Edhe pse rruga Lin-Pogradec duhej të përfundonte në muajin shkurt të këtij viti, duket se ende po punohet në kilometrin e fundit të saj.
Por pavarësisht punimeve të bëra, përgjatë gjithë rrugës ka rrëshqitje të tokës.
Lënia pezull e kilometrit të fundit të këtij aksi duket se ka ardhur që nga dhjetori i vitit të kaluar, kur është punuar vetëm në një segment prej 900 metrash.
Për këtë rrugë është kërkuar para dy vjetësh shtesë fondi nga qeveria shqiptare, në mënyrë që të vazhdonin punimet, por ajo që shihet edhe gjatë këtij viti është një rrugë e papërfunduar.
Ndërtimi i këtij segmenti u ndërpre në vitin 2014, për shkak të mosshlyerjes së detyrimeve ndaj firmës ndërtuese. Por, puna rifilloi pas garancisë së qeverisë për të shlyer detyrimet e akumuluara.
s.a/dita
