Rrugaçëria nuk është trimëri!

Ornela

Njerëzit-opozita,
kot më kot i lodhi,
sepse prokurorin,
Kuvendi e zgjodhi!

Kjo lloj opozite,
duket që është kot,
se as tremijë vetë,
nuk i mblodhi dot!

Qenë shumë më tepër,
juve mund të thoni,
por s’gënjejnë pamjet,
që erdhën nga droni!

Qe rrugaçëria,
brënda në Kuvënd,
po nga maxhoranca,
askush nuk u trëmb!

Saliu vërtetë,
ka ikur për lesh,
se për herë të parë,
fizikisht u ndesh!

Si shtyu gardistët,
e pamë xha Salinë,
po prapë maxhoranca,
ruajti qetsinë!

Sa jashtë e sa brënda,
vraponte Monika,
me shpresë se Gramozin,
do ta zinte frika!

Rama qe objekti,
që të gjithë e panë,
me rrënjë e me degë,
pa pushim e shanë!

Dukej-se do kishte,
situatë kritike,
po qetësi e Ramës,
ishte olimpike!

Shumë bomba tymuse,
në Kuvënd vërshuan,
por aspak votimin,
ato s’e penguan!

Plot akte rrugaçësh,
dje i pamë me sy,
po rrugaçëria,
nuk është trimëri!

Ndyrësi pa fund,
dëgjuam e pamë,
por s’është trimëri,
kur shan si putanë!

Përpara ca ditësh,
Ramës i kam thënë,
t’i përdori votat,
që i kemi dhënë!

Votat u përdorën,
u zgjodh prokurori,
një mësim të mirë,
opozita mori!

Që ishte betuar,
se s’do ta lejonte,
me destabilitet,
vendin kërcënonte!

Kërcënoi se vendi,
do digjej në flakë,
ndaj është opozita,
çdo ditë e më pak!

Çdo ditë e më pak,
dhe më të urryer,
a nuk i patë dje,
si mbetën të dhier!

Duhet që ta marrin,
këtë si mësim,
se nuk do të kenë,
më asnjë lëshim!

Mbas rrugaçërisë,
në një mëndje jemi,
kjo është opozita,
që s’duhet të kemi!

Kjo lloj opozite,
quhet qënëri,
që të mbush me mllef,
dhe me neveri!

Kurrë s’kemi parë,
një stan kaq të mjerë,
mbledhur në një vënd,
kaq shumë ordinerë!

Kaq shumë ordinerë,
kaq rrugaçëri,
po rrugaçëria,
nuk është trimëri!

Arben Duka

Share This Article
11 Comments
  • O Poetuc !
    Trimeri , sipas teje, ishte 21 Janari sepse pati edhe “deshmore”.
    Je vertete per te qare hallin o Fosile e Diktatures dhe Fillit te kuq qe pershkonte mendjet dhe zemrat e popullit.

  • “Varrezat greke, Kotzias reagon pas vendimit të qeverisë”
    nuk ma merr mëndja ta kesh lexuar beno!!dhe të djeshmin gjithashtu!!
    këtë të sotmin po ta kopjoj unë!!
    “Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias e ka quajtur një hap shumë pozitiv, vendimin e qeverisë shqiptare për rifillimin e ndërtimit të varrezave të ushtarëve grekë, të rënë në Shqipëri gjatë luftës italo-greke.

    Sipas kreut të diplomacisë greke, ky akt pason vendimin e kaluar të qeverisë shqiptare, e cila po rindërton gjithashtu me fondet e saj edhe kishën e vogël të Shën Athanasit, e cila u shkatërrua vitin e kaluar në Dhërmi të Himarës.

    I pyetur sesi e komenton vendimin e qeverisë shqiptare për varrezat greke, Kotzias ka deklaruar: “Mendoj se ligji zbatues i miratuar nga Këshilli i Ministrave të Shqipërisë me anë të të cilit zgjidhen çështjet e varrezave të ushtarëve dhe oficerëve grekë që ranë në luften italo-greke, është një hap i madh për atë që ne e themi në mënyrë popullore ‘qetësimin e shpirtit të të rënëve’, por është gjithashtu një hap besimi mes dy vendeve tona”.

    Kotzias dhe kryeministri Tsipras janë sulmuar shumë këto ditë nga opozita e mediat opozitare, pas vizitës së presidentit turk Erdogan në Greqi. Ata janë akuzuar se po tregohen të dobët ndaj Turqisë e fqinjëve të tjerë, ndaj Kotzias nuk ka harruar të shigjetojë kundërshtarët pas këtij suksesi diplomatik.

    “Ky akt i madh, ashtu si dhe të tjera më të vogla, vërtetojnë se diplomacia mund të arrijë shumë më tepër se klithmat e protestës pa asnjë përmbajtje, se diplomacia është rruga për të zhvilluar marrëdhëniet pozitive me fqinjet dhe se qeveria dhe unë personalisht, kemi zgjedhur pikërisht këtë rrugë, duke marrë përsipër barrën e pajtimit paqësor, të diplomacisë dhe të zhvillimit të një axhende pozitive me shtetet fqinje”, ka deklaruar ministri i Jashtëm i Greqisë.

    Pas takimit të 11-12 nëntorit në Kretë midis Kotzias e Bushatit, dy ministrat e Jashtëm do të takohen sërish më 20 janar, këtë herë në vendin tonë, në Korçë. Edhe në këtë takim objektivi do të jetë arritja e një marrëveshje të re midis Shqipërisë e Greqisë.

    Kujtojmë se në mbledhjen e saj të fundit më datë 13 dhjetor, Qeveria ka miratuar vendimin për ndërtimin e varrezave të reja ushtarakëve grekë, të rënë në Shqipëri gjatë luftës greko-italiane të viteve 1940-1941.

    Ky ka qenë një nga kushtet kryesore që ka vendosur gati çdo qeveri greke në bisedimet greko-shqiptare.”
    a thu se rrugaçëria e qënëve të saliut është më e rrezikshme se këto tradhëtitë e këtij palloshit të tironës??
    është thënë shpesh se saliu kur është në pushtet punon për sërbë e gërkë,kur është në opozitë nga të gjitha rrëmujat që bën ai “përfitojnë fqinjët tanë shovinistë,sërbë e gërk”!?apo jo??
    si i bëhet or beno ku vetë këta që janë “patriotë të mëdhenj”,ky palloshi që “jua plas sërbëve në beograd” kosovën në surrrat,dhe në graqi çështjen çame,e fusin gërkun brënda,dhe jo vetëm kaq,por dhe palimit??a thu se rrëmujat,rrugaçëritë e saliut ti kenë çuar deri në atë gjëndje??
    beno,këtë bllofin e nacionalizmit ramist e kam denoncuar shumë më parë,si do ti bëhet kur të vijë në pyetje deti i dhuruar nga saliu beno??
    do të bësh sikur nuk e di dhe atë??do të bësh sikur nuk e ke lexuar,do ta injorosh dhe atë fakt që do të paraqitet së shpejti??së shpejti them brënda vitit të skënderbeut!!
    beno gjëja që më bën përshtypje është dhe mungesa e komenteve nga ana e “antikomnuistëve”,e atyre që pretendojnë se gjatë L2B luftuan për një shqipëri të madhe!!e atyre që thonë se baballarët e tyre bashkpunuan me pushtuesin sepse ishin patriotë!!
    eh mor ben duka u pordhë të gjithë si ata që pretendonin se në krah të pushtuesit mund të ishin të lirë dhe ata që luftuan kundër pushtuesit për tu çliruar!!
    që të dy palët kanë pasardhës të pjerdhur,pasardhës dështakë,pasardhës të shitshëm!!
    JEMI KËTHYER NË PASARDHËS BASTARDË!

    • beno
      shkruj ndonjë gjë për gëzimin e gërkut “Konflikti me Shqipërinë/ Kotzias: Koha është në favor të Greqisë për të zgjidhur problemet”
      më duket se problemi i detit do të mbyllet shumë më shpejt se e mendova!!
      ndryshe nga 2009ta kur dikush për interesa personale mbështeti patriotizmin e një shqiptari,pashajt,kësaj rradhe ka shumë mundësi që si demokratiks,loqëist dhe socpabolist të jenë bashkë në faljen e shqipërisë!!
      he rracë bastarde që paskemi qënë!
      dhe jo vetëm kokat!!

  • Pame ç’u be dje ne kuvend,
    nga veç llum i Shqipris…
    Quaj llum ne kete vend,
    cilindo,prapa Salis….

    Qofte “Pumtor”,a qoftr “fshatar
    Qoft me duar jatagani…
    More qofte dhe shkenctar
    More qofte vet Hajnshtajni….

    Mut-stermuti do te mbeten
    turpi i shtepis se vet.
    Bemat e sales nuk treten
    Vrau dje dhe sot po vret…

  • TU LUMT A.DUKA.BJERU QENERISE ME NE KRYE KYEQENIN SALI E PAS TIJ I FSHEHUR PAS MONIT-IDIOTE LIKE-FLORIRI.
    DJE SB+LULI+MONI TREGUAN FYTYREN E VERETE TE OPOZITES MJERANE QE I MBUSHI BREKUSHET NGA FRIKA E PREKURORES SE RE DHE DALJEN HAPUR TE MBAJTJE NE DETYRE TE LLALLES QE I KA MBAJTUR NE DETYRE PA U HETUAR E NDESHKUAR.DJE SHQIPTARET I PAN SE KUSH E DO REFORMEN NE DREJTESI E KUSH-JO,NDONSE KAN GATI 3 VJET QE E KANE VENE RE NJE GJE TE TILLE.
    I LUMT E.RAMES,G.RUÇIT E MAXHORANCES QE RUAJTEN QETESINE NE ATE MIZORI SULMESH TE MONIT,MULIT E KO,SI DHE LULIT,G.DUMES,PALOCES,MONITE KO QE BENE THIRRJE QE TURMA TE FUTEJ NE SALLE KU DO DERDHEJ GJAK PER TE KNAQUR SALIUN SI PROTOTIP I SHPIFJES E THIRRJES PER GJAKMARRJE SIPAS KANUNIT TE L.DUKAGJINIT.TURPI I TYRE I MBULOFTE JETE E MOTE E FAREFISE

  • Te gjithe jeni te manget ne gjykim. Saliu zbaton ne menyre kallup, poresine e Ramizit per tu bere kapitalist duke bere remuje, qe te mbetet e lavdishme epoka e Enverit. Ndaj pllet si gomar i djathte e vepron si terrorist bolshevik i kuq per ta mbajtur shtetin te destabilizuar dhe Kombin te shpartalluar.

  • Te gjithe keni shume te drejte, si ata qe thone e lagu edhe ata qe thone nuk e lagu, si ata qe shesin edhe ata qe blejne, si ata qe hiqen si te mençur, ashtu edhe ata qe hiqen si te ditur, ne fund te fundit secilit i duket se pordha e vet mban ere te mire, ata qe e qelbin jane gjithmone te tjeret.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *