Përveç “Rrugës së Arbrit”, programi “1 Miliard euro” i qeverisë, për zhvillimin e infrastrukturës përmes partneritetit publik-privat, janë së paku edhe 3 akse të tjera rrugore që do të ndërtohen sipas kësaj formule.
I pari në listë është segmenti Thumanë-Fushë Krujë-Vorë-Kashar, për të cilën ka një ofertë konkrete nga kompania “Gener 2”, që ka marrë bonusin e qeverisë.
Kosto e projektit është 244 milionë euro dhe gjatësia e rrugës 20,8 kilometra.
Vepra tjetër është rruga Milot-Balldren, pjesë e autostradës Adriatiko-Joniane. Kjo rrugë ka një gjatësi 18.2 kilometër dhe kosto të përafërt me 100 milionë euro.
Segmenti i trete është rruga Orikum–Himarë me kosto 130 milionë euro. Për këtë projekt ka 2 variante, ose transformimi i rrugës ekzistuese me standarde europiane, ose ndërtimi i një aksi pjesërisht të ri me tunel në Llogara.
Në listë ka qenë edhe segmenti Kardhiq–Delvinë me gjatësi 28 kilometër dhe kosto 64 milionë euro, por në fund është vendosur që ky aks të ndërtohet me paratë e buxhetit të shtetit.
Projekti “një miliard euro” parashikon që paratë të investohen nga privati dhe më pas ky borxh të shlyhet në vite nga buxheti i shtetit.
Kjo praktikë ka tërhequr vëmendjen e FMN-së, e cila i ka kërkuar qeverisë të bëjë kujdes, raporton Top Channel.
a.s/dita

Skema mashtrimi
20.4 km 244 milion dollarë??
a nuk janë pak si shumë për një vënd si ne??
skemë të bukur ka zgjedhur palloshi i tironës!!
normalisht quhet larje parash!deri dje tha se shteti nuk do të paguante asnjë lek,kurse sot na del se shteti nuk do të paguaj sot,asnjë lek!!
por nesër??
një zot e di??
apo kur rama të ket shkura në PS atëherë si plas kujt se kush i paguan!!
a nuk bëri të njëtën gjë berisha??
a nuk e la arkën bosh dhe një hale me borxhe??
sidoqoftë këta të FMN duhet të jenë pak të trashë!!nuk ja kanë idenë si bëhet paraja!!
pallosho jepi disa leksione!!lapustila ke sa të dush vizatoju ca diagrama të bukra dhe ndoshta mësonjë ndonjë gjë dhe këta idiotët!!
Nuk di çfare luhet, flitet per rruge dhe koridore infrastrukturor dhe duket se flasin per gjera te vogela. Si mund te diskutohet ne rrethe te mbyllura per probleme madhore qe do te ngarkojne me borxhe edhe sternipat.
A ka nje studim te thjeshte, me i thjeshti ne bote: cilat jane rruget qe fale trafikut mund te vetndertohen dhe cilat jane rruget qe do ndertohen per nevoja publike dhe nuk do te mund te behen kurre me pagese. Qe ketu mund te fillosh menjehere te tenderosh rruget qe vetfinancohen. Psh. koridori Rrogozhine Tirane (Kombinat apo Kashar quaje si te duash) nuk ka asnje arsye te zvaritet veç keqdashjes, pislleqeve qe luhen nen rrogoz, per te mos thene antishqiptarizmes. Nuk besoj qe keto rruge me PPP do te mund te vetfinacohen e per rrjedhoje ndertuesit do te fusin duart ne xhepat tane, edhe keshtu plot me borxhe. Bejme takime e konferenca edhe per gjera kot, pse hezitohet qe te behet nje konference kombetare per infrastrukturen e paraprire nga nje diskutim online me te interesuarit (krejt shqiptaret)?