Përmes radhëve të jashtëzakonshme të autobusëve në stacionin e Suboticës, çdo ditë arrijnë të paktën 500 shqiptarë nga Kosova. Ata nuk zgjedhin rrugë për të ikur në shtetet e BE-së.
Më së shpeshti ditën e kalojnë në Paliç, pjesë afër kufirit me Hungarinë, dhe më pas vazhdojnë rrugën për ta kaluar këtë kufi, për të shkuar më pas në shtete të ndryshme të BE. Ata i shmangen vendkalimeve të mëdha kufitare, si ajo e Horgoshit, dhe kalojnë nëpër disa kanale të fshehta.
“E gjitha ka filluar në mënyrë diskrete para rreth katër javëve, kur kemi vërejtur një numër të shtuar të udhëtarëve në vijat e rregullta të autobusëve, mirëpo prej para dhjetë ditëve numri i tyre që vjen nga jugu ka arritur në 7 autobusë jo të rregullt që arrijnë gjatë ditës. Udhëtarët qëndrojnë shumë shkurt në stacion dhe me taksi vazhdojnë tutje”, thotë Miodrag Stojkoviq, zëvendës drejtori i stacionit kryesor të Suboticës, për të përditshmen serbe Blic.
Në vijën jo të rregullt të kompanisë “Nish ekspres”, nga Prishtina mbrëmë në stacionin e Suboticës në orën 10 kanë arritur katër autobusë.
Udhëtarët, kryesisht të rinj dhe disa familje, dalin nga autobusët me koka të ulura dhe futen në taksitë që i presin para autobusëve, e për të cilët paguajnë rreth 30 euro.
Taksistët në Suboticë thonë se kohëve të fundit është shtuar mjaftë punë nga qytetarët e ardhur nga Kosova.
“Nga më shumë se një muaj është shtuar numri i udhëtarëve nga Kosova të cilët më pas i dërgojmë në Paliq, për t’u vendosur në një hotel apo motel”, thotë Nebojsha Jeremiq taksist, transmeton lajmi.net.
Sipas këtij taksisti, shumica prej udhëtarëve nga Kosova nuk flasin, por disa prej tyre tregojnë arsyet përse po udhëtojnë drejtë BE-së.
“I kemi lënë të gjitha në Kosovë. Nuk kemi nga çfarë të jetojmë atje. Është mjerim i madh. E di që është e vështirë të arrihet atje”, ka thënë një shqiptar nga Kosova që sapo kishte arritur në Suboticë me fëmijë dhe grua.
Një numër i madh i emigrantëve nga Kosova nuk kanë fat, pasi që policia pengon kalimin e tyre në formë ilegale drejtë Hungarisë.
Banorë të Suboticës të cilët e kanë kaluar kohëve të fundit drejtë qyteteve kufitare të Hungarisë, tregojnë për turma të emigrantëve që ecin këmbë nëpër rrugë, për të kaluar kufirin.
“Ishte e tmerrshme të shohësh se si nëna me fëmijë në krahë ecë rrugës së gjatë, derisa të tjerët me çanta në duar lusnin shoferët t’i marrin me vete”, ka thënë një Marinko nga Subotica.
As në Hungari nuk i presin me duar të hapura. Ditëve të fundit kryetari i një qytetëse kufitare, kishte kërkuar ngritjen e një muri për të ndaluar trafikimin ilegal të azilkërkuesve.

Skamja dhe varferia te çojne ne dere te hasmit thote nje fjale e urte nga veriu.
I gjithe faji i “poltikaneve ” te Kosoves. Ata nuk kane lufue per pamvaresine e Kosoves po per bythen e tyre.Shperdoruen gjithe ate perkrahje, mjerim dhe vuetje nga popullsia e kosoves, dhe i lane ne pike te hallit;shperdoruen gjithe ate perkrahje nga nderkombetaret,e turpnuen gjithe populline Kosoves.Politikanet e Kosoves po i sherbejne masemiri shovinestave te Beogradit.Edhe serbet vete nuk do tja kishin ba ma keq Kosoves se c’po ja bajne vete politikanet e saj. Mallkim pacin perjete te jeteve!
Te jete skamja shkak i ketij eksodi te ri?!Nuk besoj,sepse kosovaret jane me te pasur se shqiptaret e shqiperise,jane dhe me punetore.Nuk besoj sepse ishte si fillim i nje shiu pa re,ashtu furishem,sikur ne Kosove te kishte sulmuar perseri serbi a dikush tjeter invador.Jo,nje loje e madhe dhe e piste po luhet atje.Sherbimet e fshehta kosovare dhe shqiptare te mos merren me pergjimin e kundershtareve politike,qe ne fund te fundit jane sqiptare dhe ata,por te zbulojne kush i nxit keto levizje dhe cli eshte qellimi i tyre pefundimtare.KJO ESHTE DETYRA E TYRE DHE PER KETE DUHET EDHE TE PERGJIGJEN LIGJERISHT KUR NUK E KRYEJNE SI NE KETE RAST.Ndryshe historia do na denoje te gjitheve qe i leme rrjedhat e llurbes te rendin rrugeve e rrugicave duke marre me vehte gjithcka kemi ngritur me mund e me gak.Nuk eshte as e rastesishme qe edhe ne Face book ka filluar nje fushate antishqiptare nga ca gjoja italiane por qe mbrojne idene se kososva eshte zemra e serbise.Ja pra ku duhet perqendruar emendja e pushteteve dhe jo te karriget e politikaneve sehirxinj!Nuk eshte e rastesishme dhe kerkesa e ministrit grek qe te mos flitet per camerine dhe per tajtim me te mire te minoritetit grek ne Shqiperi etj.PRA NJE VALE E MADHE GODITESE ESHTE DREJTUAR NDAJ NESH.Ata qe i kane dale per zot popullt le te vihen ne balle te goditjes qe ta frenojne ose te shporren,se nuk jane per ate pune.Problemet zgjidhen atje ku lindin!
kosovaret popull pa atdhe si cifutet ..pak shqipetare jane atje ..u pa ne luften e fundit nje popullsi prej dy milion te djegur perzen masakruar mezi nxorren nje ushtri prej dhjetmij ushtaresh perfshir shqiperine e diaporen …hikin sepse tashi u lejuan nga mustafa bashke me serbet ..kosoven e moren serbet perseri pa lufte ..
Keta jane popull qe e humbin jeten per hoxhallare,por per atdhe keta te dhjesin ne tavoline.Vajton atdheu per burra? ,por me kot! Ata jan kthyer ne gra.