Rruga e vetme e kryeprokurorit të ri

anazapta

E nderuar DITA! A do ta bëjë detyrën kryeprokurori i ri? Apo do jetë një frikacak pa kurajo si ata përpara tij? Do ta shohim. Ajo që dimë deri tani është që: 1- Prokurori Llalla dështoi si  kryeinspektor i kontrollit të pasurisë së politikanëve shqiptarë, sepse nuk paditi  asnjë politikan dhe sidomos BERISHËN si shtetari më i korruptuar familjarisht në Shqipëri. 2- Prokurori  Llalla, e shkelmoi Kushtetutën në frymë dhe në gërmë  qysh kur e pranoi detyrën e prokurorit  pa  i mbaruar mandati paraardhëses Rama. 3- Prokurori  Llalla e pranoi detyrën po nga Berisha, i cili e ka sulmuar gjithmonë prokurorinë e shtetit, duke i shkarkuar të gjithë K/prokurorët e mëparshëm të Shqipërisë.

Por prokuror  i mirë  mund  të  bëhesh  duke zbatuar me korrektësi  ligjin dhe vetëm ligjin më me profesionalizëm dhe ndërgjegje shumë më të lartë se prokurorët e mëparshëm. Dhe kjo kërkon me patjetër që Ju zoti Llalla të ristartoni menjëherë si dosje të parë dosjen për shtetarin dhe politikanin Sali Berisha, për krimet që Ai ka bërë, sidomos për krimin e vrasjes me paramendim të 4 qytetarëve të pafajshëm më  21 Janar 2011 përpara zyrës së tij. Nëse do  mbrosh krimin dhe korrupsionin shtetëror zoti Llalla, të jesh i sigurtë që edhe ju do të pësoni fatin e z.Rakipi, të z.Sollaku dhe znj.Rama. Ke vetëm një rrugë: të tregohesh kurajoz jo dhjeraman. Të gjitha rrugët e tjera do të të çojnë në të njëjtin vend ku shkuan ata para teje.

 

Letër e nënshkruar: Teki Koka

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *