Rruga për heqjen e dënimit me vdekje në Shqipëri

Dita

Denimi me vdekje ne legjislacionin penal shqiptar, parashikohej ne 31 nene te K.P., te vitit 1952; ne 33 nene ne K.P., te vitit 1977. Ne Kodin Penal te vitit 1988, u pakesua denimi me vdekje ne 11 nene. Natyrisht qe me fillimin e proceseve demokratike ne Shqiperi, permbajtja e ketij instituti evoluoi pozitivisht. Ne K.P., te vitit 1993, u reduktua denimi me vdekje dhe aplikohej ne 16 nene.

Metodat e aplikimit te denimit me vdekje ne vendin tone, kane qene me pushkatim dhe me varje ne litar.

Ne historine e Parlamentit shqiptar, per here te pare eshte diskutuar dhe votuar per heqjen e denimit me vdekje ne Shqiperi, ne vitin 1993. Nga 250 deputete, 70 votuan pro heqjes se denimit me vdekje (28 perqind), ndersa 180 e tyre votuan pro mbajtjes se tij.

Shqiperia gjithashtu zbatoi me korrektesi per tre vjet, moratoriumin mbi ekzekutimet e denimeve me vdekje, pasi nga viti 1995 nuk u ekzekutua asnje person, ndaj te cilit ishte aplikuar ky lloj denimi.

Gjykata Kushtetuese me Vendim Nr.65 date 10.12.1999 shpalli si antikushtetues denimin me vdekje ne kohe paqe qe parashikohej ne K.P., dhe K.P.U., me ane te te cilit lehtesoi e shpejtoi pozicionimin e vete organit legjislativ, Kuvendit te R.Sh., per te bere rregullimet perkatese ne K.P., dhe K.P.U., si dhe ratifikimin e Protokollit Nr.6 te Konventes Evropiane per Mbrojtjen e te Drejtave dhe Lirive Themelore te Njeriut , ne nenin 1 te se ciles thuhet Denimi me vdekje do te hiqet. Askush nuk do te denohet me nje denim te tille dhe askush nuk do te ekzekutohet .

Me ligjin Nr.9722, date 30.4.2007, Kuvendi i Shqiperise miratoi ndryshimet perkatese te ligjit nr.8003, date 28.9.1995 Kodi Penal Ushtarak i R.Sh., i ndryshuar, me ane te te cilave shfuqizonte denimin me vdekje nga dispozitat e K.P.U., parashikuar ne gjendje lufte apo gjendje te jashtezakonshme, duke shenuar nje progres ne legjislacionin penal per heqjen e denimit me vdekje ne Shqiperi, ne te gjitha rrethanat.

Share This Article
7 Comments
  • Progres ,recession, trazicjon ,vjedhje, vrases, europ , batak, perdhunim, ekzekutim , shfarrosje, degradim, demon’kraci , liri veprimi , kercenim , perdhosje , …. Shteti jon ti bej kerkes Amerikes qe ta heq denimin me vdekje sepse , njeriu do te kete me shum siguri, Rroft “demon”kracia … U vran dy turist ne dukagjini arsyeja dihet, cubat e veriut kan dal me pesonis xhepin e tjetrit, qe ne kohen e Bajronit te madh shkruhet se si keta kusar vjedhin e grabisin edhe punojn sa per te hengur buk , cubat e veriut qe e kan besen ja qishabesen ketyre arrnauteve te qelbur , shtet I kalbur , me themele te rendomta , ku iken njeriu si qeni ne vresht, …..

  • Nuk mund te kete denim me vdekje ne nje vend ku gjyqesori eshte per faqe te zeze.

    Kur gjyqesori eshte pertoke, denimi me vdekje eshte tregues diktature.

  • Ky eshte gabimi me i madh qe ieshte bere ketij vendi Heqjen e denimit me vdekje Ne e kemi treguar veten se kush jemi jo vetem ne shqiperi por kudo qe ndodhemi qe jemi te lindur per krriminela Ngado qe eshte perhapur murrtaja jone vetem flamur te zi kemi ngritur duke ruajtur me fanatizem rekordin per vrassje ne baze te popullsis qe kemi

  • Rruga e vetme e heqjes se denimit me vdekje eshte qe ato kriminela qe e kane vendosur t’a abrogojne. Fatkeqesisht 90 % e atyre qe e kane vendosur sot nuk jane gjalle dhe ” flejne ” te qete tek varrezat e ” Deshmoreve te Kombit “. Por 10 % jane sot ne pushtet duke filluar nga kryekrimineli Gramoz Termet Ruci, Ilirian Mustafarja e shume te tjere qe pergjojne edhe naten kur ‘ pjerdh ” ndonje mace. Per vendosjen e denimit me vdekje duhet te therrasin eshe eksponentin, ish – sigurimsin e vjeter, Kolonelin e Sigurimit te Shtetit, me nder jush Shokun Sabri Godo dhe Komisionin e Venecia. Nuk e di nese eshte dakort Shoku Buza Dashamir Shehu, Shoku Genc Ruli, Shoku Dylberka Vrioni, etj.

  • Rivendosja e denimit me vdekje eshte imperativ i kohes! Tashme falangat e analfabetizmit dhe primitivizmit tipik tribal , qe menduam se i patem lene pas, po na kthehen me frikshem se asnjehere tjeter! Heqja e denimit kapital ishte ndoshta gabimi me i madh qe kemi bere si shtet dhe shoqeri! Jemi ende te papergatitur ne perballimin e shfrenuar te ketyre krimeve monstruoze! Ne se do ishte ne fuqi ky lloj denimi, jam krejtesisht i sigurte se do kurseheshin mijra e mijra jete njerezish! Lereni Europen ne punen e saj! Pasojat po i vuajme ne, dhe jo Europa! Fundja, dhe juridikisht, nuk jemi ende pjese e saj, megjithese i a kemi plotesuar pothuajse tere kushtet! Dikush duhet te mbaje pergjegjesi per kete situate banale, te jashtezakonshme e te patolerueshme!

  • Heqja e denimit me vdekje eshte bere me kusht, pa i pyetur shqiptaret. Le te bejne referendum dhe te shikojne nese jane dakort apo jo shqiptaret ? Nuk e kam fjalen per ata shqiptare qe kane mbushur xhapat me hajdutlleqe, apo ata qe duan te mbajne karriget e shtetit e servilet e qverise e “demokracise”, ku disa thone qe SHBA eshte e pa civilizuar.
    Derri do plumb.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *