Rruga e Kombit, Balluku: Dorëzojmë një tjetër segment me parametra europiane

Bora Basholli

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, së bashku me drejtoreshën e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Sonila Qato, dhe kryetarin e Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici, inspektuan nga afër përfundimin e punimeve në Rrugën e Kombit.

Balluku tha se tashmë edhe ky segment rrugor është pjesë e hartës së akseve nacionale punimet për të cilët janë mbyllur dhe dorëzuar dhe që tashmë është plotësisht i aksesueshëm për përdoruesit.

Ajo nënvizoi se rritja e sigurisë rrugore ka qenë në fokus të këtij projekti duke shtuar se mangësitë e evidentuara në projektin fillestar krijuan edhe vonesa duke marrë kohë për gjetjen e zgjidhjeve të tjera në mënyrë që ky aks të përmbyllej plotësisht.

“Siguria rrugore ka qenë një nga elementet kryesorë që është zbatuar me përpikmëri në këtë aks duke qenë se është një nga prioritetet që Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dhe kompleksiteti i kësaj pjese ka qenë i ditur për publikun. Kjo është një kontratë e lidhur në vitin 2009 me kompleksitet të madh teknik, me një projekt gjithashtu të gabuar, siç e kemi parë dhe herë të tjera në projekte të mëparshme siç është dhe rruga Tiranë-Elbasan apo dhe gjetkë dhe përfundimisht i është gjetur një zgjidhje teknike”, deklaroi Balluku.

Por pavarësisht këtyre pengesave, ministrja Belinda Balluku theksoi se tashmë kjo rrugë, me standarde europiane, është plotësisht e hapur dhe në dispozicion të përdoruesve të saj.

Ashtu si shumë kontrata të tjera të cilat kanë qenë të hapur prej vitesh në kantieret e rrugëve nëpër Shqipëri edhe kjo rrugë dorëzohet. Pra bëhet e kalueshme për automjetet duke filluar nga sot. Një rrugë sipas të gjitha parametrave europiane të sigurisë rrugore. Kukësi, por kjo është një rrugë që i takon gjithë Shqipërisë, e meriton një rrugë të tillë. Ne jemi shumë të kënaqur dhe ndihemi krenar që çdo ditë e më shumë i shtojmë listës së akseve kombëtare rrugë të kësaj cilësie kaq të lartë”, u shpreh Balluku.

Gjatë këtij inspektimi Qato deklaroi se ky ka qenë një projekt i cili kishte pjesë të tij disa vepra madhore dhe me kompleksitet të lartë por që morën zgjidhjen e duhur nga ana e kompanisë kontraktuese.

“Lajmi i mirë është që lançojmë hapjen për trafik të 7 viadukteve dhe rakordimet përkatëse të cilat janë kryer në infrastrukturën e cila lidh 13 kilometra. Janë 13 kilometra të cilat vihen në përdorim të gjithë mjeteve dhe përdoruesve të mjeteve që kalojnë në “Rrugën e Kombit” duke rritur sigurinë rrugore dhe duke rritur padiskutim dhe performancën e të gjithë kësaj vepre madhore e cila përbën “Rrugën e Kombit”, u shpreh Drejtoresha e Autoritetit Rrugor Shqiptar.

 

 

b.b/dita

Share This Article
10 Comments
  • “Rruga Kombit, Balluku: Dorëzojmë një tjetër segment me parametra europiane” dhe me pagesa 5 herë më të larta se europa??
    apo jo o mata harri e gërkut??
    jeni bo dy të deklarum!
    ti dhe ai homogjeni i SHISH!

  • Deklaratat si per show ne media por edhe zyrtare i ben personi pergjegjes per standartet, seose ata marrin edhe rogën përkatse. Çi duhet ministres!? Skemi pare nsonje minister te denohet per njerëzit që vdesin rrugëve si pulat. Kjo po del garante si Xhozi dikur. Ju kujtohet?

    • HAHAHA.Ky “INTELEKTUALI”ARBENI APO MIRELI zedhenesi kryesor I PD,skenaristi e regjizori I filmit artistic “babale”shkroj apo paraqiti nje platforme apo skice per ndonje filmi te mundeshem mi bazen e mashtrimit apo manipulimit tip “babale”P[asi “mbaruan” e inaguruan rrugen e kombit ajo vazhdoj ndertimin e pjeses me te veshtir te saj e perfundimisht mbaroj.”Intelektual”,Arben,Mirel e pse perfundoj rruga tani e kush e perfundoj???!!!!!!!!!!!

  • Mos dilni me ne tv o femra pacavure, keni bere te urryer seksin femer me sjelljen , daljet tuaja bajate dhe qe lejoni te perdoreni nga pushteti i paskrupullt. Pale ajo Qato qe duhet te ishte ne burg per vjedhjet, shperdorimet qe ka bere atje kuka puniar, pasi ne vend te saj u mor ne qafe dikush tjeter. Jetes nuk i dihet kir i bie ne qafe padrejtesisht fare dikujt apo heq te keqen nga vetja per tia fut tjetrit.

  • Ju thoni z minstre se rruga e kombit ka standarte europiane .Nuk te vjen turp moj faqe e hekurosur qe po te pellxasin mullaqet .E para , kjo rruge nuk e ka fare aksin e emrgjences ,e para dhe e fundit e vetme ne te gjithe rruzullin tokesor ??dhe me kryesorja mesoje moj e pa afte ,autostrada quhet , kur nje mjet eshte i llogaritur te eci me 130 km ne ore .Ku ketu ka shume vende e kthesa nga abuzimet qe duhet te ecesh me 40 km ne ore .Hiqeni te patken shenjen e autostrades ,se do mirni ne qafe turistet ,perendimore ,plus edhe ata qe udhetojne per here te pare .Prandaj moj e ” zgjuara “e ripjelljes , ti je e pa afte ,dhe kush te ka vene ty ministre????!!?!

      • zeno
        plella e viçidollit nuk po flet për standarte!!
        është shtriga e ramës që po i përmënd ato!!pjella e viçidollit pati standarte qëndërafrikane,vodhi çerekun e parave!!
        këto lloj sulmesh idijoteske nuk të mbrojnë nga vjedhja e sotme,nuk të mbrojnë nga mashtrimet e sotme!!hap syt o njeri!!
        saliu duhej të ishte në burg sipas shefit të shtrigës mullaqemadhe!ai jo vetëm që nuk është në burg por po merret si shëmbull për të vjedhur sa më shumë mua dhe TY!!

  • Mirembrema. Nuk e kuptoj. Ke quajne rruge me parametra europiane? Né vitin 2018 edhe këtë vit erdha me makinen time ne shqiperi. Per të ardhur ne Tirane më duhet re bej 2400 km ardhje e 2560 km rruge né kthim sepse u ktheva né drejtim tjeter. Mund të them se rruget né shqiperi kuptohet rrugen më të mire plotesojne standartet e e nje rruge europiane normale max 30%. Né Shqiperi mungojne tabelat paralajmeruese që nuk njifen fare. Mungojne tabelat detyruese. Né kthesa mungojne barrierst e çdo lloj. Ndertusve të rruges edhe dyfishin e fondit Tu japesh keto gjera që Jane të nevojshme dhe të domosdoshme nuk do I vendosin sepse I konsiderojne të teperta. Né shqiperi asnje rruge nuk I jep garanci shoferit. Nje dite po kthehesha nga Berati per Tirane. Kisha degjuar per nje rruge që kalonte nga kucova belsh cerrik elbasan. Tirane. Nga Kucova belsh cerrik rruge e bukur vetem per të udhetuar diten. Per naten e ne mjegull eshte e veshtire. Asnje tabele rruges. Ose mund të them 10 tabela. Asfalti shumë I mire.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *