Rrugët e transmetimit dhe dëmet në mëlçi

redaktor

Hepatiti B është një infeksion i rrezikshëm për mëlçinë, që shkaktohet nga virusi i hepatitit B dhe

që mund të shkaktojnë sëmundje akute dhe kronike. Hepatiti B është një problem madhor global

shëndetësor dhe lloji më i rëndë i hepatitit viral. Ai mund të shkaktojë sëmundje kronike të

mëlçisë, dhe i vë njerëzit në rrezik të lartë vdekjeje nga cirroza dhe kanceri i mëlçisë. Kanceri i

mëlçisë është pothuaj gjithmonë fatal, dhe shpesh zhvillohet tek persona që janë në moshë të

frytshme dhe kanë përgjegjësi familjare. Virusi i hepatitit B transmetohet nëpërmjet kontaktit të drejtpërdrejtë me gjakun, me spermën apo lëngun vaginal të një personi të infektuar. Mënyrat e transmetimit janë të njëjta si për virusin e HIV, por virusi i hepatitit B është 50 deri në 100 herë më infektues. Ndryshe nga virusi HIV,virusi i hepatitit B mund të mbijetojë jashtë trupit së paku për 7 ditë. Gjatë kësaj kohe, virusi mund të shkaktojë infeksion nëse hyn në trupin e një personi, i cili nuk është i mbrojtur nga vaksina. Çdo njeri që bie në kontakt me gjakun apo lëngje të tjera të trupit të një personi të infektuar me virusin e hepatitit B është i rrezikuar të infektohet. Rreziku është më i madh nëse personi: “Mund të shpohet me age të infektuara, injekton drogë me të njëjtën shiringë që ka përdorur një person i infektuar me hepatit B, përdor mjetet personale si furçën e dhëmbëve apo mjetet e rrojës të personit të infektuar, bën seks me një person të infektuar pa përdorur prezervativ, ka më shumë se një partner seksual apo i ndërron shpesh ata, bën tatuazhe apo vendos vathë (piercing) me mjete të ndotura që i ka përdorur më parë një person i infektuar”. Nëna shtatzënë e infektuar me virusin e hepatitit B mund të infektojë fëmijën e saj të porsalindur. Ky lloj hepatiti nuk përhapet nëpërmjet kontaktit të përditshëm si: puthjes apo përqafimit, kollitjes apo teshtitjes, kapjes apo shtrëngimit të duarve, ose përdorimit të përbashkët të enëve të kuzhinës. Virusi i hepatitit B nuk përhapet nga ushqimi apo uji i kontaminuar, dhe nuk mund të përhapet rastësisht në vendin e punës.

Simptomat

Periudha e inkubacionit (fshehtësisë së simptomave) të hepatitit B është mesatarisht 75 ditë, por mund të variojë nga 1 deri 6 muaj. Virusi mund të zbulohet 30 deri në 60 ditë pas infeksionit. Shumica e njerëzve nuk përjetojnë asnjë shenjë gjatë fazës të fshehur të infeksionit. Kur shfaqen

shenjat ato përfshijnë: zverdhje të lëkurës dhe syve, urinë të errët, lodhje ekstreme, të përzjera, të

vjella dhe dhimbje barku. Virusi i hepatitit B mund të shkaktojë infeksion kronik të mëlçisë, që

më vonë mund të kalojë në cirrozë apo kancer të mëlçisë. Gjasat që infeksioni me virusin e

hepatitit B të bëhet kronik, varet nga mosha në të cilën një person infektohet. Fëmijët e vegjël të

cilët infektohen me virusin e hepatitit B kanë më shumë gjasa për të zhvilluar infeksione kronike. 5

Diagnoza

Nëse një person është i infektuar, kjo mund të konstatohet vetëm nëpërmjet bërjes së testit të

gjakut. Një numër testesh janë në dispozicion për të diagnostikuar personat me hepatit B. Por,

për fat të keq, një pjesë e njerëzve nuk e dinë që janë të infektuar sepse nuk kanë shenja të

dukshme. Kur ata fillojnë të kenë shenja kur dëmtimet kanë përparuar. Nuk ka trajtim specifik për hepatitin akut B, ndërsa hepatiti B kronik mund të trajtohet me barna,përfshirë interferonin.

Parandalimi

Vaksina kundër hepatitit B është në dispozicion që nga viti 1982, duke parandaluar infeksionin

dhe pasojat kronike të tij. OBSH-ja rekomandon që të gjithë fëmijët të marrin vaksinën e

hepatitit B sa më shpejt të jetë e mundur pas lindjes, brenda 24 orëve. Doza e lindjes duhet të

pasohet nga 2-3 doza të tjera për të përfunduar gjithë skemën e vaksinimit.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *