E nderuar Dita!
Para ca ditësh “ hodhe dorashkën” e sfidës për qeveritarët duke u servirur formularin e bardhë në të cilin pushtetarët medemek do të hidhnin objektet ku ishte investuar në rrugë për të mbushur atë fantastiken shifër 10 000 kilometra afërsisht sa diametri i tokës ose një e katërta e perimetrit të saj. Kemi asfaltuar 10 000 kilometra rrugë, thotë Saliu , kur diametri i tokës është 12 756 kilometra dhe perimetri 40 000 kilometra. Edhe katër vite e do të asfaltojë gjithë perimetrin e tokës ky zotëri.
Më fantazi se kaq nuk mund të gjesh as në librat fantasiko – shkencor. Në respect të gazetës “ dita” e jo për të bërë punën e qeverisë, më lejoni të filloj mbushjen e fletës së parë të formularit tuaj me investimet në rrugët nacionale të qarkut Dibër në vitet 2005 – 2011 , në shtatë vite.
Qarku i Dibrës ka gjithsej 242 kilometra rrugë nacionale të shpërndara në aksin Peshkopi – Skuraj 121 kilometra, Peshkopi – Qafë Draj ( në drejtim të Kukësit) 49 kilometra , Qafë Bualli ( Bulqizë ) – Krastë ( Martanesh) 18 kilometra, Maqellarë – Dogana Bllatë 4 kilometra, Ura e Çerenecit – Steblevë 39 kilometra , Burrel – Komsi 7 kilometra dhe Ura e Ulzës – Ulëz 3 kilometra. Në statistika janë 164 kilometra të asfaltuara në vite e dekada dhe 78 kilometra për zhavorri a balte.
Në aksin Peshkopi – Qafë Draj nuk është hedhur asnjë gram asfalt , distanca prej 10 kilometrash nga Peshkopia në Muhur është asfaltura në kohën e “ xhaxhit” ndërsa pjesa tjetër prej 39 kilometrash Muhurri – Zall Reç vazhdon të jetë për dheu.Aksi Qafë Bualli – Krastë vazhdon të jetë për ibret.
Në akisn kryesor nacional Peshkopi – Ura e Skurajt lekë janë hedhur me thasë , por kush udhëton në këtë rrugë “ ka kënaqësinë” të kërcejë napolonion e çiftatelin nën melodinë e hareshme të furgonëve tek hidhen nëpër gropa.
Ja dhe formulari i investimeve në këtë rrugë që vetëm rrugë nuk mund të quhet.
INVESTIME NË AKSIN SKURAJ – PESHKOPI NË VITET 2005 – 2011
Emri i objektit |
Donatori |
Shuma e investuar në lekë |
Ndërtim mur pritës Grazhdan |
D.R.RR. Dibër |
2978000 |
Ndërtim vepra arti Bulqizë |
D.R.RR. Dibër |
1975000 |
Sistemi asfaltim Milot – Burrel |
DPRR Tiranë |
19899000 |
Rrëshqitje në zonën e Burrelit |
DPRR Tiranë |
15587000 |
Ndërtim rruga hyrëse Burrel |
DPRR Tiranë |
24968000 |
Mbrojtje e Urës Melan |
M M Rruga Peshkopi |
980000 |
Riveshje sistemim Burrel –Klos |
DPRR Tiranë |
87714000 |
Riveshje sistemim Ulëz -Burrel |
DPRR Tiranë |
65501000 |
Garanci punimesh Suç – Burrel |
MMRR Burrel |
214000 |
Riveshje sistemim asfaltim Milot – Ulëz |
DPRR Tiranë |
61184000 |
Riveshje sistemim asfaltim Unaza Burrel |
DPRR Tiranë |
89916000 |
Rikonstrksion vepra arti Komsi – Shkopet |
MMRR Burrel |
4986000 |
Rikonstruksion vepra arti Burrel – Klos |
MMRR Burrel |
4891000 |
Rikonstruksion vepra arti Klos –Qafë Bualli |
MMRR Burrel |
3530000 |
Rikonstruksion vepra arti Qafë Bualli- Ura Topojanit |
MMRR Bulqizë |
2792000 |
Garanci punimesh sist. asf.Bulqizë – Shupenzë |
MMRR Bulqizë |
743000 |
Riveshje sistemim asfaltim Klos – Bulqizë |
DPRR Tiranë |
73060000 |
Riparim vepra arti Klos – Bulqizë |
D.R.RR Dibër |
1186000 |
Ndërtim mur pritës km 14 Peshkopi – Maqellarë |
D.R.RR. Dibër |
2976000 |
Garanci punimesh Ulëz – Klos |
MMRR Bulqizë |
693000 |
Riparim vepra arti Klos – Bulqizë |
D.R.RR. Dibër |
3585000 |
Riveshje – sistemim asfaltim rruga Bulqizë – Peshkopi |
DPRR |
87427000 |
Garanci punimesh sistemim asfaltim Bulqizë –Peshkopi |
DPRR Tiranë |
982000 |
Garanci punimesh sistemim asfaltim Burrel – Bulqizë |
DPRR Tiranë |
1248000 |
Riveshje segmenti Ura Topojanit – Maqellarë |
D.R.RR. Dibër |
2345000 |
Riveshje segmenti Qafë Bualli – Ura Qytetit |
D.R.RR. Dibër |
2965000 |
Riveshje segmenti Ura Skuraj – Burrel |
D.R.RR. Dibër |
2961000 |
Garanci punimesh sistemim asfaltim Unaza Burrel |
DPRR Tiranë |
2000000 |
Sistemim asfaltim rruga Milot – Klos |
DPRR Tiranë |
58840000 |
Riveshje – sistemim asfaltim rruga Klos – Maqellarë |
DPRR Tiranë |
89300000 |
Masa inxhinierike segmenti Shkopet – Burrel |
DPRR Tiranë |
55138000 |
Riveshje sistemim asfaltim Skuraj – Burrel |
D.R.RR. Dibër |
99 995 000 |
|
|
872 559 000 |
Janë plot 872 559 mijë lekë të reja, rreth 9 milionë dollar të hedhura në këto gropa që përsëri gropa kanë mbetur.
Shtuar këtyre dhe vlerën 1 367 709 000 harxhuar për segmentin e Rrugës së Arbërit nga Cereneci në Bulqizë prej 17.4 kilometrash dhe vlerën 385 372 805 lekë të aksit tjetër të Rrugës së Arbërit nga Maqellara në Herbel 3.4 km
Pra janë gjithsej 20.8 kilometra rrugë të reja që kanë kushtuar 1 830 156 366 lekë. Së bashku me 872 559 000 lekë të hedhura në pjesë të tjera të Aksit Peshkopi – Ura e Skurajve , shifra shkon në 2 702 715 366 lekë ose 27 milion dollarë në një aks prej 121 km , në të cilin rrugë ( jo autostradë) mund të qyhen vetëm dy segmente të Rrugës së Arbërit të cituara , të tjerat janë “ male “ gropash.
Në një dokument tjetër zyrtar (i disponueshëm) jepen shpenzimet e bëra për investimet në rrugë për vitet 2005- 2010 sipas një sive vendore të qarkut Dibër . Janë plot7 924 028 365 lekë nga të cilat në Dibër 6 474 007 875, në Bulqizë 542 344 983 lekë dhe në Mat 907 675 507.
Kur shikon lekët e harxhuara nuk ke si të mos thuash “ Lumsi ne” , po kur shikon rrugët e shaktërruara del ofshama “ të mjerët ne”.