lumin fan eshte rruge nje kalimsh, nga kuksi ne morin nje kalimsh qe eshte rruge nacionale dytesore koncesionari me kete koste 5 euro vetura 10 euro tonazhet e renda eshte taks qarkullim privat per rruge shtetere qe shteti ne kete rast nxier nje koncesionar per te rrjepur popullin se nuk eshte i zoti te mirmbaje nje rruge e jo me nje autostrade ne i theshin autostrad copa copa te perfunduar. Per mua ne shqiperi te gjitha rruget nacionale te jepen me koncesion por koncesionre ti perfundoj dhe ti bej autostrada me pages sic e ka kroacia A1 fillon ne ploce dhe perfundon ne rupa te kroacis me koncesion eshte vertet pagun 70 euro por i ben 600km po te kenaqet shpirti, une e dua shqiperi me autostrada sic ika e gjithe europa.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *